Incidenti te zyrat e FRD-së/ Meta kujton mesazhin e “2 Marsit”: Kur populli ka frikë nga qeveria, ka tirani. Aty ka liri, ka drejtësi!

Presidenti Ilir Meta vjen me një mesazh të fortë, pas ngjarjes që ndodhi sot në zyrat e FRD-së, ku u përplas me policinë Bashkiake. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta, duke risjellë në vëmendje deklaratën e tij nga manifesti i “2 Marsit”, thekson se kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani, ndërsa shton se aty ku ka liri, ka edhe drejtësi.

Kujtojmë se ditën e sotme Presidenti Ilir Meta ishte në zyrat e FRD-së, ku u ‘përplas’ me punonjës të policisë bashkiake, madje iu kërkoi atyre që të largoheshin nga selia.

MESAZHI I METËS

Kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani. Kur qeveria ka frikë nga populli, aty ka LIRI, aty ka DREJTËSI. 🇦🇱
Kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani.
Kur qeveria ka frikë nga populli, aty ka LIRI, aty ka DREJTËSI. 🇦🇱

Author: admin