Lëvizja Socialiste për Integrim denoncon se Bashkia e Fierit ka hequr banerat e LSI-së.
Kandidatja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka ndarë video-live pranë zyrave të Bashkisë, aty ku po presin një përgjigje nga krerët e institucionit.
Mehmetaj shkruan se kjo që po bëhet është e padrejtë pasi kanë një kontratë të nënshkruar midis palëve.
Mehmetaj ndodhet jashtë zyrës së kryetarit të bashkisë së Fierit Armando Subashi për të kërkuar llogari mbi aktin e bërë. Ajo qëndron pas zyrës, aty ku shihen forca policie që qëndrojnë në gatishmëri.
Postimi i Kejdi Mehmetajt:
Bashkia e Fierit po heq banerat e LSI, megjithëse ka një kontratë të nënshkruar midis palëve.
Në përgatitjet që po bëhen për takimin që do të mbajë kryeministri, ndër të tjera është hequr dhe ajo e LSI që ishte vënë në sheshin ku do të mbahet takimi ditën e sotme.