Ilir Meta i kthehet ashpër Monikës e Bashës dhe habit me deklaratën

Presidenti Ilir Meta iu përgjigj gjatë konferencës së sotme edhe akuzave të kryeministrit Rama se po e përdor Presidencën për LSI-në.

Meta u shpreh se Rama po shpërdoron titullin e kryeministrit për çështje të sigurisë Kombëtare, po kap drejtësinë dhe po rrit borxhin publik.

Visit Instagram Profile ➤

“Ai ka një problem të madh se do të merret tërë kohën me Ilir Metën. Pse? Sepse fajin e ka opozita, sepse është mësuar të shkojë në zgjedhje pa kundërshtarë. Kjo është e pamundur nuk ndodh më. Ishte një mësim i hidhur dhe nuk do të ndodhë më. Unë do të jem i pari që do të ndëshkojë çdo forcë politike që do bojkotojë zgjedhjet dhe Parlamentin në të ardhmen”, u shpreh Meta.

Author: admin