Presidenti Ilir Meta akuzon Qeverinë shqiptare se kanë zgjatur me 13 vite afatin për koncesionin e aeroportit të Rinasit, pa garë. Sipas Metës, ligji është mbajtur i fshehtë sepse ka nivelin më të lartë të antikushtetutshmërisë.
“Kjo marrëveshje zgjat pa asnjë lloj gare me 13 vite koncesionin e aeroportit të Rinasit, që duhet të përfunonte për 6 vite. Qeveria pa asnjë konsultim tjetër i ka shtuar dhe 13 vite të tjera, pasi të mbarojnë këto 6 vite nga kontrata e parë. Zgjatja e afatit është bërë në kohë rekord, duke dhunuar të gjitha parimet e kushtetutshmërisë”, tha Meta.
Sipas Presidentit, kontrata e fshehur me koncesionarin e Aeroportit të Rinasit është mbajtur larg syve të publikut dhe nuk është publikuar as në faqen e Kuvendit.
“Kjo kontratë koncesionare është mbajtur larg syve të publikut. Në faqen e Kuvendit nuk është publikuar kontrata shtesë. Arsyeja është shumë e thjeshtë, fshehja e kësaj kontrate.
Kësaj qeverie i është dashur vetëm një ditë që ta firmosë dhe tja propozojë Kuvendit për miratim këtë ligj. Ndërkohë Kuvendi e ka shqurtuar më datë 4 shkurt dhe e ka miratuar më datë 8 shkurt. Është e qartë se me cfarë urgjence ka vepruar qeveria dhe kuvendi për miratimin e kësaj kontrate”, shtoi Presidenti Ilir Meta. news.boomb