Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar në rrjetet sociale për nivelin e lartë papunësisë tek të rinjtë.
Referuar studimeve dhe shifrave të raportuara nga INSTAT se 1 në 4 të rinj të grupmoshës 15-24-vjeç nuk janë as shkollë dhe as në punë, Meta thotë se situata është dramatike.
Gjithashtu a thekson se kjo është një arsye se përse 25 prilli është referendum kombëtar, për çeljen e perspektivës për brezin e ri dhe frenimin e shpopullimit të vendi.
Postimi i plotë:
Mbyllja e perspektivës për të rinjtë është rrënja e shpopullimit të Shqipërisë.
Vendi ynë ka treguesit më të lartë të mosarsimimit dhe të mospunësimit të rinisë në Europë dhe në rajon.
Sipas INSTAT më shumë se 1 në 4 të rinj të grupmoshës 15 – 24 vjeç nuk janë as në shkollë dhe as në punë.
Një dramë e vërtetë për familjet shqiptare. Ndërkohë që në Europë dhe përafërsisht edhe në rajon vetëm 1 në 10 veta të kësaj grupmoshe nuk i përkasin kësaj kategorie.
Për këtë arsye 25 prilli është referendum kombëtar, për çeljen e perspektivës për brezin e ri dhe frenimin e shpopullimit të vendit.