ILD kërkon shkarkimin e prokurorit të Krujës Bujar Memia, kjo është arsyeja

Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krujës Bujar Memia.

Seanca në KLP ka nisur me parashtrimin e argumenteve nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, teksa Memia përfaqësohet nga dy avokatët Fatmir Braka dhe Anteo Papa.

Inspektori i Lartë të Drejtësisë Artur Metani ka paraqitur para Këshillit të Lartë të Prokurorisë parashtresën lidhur me kërkesën për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit Bujar Memia me detyrë Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.

“Nga analiza ligjore e fakteve të konstatuara gjatë hetimit disiplinor rezulton se nga ana e magjistratit Bujar Memia janë ndërmarrë veprime/mosveprime të cilat kanë të bëjnë me mospërmbushjen e pajustifikuar e funksioneve gjatë dhe pas gjykimit, që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin, si dhe mosrespektim të rëndë dhe të vazhduar të legjislacionit material dhe procedural penal, akte të konstatuara në katrë procese gjyqësore”, deklaroi Metani.

Author: admin