
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, do të shëmbi sot me shpërthim të kontrolluar një pallat 9 katësh në Durrës i cili ishte i dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Në trupin e objektit janë hapur 1100 furnela dhe është vendosur një sasi prej 40 kg lëndë plasëse dhe parashikohet që detonimi të bëhet në orën 15 të pasdites.