Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e hënë moti mbi vendin tonë parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites dhe kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore.
Në momentin e zhvillimit të vranësirave në relievet e larta malore do të ketë reshje shiu të dobëta por nuk përjashtohet mundësia e shtrëngatave lokale dhe afatshkurtër.
Mjegull, mjegullinë në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore.
Në orët e mesditës shkrirje graduale e dëborës në male.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në mesditë dhe pasdite.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 8/21 diell pak re
Kukës 4/18 diell re
Lezhë 7/20 diell pak re
Dibër 4/16 diell re
Durrës 8/20 diell pak re
Tiranë 8/21 diell re
Elbasan 7/21 diell re
Berat 4/22 diell re
Vlorë 8/20 diell pak re
Korçë 4/15 diell re
Gjirokastër 4/22 diell re
Sarandë 7/20 diell pak re.