DASHI (21.03. – 20.04.)
Karriera: Do të përballeni me obligime të ndryshme afariste dhe financiare të cilat kërkojnë angazhim të madh. Nëse dëshironi t’i vini në pah aftësitë tuaja profesionale apo të arrini rezultate të mira, aplikoni rregullat e njohura në afarizëm. Organizimi në fushën afariste dhe besimi te disa bashkëpunëtorë kërkon që të mendoni mirë për interesa të ndryshme të cilat ju lidhin me bashkëpunëtorët. Mos lejoni që t’ju shqetësojnë disa ngjarje të parëndësishme. Orientohuni në punët që kanë përparësi dhe vazhdoni të punoni sipas trendëve bashkëkohorë. Nga 19 janari pritet të keni ndryshime pozitive dhe mundësi për perfeksionim personal dhe profesional, si edhe kontakte të reja të suksesshme me persona që ndodhen jashtë shtetit.
Shëndeti: Pika juaj e dobët e këtij viti do të jetë sistemi nervor si dhe lodhja e shpejtë fizike. Nuk përjashtohet që të shfaqen probleme edhe me paraqitjen tuaj të jashtme.
Dashuria: Jeni person që shpesh ju ndryshon gjendja shpirtërore, gjë që edhe më shumë jua vështirëson vlerësimin dhe sjelljet e personit të dashur. Përpiqeni t’i harmonizoni mendimet dhe ndjenjat tuaja dhe dëshironi të realizoni balancën shpirtërore. Shumë shpesh preokupoheni me veprimet tuaja dhe me komentet e të tjerëve. Me kujdes analizoni sjelljen e personit të dashur nëse dëshironi t’i harmonizoni marrëdhëniet me të. Do të bëni mirë nëse do të mund ta kapërceni krizën emocionale apo mosmarrëveshjen me personin e dashur. Maturia është virtyti më i lartë, prandaj para se të merrni çfarëdo vendimi, mendohuni mirë. Kini parasysh se në lidhjen dashurore e mira me të mirë kthehet. Nëse jeni i ri apo i lirë, kontaktet e reja dhe aventurat dashurore do të ndikojnë si plotësim për dëshirat e paplotësuara. Do të kënaqeni me magjinë dashurore, por jini mjaft të sinqertë në shfaqjen e ndjenjave tuaja. Lumturia dashurore është e arritshme.
DEMI (21.04. – 21.05.)
Karriera: Me vetëbesimin që e keni do të keni shansin e shkëlqyeshëm për t’u avancuar në fusha të ndryshme. Po ndieni grumbullim të energjisë kreative dhe nevojë që në tërësi t’i arrini qëllimet tuaja afariste. Situatën në skenën afariste në shumë raste e vlerësoni në bazë të ambicieve dhe vizioneve tuaja dhe nuk do të mund të jeni të kënaqur me rezultate mesatare. Keni nevojë t’i plotësoni disa kushte, në mënyrë që te partnerët afaristë të krijoni përshtypje pozitive. Në periudhën nga 18 janari kushtoni kujdes takimeve apo kontakteve me personat që ndodhen jashtë shtetit. Dikush është i gatshëm t’i përkrahë idetë tuaja, është mirë t’i bashkoni interesat tuaja me bashkëpunëtorë të besueshëm. Ruajeni qasjen optimiste dhe vizonin e qartë për qëllimet tuaja. Suksesi nënkupton “sakrificë” të caktuar apo vënien në funksion të ideve kreative.
Shëndeti: Gjatë muajit të parë të vitit, disa ngjarje jo të këndshme do të trazojnë ekuilibrin tuaj psikologjik, duke ju larguar nga qëllimet që i keni vënë vetes përsa i përket sferës së ndjenjave.
Dashuria: Inspirimi juaj emocional dhe gjendja e mirë shpirtërore në momente paraqet gjendjen tuaj shpirtërore dhe ju bën person tejet joshës. Në lidhjen tuaj dashurore veproni sipas asaj që jua thotë zemra e jo sipas asaj që ja thotë koka. Keni shkathtësi të mjaftueshme për t’i plotësuar kërkesat tuaja dhe për të krijuar stabilitetin edhe më të madh të jetës suaj dashurore. Nëse jeni i ri apo i lirë, aplikojeni stilin e joshjes, mirëpo ruajeni edhe masën e duhur të shijes. Respektoni nevojat apo ndjenjat e personit të dashur deri në atë masë e cila ju sjellë kënaqësinë e përbashkët.
BINJAKËT (22.05. – 21.06.)
Karriera: Gjendeni në një fazë mjaft kreative. Dëshironi ta aplikoni përvojën e arritur në projektet afariste. Mos u hamendni para sfidave që ju dalin përpara. Suksesi është i arritshëm nëse konsultoheni me bashkëpunëtorë të besueshëm. Me rëndësi është që të vlerësoni mirë situatat, apo të bëni zgjedhje të mirë. Harmonizoni kërkesat tuaja me trendët aktualë afaristë, që ju premtojnë përmirësim goxha të shpejtë të gjendjes tuaj financiare. Problemet pronësore me të cilat jeni ballafaquar deri tani, nga java e dytë e muajit do të mund t’i zgjidhni. Në periudhën nga 11 janari, kushtoni kujdes mundësisë së perfeksionimit në planin profesional, paraqitjes publike apo bashkimit të interesave.
Shëndeti: Në përgjithësi do të jeni në gjendje të mirë shëndetësore. Një infeksion, jo shumë serioz, do të paraqitet gjatë fundmuajit.
Dashuria: Do të kaloni nëpër faza të ndryshme emocionale, impulsi i brendshëm ju imponon që shpesh të ndryshoni taktikën në marrëdhëniet me personin e dashur. I mësuar nga përvoja e kaluar, nuk jeni të gatshëm të përjetoni ndonjë zhgënjim nga ndonjë përgjigje apo sjellje e personit me të cilin dëshironi të jeni në lidhje. Afshi i theksuar dhe emocionet e mëdha papritur mund t’ju çojnë të merrni vendim të gabuar. Mos i injoroni dobësitë tuaja, të cilat i keni ndaj këtij personi, i cili është duke pritur lidhje të sinqertë. Kryesorja është që të jeni në harmoni dhe të vazhdoni t’i plotësoni dëshirat e përbashkëta. Nëse jeni i ri apo i lirë, më shumë do të jeni të interesuar për kontakte joformale se sa për lidhje serioze. Keni bindjen që dikush nuk ka mirëkuptim të mjaftueshëm për nevojat tuaja emocionale. Keni nevojë për një person që ka afinitete të ngjashme, por që është në nivelin tuaj shpirtëror dhe emocional.
GAFORRJA (22.06. – 22.07.)
Karriera: Dëshironi të realizoni suksese në afarizëm dhe jeni të gatshëm t’i kapërceni standardet tuaja të deritashme, posaçërisht në disa praktika në veprimtaritë zejtare apo shërbyese. Posedoni energji dhe interesim të mjaftueshëm për të përmirësuar statusin tuaj afarist. Pos vullnetit, ju është i domosdoshme të keni njohuri apo mençuri të mjaftueshme, në mënyrë që në tërësi t’i realizoni qëllimet tuaja profesionale. Në periudhën nga 10 janari mund të prisni përmirësime të konsiderueshme. Është mirë të bëni zgjedhje të mirë dhe të keni kritere të reja të vlerave me rastin e fillimit të ndonjë pune. Në planin financiar do të keni mundësi për forma të reja bashkëpunimi apo për perfeksionim më të mirë profesional.
Shëndeti: Mos humbni qetësinë me ato që ndodhin në jetën tuaj private dhe shoqërore, ndaj dhe sistemi nervor do të jetë problematik gjatë këtij viti
Dashuria: Në lidhjen tuaj dashurore po silleni me shumë entuziazëm. Ndaj personit të dashur po keni kërkesa gjithnjë e më të mëdha. Nganjëherë në hovin e madh entuziast jua merr mendja se çdo gjë është e rritshme dhe e lehtë. Po ndieni dëshirë të madhe të krijoni marrëdhënie të harmonishme. Me stilin tuaj të shprehjes po arrini të joshni rrethin. Personit i cili po ju pëlqen qartë ia bëni me dije që dëshironi romancë të pazakonshme dhe të bujshme apo lidhje të zjarrtë. Në harmoni me temperamentin tuaj apo me statusin emocional, përgjigjuni sfidës më të bukur dashurore. Nuk keni arsye të dyshoni në “fatin tuaj” të dashurisë.
LUANI (23.07. – 22.08.)
Dashuria: Meqë në skenën afariste po ndodhin ndryshime të shpeshta, bashkëpunëtorët nga ju presin angazhim edhe më të madh në faza të ndryshme krijuese. Mund të ndodhë që herë pas here t’ju humbin durim dhe përqendrimi ndaj obligimeve të mundimshme. Ju irriton roli formal i dikujt dhe sjellja në bisedat afariste. Po ju krijohet ndjenja që ngjarjet e reja po paralajmërojnë ndryshime të rëndësishme në skenën afariste. Me rëndësi është që t’i definoni qartë interesat tuaja afariste dhe të pranoni ofertën më të mirë. Në periudhën nga 17 janari mund të prisni rezultate pozitive dhe përkrahje të bashkëpunëtorëve. Me bashkëpunëtorët mos krijoni atmosferë rivaliteti. Nga fundi i muajit ju pret një rol aktiv në jetën publike. Kushtoni kujdes takimeve të cilat do t’ju krijojnë avancim në fusha të ndryshme.
Shëndeti: Përpiquni të merreni me gjimnastikë me qëllim që të gjeni ekuilibrin tuaj më të mirë trupor. Projektoni një pushim qetësues.
Dashuria: Do të gjendeni shumë mirë para situatave të ndryshme, përpiquni që t’i vështroni drejt aspektet e mira dhe të këqija të cilat i nuhasni në lidhjen tuaj dashurore. Me rëndësi është që të harmonizoni mendjen dhe ndjenjat tuaja. Reagimi impulsiv mund t’ju detyrojë të bëni vlerësime të gabuara dhe të bëni sjellje të pamatura. Harroni situatat e këqija dhe ato që nuk keni mundur t’i bëni realitet në të kaluarën tuaj dashurore. Orientimi i gabueshëm lë gjurmë apo pasoja jo të mira në lidhjen e përbashkët. Personi juaj i dashur me kujdes po i analizon sjelljet tuaja dhe po pret përgjigje pozitive për planet e përbashkëta. Mbase duhet ta dini që dashuria ka forcën më të madhe, vetëm nëse jeni mjaft i sinqertë dhe u besoni ndjenjave intime. Nëse jeni i ri apo i lirë, mund të prisni një romancë të re. Keni dëshirë për kontakte të reja emocionale, por duhet të jeni i kujdesshëm sepse ndaj secilit person duhet të praktikoni model të ndryshëm të sjelljeve dhe të shfaqjes së ndjenjave.
VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)
Karriera: Jeni shumë i kujdesshëm dhe dini që t’ua impononi bashkëpunëtorëve qëndrimet tuaja. Me kujdes analizoni çdo gjë që ndodh në skenën afariste, në mënyrë që të vlerësoni momentin më të mirë për të filluar aksionin. Përsoseni stilin tuaj të shprehjes, sepse ka raste kur fuqia e bindjes ka efekt të shumëfishtë. Është me rëndësi t’i përfundoni të gjitha obligimet e rëndësishme në periudhën deri më 24 mars. Mos lejoni që dikush t’i kontestojë qëllimet tuaja afariste. Sekreti i suksesit tuaj është në orientimin e saktë drejt qëllimeve praktike, posaçërisht në pah del aftësia juaj e vërejtjes së mirë dhe shkathtësia e përshtatjes së shpejtë me kushtet e reja. Vlerësimi i mirë dhe organizimi i kontakteve afariste paraqesin atunë tuaj kryesore. Kushtoni kujdes gjërave të rëndësishme të cilat mund të çojnë përpara pozitën tuaj afariste apo shoqërore. Pranoni mundësinë e perfeksionimit në nivel njohurish dhe praktikash. Nuk ju vjen fare mirë kur dikush ju bën presion psikologjik dhe ju irriton sjellja e partnerit afarist.
Shëndeti: Shqetësim do t’ju krijojë, disa herë gjatë këtij muaji, sistemi i frymëmarrjes. Shfrytëzojeni çdo rast që ju ofrohet për pak relaks
Dashuria: Keni dyshime që personi me të cilin jeni tashmë një kohë të gjatë në lidhje dashurie po shfrytëzon me shkathtësi “mënyrën e tërthortë” për t’i arritur qëllimet e veta, gjë që edhe më shumë te ju po shkakton pakënaqësi emocionale. Për të zgjidhur dilemat dashurore – vullneti i mirë, butësia apo kujdesi janë përgjigjja më e mirë ndaj kurtheve të ndryshme të jetës së përbashkët. Romancën dashurore duhet me kujdes ta kultivoni. Pa sinqeritet të dyanshëm dhe pa këmbim të ndjenjave dashuria humb fuqinë dhe kuptimin e vet. Mendoni për gjëra të mira dhe mos lejoni që t’ju dalin dore magjitë e reja dhe kënaqësitë emocionale. Nëse jeni i ri apo i lirë, pranoni vardisjen e dikujt dhe përgjigjuni “sinjaleve dashurore”.
PESHORJA (23.09. – 22.10.)
Karriera: Jeni të brengosur për shkak të ngjarjeve të reja në skenën afariste dhe nuk dëshironi të pajtoheni me standardet e përcaktuara të cilat mbizotërojnë në rrethin tuaj. Kërkoni zgjidhje më efikase në fushën afariste, mirëpo ekzistojnë edhe rrethana të cilat nuk varen nga vullneti dhe ndikimi juaj. Bashkëpunëtorët po ju bëjnë vërejtje për arbitraritetin që po e tregoni me rastin marrjes së vendimeve. Nuk jeni të gatshëm t’i përfillni komentet kritike dhe më shumë orientoheni në vlerësimet personale. Në periudhën nga 23 janari me rëndësi është që t’i zgjidhni disa çështje pronësore dhe statusore. Formulat të cilat deri tani janë treguar të suksesshme është mirë t’i përdorni edhe në situata të tjera, si garanci plotësuese për suksese afariste dhe financiare. Eksperimentet mund t’i aplikoni vetëm në situata të caktuara të cilat kapërcejnë dijen dhe përvojën tuaj praktike.
Shëndeti: Në pjesën më të madhe të muajit, për shkak të problemeve që hasni në sferën profesionale, ju pushton ankthi dhe tensioni juaj nuk do të ndodhet në kufij të dëshiruar.
Dashuria: Sipas orientimit tuaj pozitiv po silleni me shumë entuziazëm dhe po bëni jetë aktive shoqërore. Kërkoni rastin e mirë që të realizoni kontakte të reja dhe të pazakonshme dashurore. Përshtypjet e para flasin mjaft për gjendjen tuaj të mirë emocionale. Herë pas here po silleni sikur interesimet tuaja emocionale për një person të caktuar nuk kanë qëllime afatgjata. Nuk dëshironi të ngarkoheni me lidhje emocionale dhe po bëni justifikime të ndryshme për t’i arsyetuar sjelljet tuaja në disa situata delikate. Megjithatë, dikush tek ju po nxit ndjenja të ngrohta dhe po ju çon drejt planeve të përbashkëta. Jeni duke menduar se gjendeni në “shënjestër” të shikimeve kureshtare apo në sferën e interesimit të dikujt. Lirisht shfaqni ndjenjat dhe qëllimet tuaja emocionale.
AKREPI (23.10. – 22.11.)
Karriera: Jeni duke ndier presion të shtuar psikologjik dhe nevojë që të shkarkoheni nga obligimet e mundimshme. Komunikimi i keq në raport me bashkëpunëtorët ndikon në vlerësime dhe sjellje të gabueshme afariste. Ruajeni qetësinë dhe mos lejoni që t’ju preokupojë puna më shumë seç është e nevojshme. Mësohuni të tërhiqni vijën e qartë dhe të mbroheni drejt nga ndikimet e këqija, të cilat rrezikojnë statusin tuaj afarist. Zgjidhje e mençur është të kërkoni këshillën dhe mbrojtjen e dikujt. Në periudhën nga 22 janari mund t’i përfundoni të gjitha detyrat dhe obligimet e rëndësishme afariste. Nga fundi i muajit do të keni rast të mirë që t’i përmirësoni situatën afariste-financiare.
Shëndeti: Gjithçka nisi muajin e kaluar nga një analizë e zakonshme dhe do të vazhdojë deri në fund të muajit, duke ju shqetësuar shumë.
Dashuria: Ju ka kapluar dëshira ta kapërceni “krizën emocionale” dhe të gjendeni para një vendimi të ri të cilin dëshironi t’ia komunikoni personit të dashur. Megjithatë, personi juaj i dashur po shfaq pakënaqësi të qartë dhe po përpiqet t’ju bindë të mendoni ndryshe. Biseda, këshillat qëllimmira apo përkrahja e miqve, gjithmonë ndikojnë pozitivisht në gjendjen tuaj shpirtërore. Nuk keni nevojë t’i ashpërsoni marrëdhëniet dashurore, por tregoni më shumë mirëkuptim për personin e dashur dhe kënaqësia do të jetë e dyanshme. Nëse jeni i ri apo i lirë, takimet e reja dashurore dhe kontaktet ndikojnë që t’i harroni përvojat e këqija nga lidhja e mëparshme.
SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)
Karriera: Jeni duke u bërë propagandë të fuqishme planeve tuaja afariste, mirëpo keni përshtypjen se po ju përcjellin rrethana të këqija apo rrethi nuk po ju kupton mjaftueshëm. Dëshironi të distancoheni nga debatet publike dhe t’i mbroni drejt interesat tuaja, mirëpo rrethanat e ndryshme imponojnë kushte të mundimshme apo temp të shpejtuar në bashkëpunimin afarist. Në periudhën nga 13 janari, mund të ballafaqoheni me një fazë të përkohshme financiare, që do t’ju detyrojë të merreni edhe me punë shtesë. Nga fundi i muajit mund të prisni kontakte të reja afariste dhe kushte më të mira. Është mirë të pranoni një shkallë të caktuar të rrezikut afarist, si kusht i parë për avancim të mëtutjeshëm dhe fitime më të mëdha.
Shëndeti: Shqetësues do të jenë sistemi nervor dhe tensioni i gjakut. Rrethanat e pengojnë energjinë tuaj, ndoshta për këtë gjë fajtor është mos adaptimi juaj.
Dashuria: Keni dëshirë t’i harroni disa situata të këqija, mirëpo akoma nuk jeni të sigurt në vendimin tuaj emocional. Kur të arrini shumë afër zgjidhjes, te ju lindin edhe dilema të reja emocionale apo edhe dyshime. Jeni të sigurt që “shkëlqimi aktual dashuror” nuk e paraqet fatin që po e kërkoni. Keni mbetur pa përkrahje, po keni bindjen sikur po largoheni nga një person shumë i dashur. Është momenti që të flisni sinqerisht me personin e dashur apo që haptas t’i shqyrtoni planet e përbashkëta. Me rëndësi është t’i përmirësoni gabimet tuaja. Çdo gjë është e mundshme të rregullohet dhe të zbukurohet nëse bazoheni në ndjenja të sinqerta. Nëse jeni i ri apo i lirë, do të ndieni pasiguri emocionale dhe vëmendjen tuaj do ta tërheqin persona të profileve të ndryshme. Vetëm kur ta kuptoni drejt lajthitjen tuaj mund të bëni zgjedhje të mirë dashurore. Për fatin tuaj të mirë, “ëndrrat dashurore” mund t’i realizoni.
BRICJAPI (22.12. – 20.01.)
Karriera: Të tjerët shumë shpesh kanë rol vendimtar në dialogun afarist, kështu që ngjarjet apo informacionet e reja ju çojnë në kontakte të gjera në raport me bashkëpunëtorët. Po përpiqeni të luftoni për pavarësi më të madhe, mirëpo ekzistojnë rrethana jo të favorshme nëse largoheni nga puna ekipore. Herë pas here ndieni mungesë përqendrimi apo lodhje, mirëpo kjo është fazë e përkohshme në pritje që të realizohen ofertat afariste të cilat sjellin kushte më të mira. Në periudhën nga 18 janari ekzistojnë mundësitë që të avanconi pozitën tuaj në planin afarist. Dikush do t’ju shpërblejë për mundin e bërë. Është me rëndësi të krijoni kontakte të reja afariste apo të pranoni ide bashkëkohorëve dhe trendë pozitivë në orientimin tuaj profesional.
Shëndeti: Shqetësuese për këtë muaj do të jetë një plagë e vjetër e cila rikthehet me të njëjtën dhimbje si më parë. Gjithashtu problematikë do të jenë edhe grykët.
Dashuria: Po ndiheni emocionalisht i sigurt apo nevojë që dikush t’ju bindë në qëllimet e tuaja të mira. Keni vizionin tuaj në hulumtimin e së vërtetës, mirëpo jo edhe fuqi të mjaftueshme që të ballafaqoheni me zhgënjime emocionale. Po përpiqeni t’i racionalizoni disa situata dhe nuk dëshironi që t’ju pengojnë “problemet e vjetra”. Nuk ju pëlqen kur mësoni që personi juaj i dashur vendos kokë më vete për planet e përbashkëta. Shmanguni nga konfliktet emocionale me personin e dashur dhe ruajeni energjinë e çmueshme dhe balancën psikologjike. Erërat dashurore të cilat herë pas here trazojnë marrëdhëniet tuaja me personin e dashur nuk mund t’ju sjellin disfatë, mirëpo kërkojnë durim të madh dhe mirëkuptim të përbashkët. Nëse jeni i ri apo i lirë, ju imponohet interesimi i një personi. Ju pëlqejnë takimet e paplanifikuara apo kontaktet pa obligime emocionale. Mos e zvarrisni me kokëfortësi një romancë të re dashurore.
UJORI (21.01. – 19.02.)
Karriera: Zhvillimi i ngjarjeve në skenën afariste ju imponon dilema të ndryshme në raportet me bashkëpunëtorët, të tjerët indirekt ju bëjnë me dije se nuk i miratojnë qëndrimet apo sjelljet tuaja. Megjithatë, strategjia të cilën po e zbatoni më në fund do t’ju sjellë rezultate të mira. Keni dëshirë të krijoni përmirësim të situatës financiare dhe jeni të interesuar për perfeksionin profesional, mirëpo duhet patjetër t’i plotësoni disa kushte të caktuara. Nuk keni nevojë t’i ashpërsoni marrëdhëniet me bashkëpunëtorët apo me personin i cili ka ndikim të madh në rrethin tuaj. Me rëndësi është që të ruani marrëdhëniet e mira me bashkëpunëtorët. Në periudhën nga 19 janari ju presin takime të dobishme të cilat krijojnë mundësi të reja në planet tuaja afariste. Nga fundi i muajit do të mund të prisni një periudhë të volitshme për paraqitje publike apo për t’i testuar dhe verifikuar dijen praktike dhe aftësitë profesionale.
Shëndeti: Dhimbjet e kokës do t’ju shoqërojnë gjatë këtij muaji. Mos e tepro me ushqimin. Nuk duhet të arsyetoheni me stresin që po përballoni.
Dashuria: Po ndieni nevojë të madhe për këmbim intensiv të butësisë. Dëshironi që aktivisht të merrni pjesë në ngjarje të ndryshme, mirëpo në atë mënyrë që të mbroni dilemat tuaja emocionale. Mos lejoni që dikush ta çrregullojë botën tuaj intime apo t’i komplikojë marrëdhëniet tuaja me personin e dashur. Ndërmjet jush dhe personit të dashur ekzistojnë mosmarrëveshje të ndryshme, mirëpo ato mund të kapërcehen me vullnet të mirë. Në vend të debateve të zakonshme, befasojeni personin e dashur me rol të ri dhe me ftesë për dialog dashuror. Tregoni qëllimet tuaja të sinqerta dhe bëhuni i këndshëm për personin i cili e meriton kujdesin tuaj.
PESHQIT (20.02. – 20.03.)
Karriera: Gjendeni një fazë kreative dhe keni kërkesa nga të tjerët. Dini t’i vlerësoni mirë rrethanat afariste dhe dini t’i realizoni qëllimet tuaja në mënyra të ndryshme. Në harmoni me nevojat tuaja me shkathtësi po shfrytëzoni metodat e provuara dhe po arrini që të imponoheni në situatat kur bëhet zgjidhja e interesave të rëndësishme afariste. Ju imponohet puna në të cilën mund t’i shprehni aftësitë tuaja kreative. Në periudhën nga 24 janari, është e nevojshme t’i plotësoni obligimet tuaja dhe t’i përfundoni disa punë financiare. Nga fundi i muajit kini kujdes për imazhin tuaj afarist apo stilin e të shprehurit. Shumicën e qëllimeve të rëndësishme mund t’i arrini në saje të planifikimit të mirë, bashkëpunimit të sigurt dhe ndihmës së dikujt.
Shëndeti: Dashuria lufton çdo sëmundje, ndaj dhe shëndeti juaj do të jetë në gjendjen e tij më të mirë, me përjashtim të disa rasteve kur e teproni me pijet alkoolike.
Dashuria: Jeni duke bërë jetë dinamike dhe shpesh gjendeni në shoqëri interesante. Emocionet e këndshme, kujdesi dhe butësia krijojnë impulse pozitive në gjendjen tuaj shpirtërore. Kënaqësinë më të madhe e dëshironi në jetën dashurore dhe në raportet me personin e dashur. Atmosfera e dashurisë, këmbimi i sinqertë i emocioneve dhe kontaktet intime, kanë “magjinë” e posaçme e cila ju nxit në aksion. Çdo gjë është e lehtë kur mozaiku dashuror rregullohet. Ju kënaq nota sentimentale të cilën personi i dashur e fut në jetën e përbashkët, momentet romantike dhe epshi i zjarrtë ndikojnë si sfidë e posaçme. Nëse jeni i ri apo i lirë, ju presin kontakte interesante. Do të shkëlqeni në mënyrën më të mirë në romancën dashurore me një person të pazakonshëm. Nuk është nevoja që romanca juaj të përfundojë me flirt kalimtar, gjithmonë ekziston “pjesa më e mirë e realitetit” të cilën nuk bën ta humbisni.