Partia Demokratike, nëpërmjet kryetarit të degës së PD-së, Durrës, Ferdinand Xhaferraj, ka denoncuar se si nëntë muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, shumë familje nuk kanë gjetur zgjidhje. Nëpërmjet një materiali të shpërndarë për mediat PD, shprehet se Xhaferraj, ka qenë sot në banesën e Vera Përgega, e cilia thotë se askush nuk i ka dhënë zgjidhje dhe nuk di asgjë se çfarë do të bëhet me shtëpinë e saj të rrënuar nga tërmeti.
Deklarta e PD-së:
Në Durrës, pallatet dhe shtëpitë e shkatërruara nga tërmeti qëndrojnë ende si gërmadha.Edhe pse kanë kaluar 9 muaj nga 26 nëntorit i vitit të kaluar, banorët janë pa zgjidhje.
Kryetari i degës së PD, Durrës, Ferdinand Xhaferraj, ishte në banesën e rrënuar të Vera Përgega e cilia thotë se askush nuk i ka dhënë zgjidhje dhe nuk di asgjë se çfarë do të bëhet me shtëpinë e saj të rrënuar nga tërmeti.
Vera Përgega tregon se megjithëse ka trokitur në çdo derë shteti, askush nuk do t’ja dijë për hallin e saj dhe të shumë banorëve të tjerë që i ka zënë i njëjti hall.