Idrizi pas takimit me Bashën: Aleanca, kundër një njeriu që kërkon të jetë sulltan në Shqipëri!

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, në një komunikim për mediat pas takimit me liderin e PD-së Lulzim Basha, tha se aleanca është kundra një njeriu të vetëm që kërkon të jetë sulltan në Shqipëri.

“Shqipëria është në një krizë të thellë ekonomike, pro e them hapur se kjo nuk është aleancë kundër kurrkujt. Kjo është aleancë kundra një njeriu të vetëm që kërkon të jetë sulltan në Shqipëri. Vendi ka nevojë për ndryshim dhe nuk mund të mos them që ky njeri po e jep Shqipërinë oligarkëve, duke e vendosur në duart e pesë oligarkëve.

Aleanca është kundra arrogantëve, ndaj një njeriu të vetëm që fyen bashkëpatriotet edhe pse është njeriu më servil i cili hesht si greku më i mirë për ligjin e luftës. Aleanca është kundra një njeriu të vetën dhe pesë oligarkëve. PDIU do t’i afrojë aleancës rreth 40-50 mijë vota”, tha Idrizi..Tpz.al

Author: admin