
VLORË– Një automjet në Vlorë, mbrëmjen e sotme është përfshirë nga flakët.
Policia raporton se makina ishte në pronësi të modeles, Françeska Jaçe. Paraprakisht dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm.
Fatmirësisht zjarri është shuar në kohë, pas ndërhyrje së zjarrëfikësve, ndërsa automjeti nuk ka pësuar dëme të rënda.

Deri më tani nuk dihen arsyet, sakaq policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.
“Më datë 29.03.2021, rreth orës 21:04, në lagjen “ Pavarsia”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Range Rover”, në pronësi të shtetases F. J., banuese në Vlorë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit“, thuhet në njoftimin zyrtar.