I urryer dhe i dëshiruar në të njëjtën kohë, karakteristikat që e bëjnë unik Akrepin

Akrepi, shenja më misterioze e zodiakut, ka hyrë në sezonin e tij dhe deri më 22 nëntor do të jetë shenja e përkëdhelur e yjeve, megjithatë në këtë artikull nuk do të parashikojmë muajin për ta, por do të flasim për karakteristikat dhe tiparet që bëjnë AKREPIN të jetë ai që është. I urryer dhe i dëshiruar në të njëjtën kohë.

Akrepi është shenja më aktive e shenjave të grupit të ujit. Të lindurit në këtë shenjë janë gati të riskojnë dhe të ndërmarrin përsipër iniciativa që jo çdokush mund t’i ndërmerrte. Ata gjithashtu janë agresivë në mbrojtjen e interesave të tyre dhe nuk dorëzohen lehtë, kjo gjë i bën të suksesshëm në punën e tyre. Por një nga minuset e cila pengon Akrepin është mungesa e diplomacisë dhe mos analizimi i thellë i gjërave , që në situata të caktuara mund të kthehet kundra tij.

Akrepi është shenja që nuk duron dot injorancën. Urren gjithashtu njerëzit që gënjejnë. Janë njerëz me humor, të gjindshëm dhe të pavarur, narcistë dhe shumë ambiciozë. Janë njerëz shumë intuitive. Ata kanë aftësinë për të zbërthyer personalitetin e tjetrit që në takimin e parë dhe të zbulojnë synimet e tij të vërteta.

Akrepat janë tipa që nëse dashurohen me dikë, dashurohen “deri në vdekje”. Pra për ta dashuria është një dhe e vetme e nëse e gjejnë nuk e lëshojnë më kurrë. Madje edhe nëse fati nuk e sjell në mënyrë të tillë që të lidhin jetën me personin e tyre të zemrës, ata nuk dashurohen më kurrë me askënd tjetër, por i qëndrojnë besnikë dashurisë së tyre të parë dhe të vërtetë. 

Author: horoscope