Stresi është padyshim një ndër emrat më të komentuar të showbizzit shqiptar.
Reperi ka qenë kryefjalë e mediave kohëve të fundit, jo vetëm për projektet tejet të suksesshme, apo lidhjen me Keisin por gjithashtu dhe për pjesëmarrjen në protestës organizuar për vrasjen e Klodian Rashës.
Megjithëse është larguar drejt Anglisë, reperi nuk e ka lënë punën për të sjellë muzikë të re.
Muajt e fundit ka qenë shumë aktiv, ndërkohë që projekti më i fundit ishte dueti që e bëri bashkë me Getinjon, “S’jom Dorzu”.
Largësia nga vend duket se e ka bërë reperin nostalgjik.
Ai ka publikuar një foto kur ka qenë fëmijë, ku shfaqet në mesin e shokëve të klasës, por i vetmi pa përparëse. Reperi ka ndryshuar shumë në pamje, por duket se shpirti i tij rebel vazhdon të mbetet dhe sot.
“Jam unë djali i keq përjetë, pa përparëse. Po mendoja çfarë bëjnë këta njerëz sot, shpresoj të jenë mirë Zoti qoftë me ju”, ka shkruar ai.