Edi Rama nuk ka lënë pa shpërblyer për zgjedhjet edhe opozitën e re, e cila u është bindur Partisë Socialistë, si të ishin në qeveri dhe jo në opozitë.
Sëfundmi, Fax News mëson se Rama ka futur në listat për deputetë dy emrat që kanë votuar pa iu dridhur dora për çdo vendim të Rilindjes në parlament. Bëhet fjalë për Reme Lalën dhe Ylli Shehun.Bëhet me dije se dy emrat do të kandidojnë për Tiranën dhe jo për rrethet që kanë qenë më herët. Kështu që Rama u ka premtuar atyre një vend të sigurt në Parlament.