Një tjetër humbje është shënuar mes bluzave të bardha këtë të premte në vendin tonë. Raportohet se betejën me Covid e ka humbur mjeku Gëzim Lamaj, 63 vjeç nga Berati.
Lamaj prej ditësh ka qenë i shtruar në spitalin Infektiv, por fatkeqësisht nuk ja ka dalë të fitojë betejën me Covid.
63 vjeçari ka punuar prej vitesh në spitalin rajonal të Beratit në departamentin e radiologjisë si ekografist dhe radioskopi.