Duket se nata e sotme në BBV i takon debateve. Banorët e fundit të përfshirë në diskutime të ashpra janë Iliri dhe Semi. Kjo e fundit i ka drejtuar gishtin e mesit Ilirit, gjatë një diskutimi ditë më parë. Iliri nuk e ka pritur mirë këtë veprim, teksa e quajti këngëtaren të paedukatë dhe e paralajmëroi se nuk do ta harronte kurrë si veprim.
“E paedukatë, këtë që bërë nuk do ta harroj kurrë’’,- tha Iliri. Semi iu përgjigj sot në program duke thënë se edhe Iliri e ka tepruar disa herë me batutat kundrejt saj dhe ajo gjithmonë i ka marrë me shaka. Semi shtoi se edhe ky veprim i saj, ishte me shaka ndaj Ilirit.