Myslim Lika, të cilit iu bë atentat pasditen e së enjtes në Mamurras, ishte duke u kthyer nga varrimi i motrës së tij. 59-vjeçarja i dha fund jetës mbrëmjen e 26-janarit në banesën e saj në Mamurras. Gruaja me iniciale A. Sh. e mori hapin ekstrem duke përdorur një armë gjahu.
Kurse, Lika në atentatin e sotëm ka marrë tre plumba në trup, dy në krah dhe një në zemër dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.
65-vjeçari është babai i Ilir Likës, i cili është arrestuar si bashkëpunëtor i Eduart Lamajt në vrasjen e dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji në maj 2020.
Biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji u ekzekutuan nga një grup prej katër personash në 30 maj të vitit të shkuar në barin e një hoteli në Laç. Gjatë përplasjes me armë mbeti i plagosur Eduart Lamaj, i cili u arrestua disa javë më vonë në një klinike private në Tiranë ku kishte shkuar për të kuruar plagën.
Policia arrestoi më pas edhe Ilir Likën, djalin e Myslim Likës që iu bë atentat sot, pasi i riu dyshohet se ishte njëri prej bashkëpunëtorëve të Eduart Lamajt në ekzekutimin e biznesmenëve