Këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga, ka humbur ditën e sotme babain. Çiljeta ka reaguar pas humbjes së të atit, ku përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ajo ka bërë publike edhe disa foto të familjes së tyre ndër vite.
Këngëtarja e përshkruan babain e saj si një prind shembullor që ia ka plotësuar të gjitha nevojat dhe dëshirat. Gjithashtu ajo thotë se i ati ka qenë një mbështetje për të, në çdo hap të sajin, qoftë i drejtë apo i gabuar.
Çiljeta thotë se ia ka realizuar ëndrrën më të madhe që ai kishte, duke e bërë gjysh.
Kujtojmë se i ati i këngëtares u fut në intubim pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua nga infektimi me koronavirus.
Reagimi i plotë i këngëtares Çiljeta Xhilaga:
O zemra ime ti, qe dhe nje liber te shkruaj per ty nuk mbarojne fjalet cfare njeriu ke qene ti dhe cfare babai shembullor… Kurre s’me ka munguar asgje qe femije, vetem fale teje. Me dhe cdo gje ne jete, e mbaj mend si tani kur me coje ne kurs anglishteje e italishteje qe femije, kur me coje ne kursin e notit e ne cdo vend tjeter ku kisha une deshire. Me mbeshtete ne cdo gje hap timin ne jete, te drejte apo te gabuar, per mua ke qene babai ideal dhe jam krenare qe kam mbartur nga ty virtytet me te mira: dashamiresine dhe zemren e bardhe. Te pakten endrren time me te madhe e realizova, te bera gjysh o zemra ime ti, qe vetem kur te permendja Fernandon reagoje. Inshallah ALLAHU ta ka ruajtur nje vend te mire ne Xhenet afer Profetit tone MUHAMEDTe dua pergjithmone babush!
E falenderoj pa fund te gjithe e ekipin e mjekeve infermjereve te spitalit “Shefqet ndroqi” bashke me Prof.Perlatin per te gjithe perkushtimin qe treguan deri ne frymen e fundit sdo ta harroj kurr humanizmin tuajpor cfar esht e shkruar esht e shkruar