I akuzuar për grabitje, i zbulohet kanabis, kokainë dhe marijuanë

Pasditen e djeshme, si pjesë e një aksioni të jashtëzakonshëm të kontrollit të territorit që synonte goditjen dhe parandalimin e fenomenit të trafikut të drogës, policët e Corato arrestuan një 29-vjeçar të dyshuar për një grabitje, ngjarje e ndodhur mbi dy muaj më parë.

 

Visit Instagram Profile ➤

Gjatë një kontrolli në shtëpi, të riut ju gjet kanabis, kokainë dhe marijuanë, të fshehura mirë brenda shtëpisë së tij. Gjithashtu ju bllokuan në cilësinë e provës materiale dhe paisje për paketimin e ilaçeve dhe një shumë parash, të mbajtur nga agjentët si të ardhura të veprimtarisë tregtare.

 

Në pranga nën akuzat e mbajtjes së paligjshme të drogës për qëllim të tregtimit dhe mosrespektimit të dispozitave të Autoritetit Gjyqësor,  29-vjeçari u transferua në burgun e Traniut. //telebari//

 

Author: admin