Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar.
Këto mbledhje do të zhvillohen vetëm tri javë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku PD nuk arriti dot të fitonte, duke dalë forcë e dytë me 59 mandate.
Mësohet se Kryesia e PD do të mblidhet në orën 17:99, ku në rend dite do të jenë “diskutime dhe vendimmarrje sipas statutit për proceset pas situatës së krijuar me masakrën e elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit”.
Më pas, në orën 19:00, PD do të zhvillojë takim me Këshillin Kombëtar me të njëjtin rend dite.
Mbledhjet zhvillohen në selinë blu, ndërsa kjo do të jetë përballja e parë e Bashës me kritikët brenda PD, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e tij, pas zgjedhjeve të 25 prillit.