Një çift të moshuarish janë prekur nga aksioni i fundit policor.
Dëshmia e një grua tregon se si autoritetet ndërhynë për t’i larguar shezlonget nga vendi ku i kishin vendosur. Ajo deklaroi se hotelin ia ka hapur i biri, i cili ka ndërruar jetë 6 muaj më parë, ndërsa për të tanimë kujdesen ata.
E ka bërë djali. Unë 87 mijë lekë kam pension, as me ilaçet e mia nuk ia dilja. Ai e ka bërë me pensionin e vet, për të shpëtuar shpirtin. Dje ka bërë djali 6 muaj që ka ndërruar jetë. Ndërtesa është prishur lumi. Shteti s’më ka dhënë asnjë rimbursim. Më kanë hequr zhezlonget, i thashë të mos m’i prishin, sepse mezi i kam vendosur. Gjysmat e shezlongëve m’i kanë prishur. Kam aplikuar nga eAlbania, por s’më kanë ardhur përgjigje. M’u prezantuan duke thënë që s’ke leje. Ne jemi fukarenj. Unë dje e kam hap hotelin, akoma nuk e kam vendosur në punë plotësisht. Me shtetin nuk merremi dot, kemi aplikuar për leje dhe s’kemi marrë përgjigje.