Horoskopi për muajin maj 2023: Luani dhe Virgjëresha nga Susan Miller

Luani

Ky do të jetë një muaj i jashtëzakonshëm për ju. Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe i fatit, do të hyjë në shtëpinë tuaj të dhjetë të famës dhe ndereve më 16 maj për të qëndruar për plot 12 muaj, deri më 25 maj 2024. Do të keni mundësinë të shfaqni talentet profesionale. Kjo është hera e parë në më shumë se një dekadë që ju keni përjetuar një vizitë nga ky planet i fatit në sektorin prestigjioz të karrierës.

Fillimisht mund të dyshoni se ky muaj do të jetë i veçantë. Arsyeja është se një eklips mjaft i paparashikueshëm i Hënës së plotë më 5 maj. Nuk do të jetë një eklips miqësor sepse Urani, planeti i lajmeve të papritura, do të kundërshtojë drejtpërdrejt Hënën e plotë.

Një situatë që përfshin shtëpinë, pronën tjetër që mund të merrni me qira ose zotëroni, ose një anëtar të familjes ka të ngjarë të kërkojë vëmendje të menjëhershme. Ky lajm nuk do të jetë diçka që e keni parashikuar se mund të ndodhë. Roli i Uranit në këtë pikë do të jetë të testojë shkathtësinë dhe aftësitë tuaja për të marrë vendime.

Mund të keni të bëni me një konkurrent të pamëshirshëm dhe joetik, i cili do të bëjë gjithçka për t’ju marrë atë që me të drejtë është e juaja.

Duket sikur ju mund të keni nevojë për një ndërmjetës për të zhbllokuar përparimin në karrierë – agjent, publicist apo edhe një anëtar të familjes – prandaj jini të hapur për bashkëpunim.

Në këtë Hënë të re, Afërdita do të ketë një bisedë miqësore me Saturnin. Kështu, ju mund të stabilizoni të ardhmen financiare me veprimet që do të ndërmerrni në gjysmën e dytë të majit.

Ju jeni në një rrugë të shkëlqyer karriere, i dashur Luan. Gjysma e parë e muajit mund të nisë pak me vështirësi, por gjysma tjetër do të jetë fantastike.

Mundësia do t’ju vijë duke filluar me Hënën e re më 19 maj 2023 dhe për fat të mirë, do të zgjasë deri më 25 maj 2024. Gjithnjë e më shumë, do ta gjeni veten në vendin e duhur në kohën e duhur, duke zotëruar të gjitha aftësitë dhe talentet e nevojshme. Bëhu gati!

Virgjeresha

Këtë muaj, do të kenë fokus njerëzit dhe vendet e huaja dhe mund t’ju duhet të udhëtoni në pika të largëta ose të komunikoni në telefon ose email me njerëz jashtë shtetit. Duket se ky aktivitet ka shumë të ngjarë të jetë për biznes. Megjithatë, nëse ju duhet të udhëtoni, planifikojeni për gjysmën e dytë të majit.

Eklipsi i 5 majit do të jetë një eklips stresues për pothuajse të gjitha shenjat, sepse Urani, planeti i paparashikueshmërisë, do të kundërshtojë drejtpërdrejt Hënën e plotë në Akrep. Për fat të mirë për ju, Urani, Mërkuri dhe Dielli janë të gjithë te Demi, një shenjë që përzihet bukur me Virgjëreshën. Kjo do të zbusë disa nga aspektet e paparashikueshme dhe kaotike të këtij eklipsi.

Këto ndryshime mund të lidhen me fusha si: import-eksport, doganë, imigracion, shtetësi, rezidencë, vizë udhëtimi/pune, projekte për publikiim/transmetim, tezë diplome etj.

Hëna e re e 19 majit do të sjellë një pamje të qetë për ju. Megjithatë, tregoni kujdes, veçanërisht në lidhje me udhëtimet dhe biznesin.

Ka të ngjarë që dikush të jetë xheloz për suksesin tuaj dhe do të përpiqet të minojë përpjekjet aktuale. Ju jeni mendjemprehtë dhe mund të gjeni mënyra për të mbrojtur veten. Në fillim, mund të mos vini re asnjë nga veprimet e këtij personi, ose nëse e vëreni, do t’i anashkaloni. Përkundrazi – do të ishte veprim i zgjuar që ta merrnit seriozisht këtë person dhe të ndërtoje një strategji për ta mbajtur nën kontroll. Vendosni kufij për çfarë është sjellje e pranueshme dhe e papranueshme.

Sundimtari juaj, Mërkuri, do të qëndrojë në prapavijë deri më 14 maj. Mos merrni vendime dhe angazhime afatgjata deri në gjysmën e dytë të muajit. Shmangni nënshkrimin e një kontrate dhe mos blini pajisje elektronike.

Qershori do të sjellë një mjedis më të mirë për përparim, veçanërisht në karrierë, ndaj shtyjini deri atëherë bisedimet serioze të biznesit.

Marsi do të jetë në Virgjëreshë nga data 10 korrik deri më 27 gusht, duke shënuar një nga periudhat më të rëndësishme të vitit 2023 për ju. Në atë kohë, do të jeni shumë të kërkuar, si personalisht ashtu edhe profesionalisht. Tani për tani mund të pushoni, kështu që merrni një ose dy javë pushim në fund të majit ose në fillim të qershorit, sepse pas Hënës së re më 17 qershor, do të doni të jeni pjesë e gjithçkaje që është e re dhe që po ndodh. Atëherë do të shikoni planet që keni bërë më parë të fillojnë të lulëzojnë.

Author: horoscope