Horoskopi për ditën e premte, 8 tetor 2021

Dashi

Keni kaluar një periudhë aspak të lehtë, të mbushur me dyshime dhe luhatje, të cilat mund të rikthehen. Në dashuri duhet të kaloni një problem. Ndërsa në punë, mundohuni që të çoni përpara projektet tuaja. Mundësitë e reja nuk do të mungojnë.

Demi

ADVERTISEMENT

Ju pret një ditë pozitive në dashuri, ku pasditja do të jetë më e mirë në raport me mëngjesin. Nëse jeni në një lidhje prej kohësh, mund të përfshiheni nga mërzia. Mund t’iu duhet të zgjidhni një problem personal.

Binjakët

Ju pret një e enjte interesante në fushën sentimentale, edhe pse do të keni çështje familjare që kërkojnë zgjidhje. Mundohuni që të tregoheni të kujdesshëm në dashuri. Në punë një i lindur në shenjën e dashit, mund të bashkëpunojë mirë. Kënaqësi të vogla ju presin.

Gaforrja

Takimet janë mjaft të favorshme gjatë kësaj dite dhe mund të shndërrohen në të rëndësishme. Në punë do të ketë ngadalësime. Saturnin do e keni kundër dhe do e gjeni veten përballë një zgjedhje.

Luani

Duke nisur nga fundjava Hëna do të hyjë në shenjën tuaj, ku do të ketë lajme pozitive për ndjenjat. Në punë do të ketë zhvillime në vijim. Mundohuni të jeni të vëmendshëm.

Virgjëresha

Ju pret një mëngjes i tensionuar për ndjenjat, por mos u druani, gjatë pasdites do të jeni shumë më mirë. Në punë duhet ta shikoni të ardhmen me optimizëm.

Peshorja

Mëngjesi do jetë interesant për dashurinë, ku mungesa e stabilitetit do të kthehet gjatë pasdites. Në punë, do të keni mundësi të shumta, por nuk do të jeni shumë të përqendruar.

Akrepi

E enjtja do të jetë pozitive për dashurinë, sidomos gjatë pasdites, kur Hëna do të hyjë në shenjën tuaj. Në punë, kërkesat do të shtohen me kalimin e javëve.

Shigjetari

Lajme të mira do të vijnë për dashurinë, ku dita duhet jetuar plotësisht. Lëreni veten të lirë. Në punë, Marsi do të ketë ndikim tranzit.

Bricjapi

Lajme të mira parashikohen sa i takon ndjenjave, por gjatë fundjavës do të ketë përmirësim. Në punë mundohuni që të jeni më të arsyeshëm, pasi do të jeni të rrethuar nga persona aspak të sinqertë, por situata do të jetë përgjithësisht pozitive.

Ujori

Brenda fundjavës mundohuni që të zgjidhni një problem në dashuri. Në punë, mundohuni durim, pasi objektivi që i keni vendosur vetes nuk do të jetë kaq afër.

Peshqit

Mëngjesi do të jetë i mbushur me kundërshti në dashuri, por gjatë pasdites, situata do të përmirësohet. Në punë nëse ajo që bëni nuk ju kënaq, është momenti i duhur për të parë përreth. Planetet do të jenë në anën tuaj.

Author: admin