Horoskopi për ditën e mërkurë, 20 tetor 2021

Dashi

Ju jeni përkëdhelur nga Marsi dhe Hëna të cilët kanë ndezur zemrën tuaj me shpresë. Do të jeni në një formë të shkëlqyeshme nesër. Një test klinik që do të bëni do t’ju lehtësojë nga të gjitha dyshimet që prej ditësh po bluani në mendjen tuaj. Nëse partneri ndodhet afër jush, atëhere vlerësojeni këtë gjë dhe mundohuni të silleni sa më mirë me atë. Një goditje shumë e madhe do t’ju vijë nga njerëzit tuaj të afërt.

Demi

ADVERTISEMENT

Ndikimet e yjeve do të jenë pozitive për ju. Ju jeni të litë të veproni dhe të dashuroni. Përgatitni një mbrëmje të veçantë për partnerin tuaj dhe do të jeni mjaft të lumtur. Sipas të gjitha gjasave do të ketë lajme që do të vijnë nga puna, nuk janë shumë të mira. por qetësohuni dhe merrini me sportivitet. Është koha e duhur të merrni disa rreziqe, në fund të fundit, nëse nuk guxoni pak në jetë është e vështirë të merrni rezultate inkurajuese.

Binjakët

Ju nuk jeni në ditën tuaj më të mirë. Rutinë e zakonshme në punë, por konfliktet familjare dhe stuhitë emocionale ndërhyjnë në përparimin e tij. Në lidhje me marrëdhënien me partnerin tuaj ju do të kaloni disa momente mjaft të bukura krah tij. Mos bëni skena të kota xhelozie pasi sytë e tij janë vetem për ty dhe ju e dini shumë mirë këtë gjë.

Gaforrja

Një ditë e mirë, veçanërisht për punë, aq më tepër nëse jeni të punësuar nga të tjerët. Hëna në fushën e gjashtë përfaqëson një venë intravenoze të gjallërisë, guximit dhe qëndrueshmërisë. Fat i gjithanshëm për ata që nuk kanë frikë të guxojnë si në aktivitetet e palestrës. Mos e lini veten tuaj të dërrmoheni nga ngjarjet, por përpiquni t’i kaloni me forcën dhe guximin që ju karakterizon.

Luani

Ju jeni ndër shenjat e preferuara të yjeve. Kur bëhet fjalë për punën, krijimtaria do të udhëheqë zgjedhjet tuaja. Ju jeni të vendosur dhe ambicioz, por realizoni projektet tuaja duke ndjekur rrugë alternative. Mos qëndroni vetëm në asnjë rast. Nëse çiftet kanë një periudhë të gjatë që janë bashkë, duhet të tregojnë kujdes pasi monotonia do t’ju largojë pak nga pak.

Virgjëresha

Yjet ju kundërshtojnë dhe do të shkaktojnë nervozizëm. Dikush do të kalojë disa momente tepër të sikletshme pasi nuk do të mund të kuptojë partnerin e tij. Jeta e atyre që janë në një marrëdhënie do të fillojë të shtrëngohet. Në punë, ndiqni instinktet tuaja, besoni vetëm në ndjenjat dhe mendimet tuaja. Mos bëni gabim të dëgjoni këshillat e atyre që ndoshta dinë më pak se ju!

Peshorja

Me një qiell kaq pozitiv, ju me të vërtetë mund ta pushtoni botën! Ju do të zgjidhni disa çështje anormale dhe të ndërlikuara financiare. Projekte të rëndësishme do t’ju japin kënaqësi të madhe. Programet argëtuese për mbrëmjen ku shumë prej jush do të jenë në gjendje të ndërtojnë një lidhje. Nëse jeni beqar, mund të mbështeteni në hijeshinë tuaj për të bërë përshtypje te ai person që vërtet ju pëlqen.

Akrepi

Sot nuk do të keni nevojë të luftoni ndaj askujt. Të gjitha inciativat tuaja do të bashkohen në frontin profesional dhe atë financiar. Marsi në Dash ju ofron energji të mjaftueshme për të përballuar rutinën e përditshme dhe për ta gjetur veten në mbrëmje me bateritë tuaja ende të karikuara. Fronti i dashurisë është i qetë.

Shigjetari

Nesër do të jeni të gëzuar dhe shumë optimist. Këtë të martë do të jeni të hapur për lajme dhe të gatshëm për të pranuar dhe ndarë programet e miqve tuaj. Në fakt, ju do të jeni në gjendje të gjeni mënyra inteligjente për të kontaktuar me të tjerët dhe do të jeni në qendër të vëmendjes së atyre që ju rrethojnë. Dita do të kalojë shumë shpejt dhe nuk do të keni mjaftueshëm kohë për tu marrë me personat tuaj të afërt.

Bricjapi

Dita do të jetë plotësisht pozitive për të gjithë ata që kanë një biznes. Aftësia juaj për të planifikuar puënt tuaja do ti mahnitë të gjithë.Ju jeni një person i besueshëm dhe miqtë tuaj dëshirojnë vërtet t’ju kenë pranë. Në dashuri jeni të shpërqendruar dhe nuk po i kushtoni vëmendjen e duhur partnerit tuaj.

Ujori

Një ditë dinamike dhe pozitive ju pret. Në kohën tuaj të lirë do të shkoni në kërkim të fytyrave të reja dhe vendeve të panjohura. Ju gjithashtu do të keni mundësinë për të bërë një mik të ri, ose do të takoni një mik tuajin që prej kohësh nuk e keni parë. Nëse jeni në kontakt me publikun, ju do të propozoni ide të reja dhe politika të reja, duke pasur entuziazmin dhe energjinë e duhur për t’i realizuar ato.

Peshqit

Yjet ju ftojnë të korrigjoni gabimet tuaja. Për të shmangur gabime të tjera ju duhet të mendoheni dy herë para se të veproni. Mos humbni mundësitë e favorshme që fati ka rezervuar për ju. Kini kujdes të mos lëndoni ndjeshmërinë e partnerit tuaj. Një aventurë? Kjo mund të mos jetë një ide e mirë, veçanërisht nëse jeni në një marrëdhënie pune. Ushtroni rregullisht një sport dhe tregoni kujdes me ushqimet që konsumoni.

Author: admin