Horoskopi për datën 12 janar nga Russell Grant

Dashi

Keqkuptimet mund të çojnë në diskutime të gjata ndërsa bëni më të mirën tuaj për të shpjeguar veten. Situatat do të fillojnë të shpërthejnë. Rrini të qetë. Edhe pse e keni të vështirë të mbani nën kontroll emocionet, aftësia juaj për t`u shfaqur hijshëm edhe nën presion do të bëjë një përshtypje të mirë.

Demi

Një projekt në grup po pengohet për shkak të mosmarrëveshjeve në ekip. Të debatosh është humbje kohe, kur të gjithë duhet të punojmë së bashku për të marrë rezultate. Jini të arsyeshëm dhe përqendrohuni në aspektet e punës. Më vonë mund t’u ktheheni grindjeve, pas punës.

Binjakët

Një përpjekje solo nuk duket se po arrin rezultatet e pritura. Duket sikur mënyra e vetme për të çuar përpara një projekt është të kërkosh ndihmë. Kishit dashur të provonit aftësinë tuaj për të kaluar këtë pengesë, nuk ka asgjë që ju pengon të vazhdoni para.

Gaforrja

Ju po kënaqeni duke qenë më shumë krijues sesa drejtues i një ekipi. Mund t`ju kërkohet të ndihmoni me një projekt të vështirë. Mendoni më praktikisht dhe lëreni për pak kohë imagjinatën mënjanë.

Luani

Keni shumë arsye për të qenë krenar. Disa njerëz e shohin pak frikësuese shpejtësinë me të cilën punoni, por ju po merrni rezultate. Juve ecni sikur të mos ketë të nesërme. Ju jeni të vetëdijshëm për zilinë e një kolegu dhe nuk ka asgjë që ju pengon të ecni përpara.

Virgjëresha

Mund t`ju duhet të përfshiheni në një bisedë. Mund të jetë e nevojshme të jepni disa informacione më shumë nga sa duhet, e që të tjerët nuk do duan t`i dëgjojnë, por e tillë është situata. Kurajë!

Peshorja

Periudhat e aktivitetit intensiv do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë. Në momentin që ndodh diçka e papritur, ju kuptoni se do të ketë sfida përpara. Aftësia juaj për të qëndruar e qetë kur ritmi është alarmues do të admirohet nga ata që janë në panik. Sigurohuni që të pushoni dhe të karikoni bateritë në fund të ditës.

Akrepi

Ju e vlerësoni nevojën për rregulla kur kjo është e nevojshme dhe kur ato kanë kuptim për ju. Ju nuk jeni aq të etur për të ndjekur rregullore që nuk kanë asnjë qëllim. Nuk do të kërkoni shpjegime dhe megjithëse kjo nuk do t’i pëlqejë një personi përgjegjës, do të jetë e dobishme për pjesën tjetër.

 

Shigjetari

Nuk është ide e mirë të shtyni një ekzaminim mendor ose dentar. Nëse do të takoni mjekun tuaj, caktoni një takim. Ndoshta po mendoni të filloni një dietë të re ose ndonjë formë tjetër të programit shëndetësor. Nëse është kështu, mos u shqetësoni. Do ta gjeni qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë t’i përmbaheni kësaj diete.

Bricjapi

Një debat nuk mund të zgjidhet, por ju po ndjeni një ndryshim në atmosferë midis jush dhe dikujt me të cilin keni rënë në dashuri kohët e fundit. Kjo marrëdhënie po jep shenja përmirësimi dhe si rezultat ndiheni shumë më të lumtur. Edhe pse nuk jeni aq të relaksuar me njëri-tjetrin si dikur, do të jetë një lehtësim që mund të mbeteni miq të mirë.

Ujori

Karizma juaj është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Ekziston diçka magnetike në personalitetin tuaj që i tërheq njerëzit drejt jush. Email-et dhe mesazhet e vazhdueshme do t’ju tërheqin vëmendjen nga gjithçka në të cilën supozohet se do të përqendroheni. Edhe bisedat do të ndërpriten shpesh nëse nuk e fikni celularin tuaj.

Peshqit

Ju po lëvroni gjatë punës tuaj në një mënyrë më efikase se sa shumë nga kundërshtarët tuaj. Kjo do të ngrejë disa vetulla përpjet. Nuk jeni gjithmonë aq këmbëngulës dhe qasja juaj nuk është ajo që njerëzit e tjerë presin. Vendosmëria juaj për të përparuar përmes punës së palodhur dhe këmbënguljes do të fitojë shumë respekt.

Author: admin