DASHI: Muaji tetor ju shton dëshirën për të vepruar, por duhet të keni parasysh se mund të hasni në rezistencë. Datat 5, 12, 22 dhe 23 nuk janë fort të favorshme, ndaj përpiquni fillimisht të zgjidhni disa probleme ekonomike dhe, nëse është e mundur, shpenzoni më pak. Është një horoskop i shkëlqyer, por për të sqaruar disa marrëdhënie profesionale, për konfirmime të tjera, është mirë të përmirësoni një ide të nisur disa muaj më parë. Me pak fjalë, mund të jetë një periudhë lëvizjesh të mëdha dhe jo vetëm në nivel planifikimi.
Sa më shumë t’i afrohemi fundit të vitit, aq më i mirë do të jetë, sepse yjet do t’ju shpërblejnë projektet largpamëse dhe dëshirën për të vepruar. Unë rekomandoj pak kujdes me investimet, më mirë të mos përfshiheni në situata të panjohura dhe mos bëni kurrsesi asnjë gabim para datës 23. Ka mundësi që tetori të sjellë disa kontraste, por të mos harrojmë se rruga drejt suksesit është e qartë, ndaj vështirë se mund të gaboni. Nismat e nisura mund të çojnë në zhvillime të mëdha vitin e ardhshëm.
Historitë më të rëndësishme të dashurisë dëmtohen minimalisht nga tensioni i yjeve nga data 5 deri në datën 22. Çiftet e konsoliduara kanë një moment shqetësimi nga data 13 deri në datën 15. Fundjavat e muajit në përgjithësi sjellin disa mosmarrëveshje, por asgjë që nuk mund të tejkalohet me pak vullnet të mirë dhe mirëkuptim reciprok. Ata që kanë fshehur një pakënaqësi për një kohë të gjatë, duhet të flasin, të shprehin atë që ndiejnë pa u trembur nga mendimi apo reagimi i partnerit. Është muaj shumë i favorshëm për çiftet e reja që duan një fëmijë apo janë duke përgatitur një dasmë, megjithëse sezoni i verës është më i mirë për zgjedhje të tilla. Kini kujdes me blerjet këtë muaj, kontrolloni çdo kartë, çek, këst.
Rimëkëmbje e ngadaltë për një fundvit interesant. Këshillohet të shmanget ndërmarrja e rreziqeve, sidomos në 12 ditët e para të muajit. Kujdes nga datat 5 deri në 8.
DEMI: Tetori është muaj i favorshëm. Organizimi i punës dhe krijimi i kushteve të favorshme për një punë të re është i lehtë tani. Ata që do të ndjekin këtë rrugë do të favorizohen. Edhe ata që fillojnë një punë të re kanë mundësi të ecin më mirë. Në raste të caktuara mund të jetë i nevojshëm ndryshimi i drejtimit dhe i strategjisë. Kushdo që është përgatitur për një projekt të ri për një kohë të gjatë, mund të presë rezultate të mira. Tani i keni më të qarta qëllimet tuaja dhe për pasojë edhe arritja e tyre është më e lehtë. Është një moment i favorshëm edhe për ata që përpiqen të mbyllin llogaritë. Në rast se kanë të drejtën e rimbursimit, do ta përfitojnë. Favorizohen çështjet ligjore.
Tetori është muaj interesant, edhe sepse më në fund, që prej datës 9, Venusi nuk është më në prapavijë dhe ka ndryshime thelbësore në marrëdhëniet romantike. Kjo është periudha më e vlefshme për të bërë zgjedhje dhe do të ishte me vend që të sqarohej se çfarë nuk shkon deri më 4 dhjetor. Vetëm ata që janë në një lidhje me një person që ka një marrëdhënie tjetër, do të jenë në siklet. Nuk përjashtohet marrja e një vendimi apo të papriturat. Më mirë kështu, sepse ka ardhur koha për sqarime përfundimtare. Emocione të veçanta për ata që janë vetëm prej kohësh. Për më tepër, njerëzit e ndarë do të kenë një mundësi më shumë për të rënë në sy. Jupiteri favorizon lindjet, ndaj ata që munden dhe duan të kenë një fëmijë, mund të shfrytëzojnë rastin. Me një klimë kaq pasionante mund të bëni pothuajse çdo gjë. Madje edhe ata që jetojnë në një situatë që nuk funksionon prej vitesh mund të përpiqen të ndryshojnë.
Nga pikëpamja fizike, provokimet e vetme mund të vijnë nga ndikimi i Marsit në disonancë, duke filluar nga data 12. Ndaj kushtojini vëmendje aftësisë fizike, veçanërisht në nëntë ditët e fundit të muajit kur mund të rishfaqen inflamacionet ose lodhja. Do të ndieni nervozizëm në datat 22, 23, 28 dhe 29. Duke qenë se Dielli dhe Mërkuri do të jenë në prapavijë, është mirë të shmangni çdo lloj rreziku. Në fund të muajit duhet të kujdeseni pak për shëndetin tuaj.
BINJAKËT: Çdo muaj duhet të ndryshoni strategji, të mendoni se si të kapërceni një problem dhe kjo nuk ju pëlqen. Fillimi i mosmarrëveshjeve ose proceseve gjyqësore në këtë pjesë të vitit mund të çojë në shpenzime të tepërta, rimbursimet nuk do të merren së shpejti dhe do të ketë edhe nga ata që do të duhet të diskutojnë me një kompani sigurimesh, ose një institucion për të marrë një rimbursim. Kostoja e një shitjeje do të ndihet goxha, sidomos nëse është e nevojshme marrja e një kredie. Mbetet një muaj i larmishëm. Marsi është aktiv deri në datën 12, Mërkuri nxit takime nga data 5 deri në datën 22, por nuk duket se ka stabilitetin që dëshironi. Nëse ka pasur probleme fizike ose personale vitin e kaluar, mund t’ju rikthehet pasiguria, por kjo s’nënkupton që duhet të demoralizoheni plotësisht. Tekefundit është një periudhë kalimtare, ndaj është më mirë të mos hidhëroheni dhe t’i rezistoni ndonjë provokimi, duke i anashkaluar gjërat. Do të merrni propozime, por ju këshillohet maturi në marrëdhëniet profesionale, pasi datat 11, 18, 19 dhe 25 janë goxha të tensionuara dhe mund të mos ju mbajnë më nervat.
Marrëdhëniet shoqërohen me shumë nervozizëm, por kjo nuk do të thotë se ka një të tretë, ose ka mungesë dashurie. Shpesh problemet e jashtme bëhen shkak për probleme brenda në çift. Kur vini në shtëpi me humor të keq, shkaktoni një rrezik që nuk duhet nënvlerësuar. Gjithsesi, nëse ka probleme mund të diskutohen, bëjeni më mirë nga data 5 dhe 22. Vetëm se nuk duhet të ngatërroni ndjenjat, duke dëshiruar një person të pamundur, ose të zënë. Në rast tensioni të tepërt, ju këshillohet të uleni dhe të bisedoni. Datat 13, 14 dhe 22 do të jenë ditë ideale për biseda. Që nga muaji i kaluar po krijohet një gjendje tensioni që duhet kapërcyer. Ka dhe nga ato që ankohen se partneri i tyre nuk është aq i pranishëm.
Duke qenë se ky muaj është mjaft i lodhshëm, është mirë të mos e teproni. Java nga data 9 deri në 15 mund të jetë më e lodhshme, ndaj bëni kujdes. Shpina është pika juaj e dobët, do të vëreni njëfarë lodhjeje, ndaj duhet të bëni kujdes me frymëmarrjen. Meditimi i shëndetshëm ju ndihmon të ndiheni më mirë. Këshillohet pushim në datat 18 dhe 19, ndërsa në datat 22, 30 dhe 31 do të keni një rikuperim të mirë.
GAFORRJA: Ritmi i këtij muaji është krejt ndryshe dhe i përshpejtuar, megjithatë këshillohet t’i kushtoni pak vëmendje shpenzimeve, të cilat janë më të larta, veçanërisht nëse keni pasur borxhe gjatë muajve të fundit. Një interes, qoftë edhe margjinal, mund të bëhet i rëndësishëm. Një aktivitet i bërë për argëtim mund të kthehet në profesionin e së ardhmes. Të rinjtë, ata që njohin teknologjitë e reja, internetin dhe komunikimin, duhet të merren me punë. Përgjegjësitë e reja do të jenë më të lehta për t’u përballuar me ndihmën e Jupiterit, Saturnit dhe Marsit, të favorshëm nga data 12. Ka më pak tension në marrëdhëniet e punës dhe për pasojë më shumë mundësi për të bërë kërkesa apo për risi. Nëse duhet të merreni me një njeri të rëndësishëm, pjesa e dytë e muajit do të jetë e shkëlqyer. Tetori nga data 23 deri në 31 hap dyert për mundësi të reja. Nëse keni rol drejtues, ose duhet të organizoni diçka me ortakët, mund të krijohet mundësia e duhur për t’u afirmuar.
Edhe në nivelin sentimental ka më shumë dinamikë. Shpresoj që tashmë të keni dikë në zemër. Ndikimi i Marsit në shenjën tuaj nga data 12, jo vetëm që do t’ju zgjojë sensualitetin, por do t’ju rikthejë në përjetimin e ndjenjave. Sigurisht që ruani ende në kujtesë disa përvoja të këqija, por kjo nuk duhet të ndalojë lindjen e emocioneve të reja. Aspektet më të mira të planetëve sugjerojnë momente rikuperimi mes bashkëshortëve, projekte të rëndësishme, përfundim të çështjeve ligjore. Mund të jetë interesante të merrni përsipër një biznes familjar me partnerin, ose të ndërtoni një projekt së bashku. Ditët nga data 22 deri në datën 31 janë veçanërisht efektive. Çështjet që lidhen me prona apo familjare mund të zgjidhen në fund të muajit. Duhen pranuar kompromise në mënyrë të pashmangshme.
Shtatori ishte një muaj me shqetësime, që vazhdojnë t’jua prishin gjumin. Kujdes nga data 6 deri në datë 8. Pastaj gjithçka është në rregull. Rikuperoni energji të mira nga data 12 e në vazhdim. Është mirë të mbani dietë, por vetëm nën mbikëqyrjen mjekësore.
LUANI: Jeni të gatshëm të fitoni, vetëm që të bëni atë që dëshironi ose të mos shihni më disa njerëz që ju mërzitin vërtet. Së fundmi keni bërë disa zgjedhje drastike. Tetori mund të sjellë zgjidhje nga pikëpamja ekonomike, nga data 5 deri në datën 22 diçka po lëviz, e premtja 13 do të jetë një ditë e mirë për të folur për paratë, për të studiuar projekte të reja për vitin e ardhshëm. Edhe ata që kërkojnë zgjidhje për problemet ligjore, do të kenë lajme të mira. Ata që kanë një biznes, do të bëjnë marrëveshje të mira. Nxënësit do të mund të marrin rezultate të kënaqshme në provimet e vështira. Nëse keni një takim të rëndësishëm, këshillohet ta zhvilloni në pjesën e parë të muajit. Këto kalime janë shumë të dobishme për t’ju ndihmuar të zgjidhni çështje që lidhen me një pronë. Situata është interesante për ata që punojnë jashtë vendit, për ata që duan të përfshihen në sektorë të paprovuar më parë. Nuk e keni humbur shpirtin e aventurës që e ka karakterizuar gjithmonë personalitetin tuaj.
Venusi nga data 9 nuk do të jetë më në shenjën tuaj. Tetori është një muaj i qetë për dashurinë, ata që donin një dashuri të re, nuk do të kërkojnë më shumë. Në javët e ardhshme mos i shtoni asgjë të re situatës sentimentale. Historitë e paqarta, marrëdhëniet e paqëndrueshme mund të pësojnë ndryshime. Në pjesën e dytë të muajit, disonancat planetare do të arrijnë kulmin më datë 22. Nuk ju rekomandohet për momentin që të lini diçka të sigurt për diçka të pasigurt. Shtohet mungesa e tolerancës në fund të tetorit dhe dyfishohet rreziku i grindjeve për arsye të parëndësishme. Nga ana tjetër, prej disa muajsh keni akumuluar inat, jo aq në familje, por në vendin e punës.Nga data 23 deri në datën 30 duhet të bëni shumë kujdes, sepse nervat tuaja do të arrijnë kulmin.
Muaj i veçantë, në të cilin Marsi fillon një kalim të trazuar nga data 12, ndaj duhet të përpiqeni të largoni shqetësimet tuaja. Nëse dikush në familjen tuaj ju detyron të debatoni, mos i kushtoni rëndësi! Mund të keni probleme me stomakun për shkak të tensioneve në datat 15, 16, 17, 28, 29. Mundohuni të kufizoni situatat kaotike. Bëni gjëra që ju falin qetësi. Edhe nëse mendoni se nuk ndikoheni nga të tjerët, nuk është e vërtetë, pasi e doni konsensusin dhe të qenët në qendër të vëmendjes. Mundohuni të mos e teproni.
VIRGJËRESHA: K ëtë muaj i keni vënë vetes shumë qëllime. Ndikimi i Saturnit nuk është gjithmonë për mirë dhe është i kufizuar, ndaj në momente të caktuara ndoshta nuk do të ndiheni plotësisht të kënaqur, ose do të fajësoni veten se keni marrë shumë angazhime njëkohësisht, por nuk do t’ju mungojë forca për të ecur para. Tetori është muaji i lëvizjes, i punës, i vendimeve të mëdha që mund të ndryshojnë jetën tuaj. Nuk ka rëndësi të jeni të parët, e rëndësishme është të jeni të sigurt që puna juaj vlerësohet, tani jeni në paqe me veten tuaj. Mund të merrni më shumë oferta, nëse puna juaj është një punë që kërkon një paraqitje të caktuar, akoma më mirë. Nëse kryeni një aktivitet në kontakt me publikun, ndikimi i Venusit në shenjë do t’ju rritë aftësinë për të folur. Me pak fjalë do të jeni më magjepsës dhe tërheqës. Jini më të vëmendshëm, sidomos në datat 18 dhe 19, kur do të ketë pak më shumë tension.
Për çiftet që dashurohen, është koha më e mirë për t’u martuar, shumë prej tyre kanë menduar për këtë që nga viti i kaluar. Nëse jeni beqarë, përgatitni një plan sulmi nëse ju pëlqen një person dhe mendoni se dhe ai/ajo ka ndjenja për ju. Yjet ndihmojnë ata që janë vetëm ose pak të zhgënjyer nga një ndarje e keqe. Pasioni i madh që përshkon tetorin mund t’ju hedhë në krahët e dikujt që do të ketë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj, por me të njëjtën vrull mund t’i jepni fund një marrëdhënieje të keqe, duke e ditur tashmë që një person ju pret. Kushdo që nuk ka guxim t’i ndryshojë gjërat nga frika ose sepse janë shumë racionalë dhe mosbesues, po gabon. Dhjetëditëshi i fundit i muajit është goxha fatsjellës, sidomos data 29 do të jetë e rëndësishme. Do të fitoni simpatinë e të tjerëve, aq sa për të ngjallur kuriozitet dhe admirim nga njerëzit që nuk i keni takuar kurrë më parë. Historitë që krijohen tani janë në harmoni me sensin tuaj kritik dhe romantik në të njëjtën kohë. Një qiell absolutisht intrigues.
Saturni mund të shkaktojë disa probleme afatgjata, ose probleme që duhet të zgjidhen muaj pas muaji. Nuk ka dyshim se nuk ju mungon vendosmëria, e cila është gjithmonë e rëndësishme kur përballemi me probleme fizike. Duhet të shmanget njëfarë nervozizmi rreth datës 18, si dhe shpërqendrimet. Qëndrimet vetëshkatërruese mund të mposhtin edhe aspektet më të mira planetare.
PESHORJA: Shumë Peshore në këtë pjesë të vitit mund të thonë që ia dolën. Nuk ka pengesa të mëdha, Dielli vazhdon një kalim të këndshëm në shenjë, shoqëruar me një Mars të artë, deri në datën 12. Kjo ju jep mundësinë që të rikuperoheni dhe të braktisni rrugët që nuk janë më frytdhënëse në favor të zgjedhjeve më kreative dhe të përgjegjshme. Të rinjtë duhet të përfitojnë nga ky moment për t’u bërë të njohur, për të promovuar veten, ndërkohë që personat e një moshe të caktuar do të kenë mundësinë të rikuperojnë një pozicion të humbur vitin e kaluar. Personat krijues do të kenë ide origjinale, pas një periudhe të gjatë pasiviteti. Yjet kanë përgatitur një muaj aktiv për ju dhe me mundësi të shumta për t’ju treguar të tjerëve aftësitë tuaja. Mund të themi se ky do të jetë një sezon produktiv dhe i rëndësishëm në jetën tuaj. Do të rrëzohen shumë pengesa, që në të kaluarën nuk ju lejuan të bënit atë që dëshironit. Duhen shfrytëzuar mundësitë në këtë fazë. Ata që punojnë me përqindje, do të kenë diçka shtesë, mund të eksperimentojnë me projekte të reja, që do të jenë të suksesshme në dy vitet e ardhshme. Nuk duhet të ndaleni tani, ditët më interesante janë ato deri në datën 10, por edhe rreth datës 23 mund të lindë një mundësi tjetër.
Dëshira për të rifituar qetësinë në dashuri është shumë e madhe, nuk ngurroni më të jetoni një histori të rëndësishme, e kaluara është e kaluar dhe tani vlen vetëm e ardhmja. Mund të kërkoni një pasion të ri apo një emocion që ju mbush zemrën. Do të refuzoni çdo gjë që është e kotë dhe e lodhshme. Nëse një histori nuk funksionon, është më mirë të mbyllet. Prej kohësh doni ta shprehni mendimin tuaj dhe mund t’ia shpjegoni më mirë partnerit tuaj qëllimet tuaja të vërteta. Yjet e këtij fundviti ju shtojnë sharmin, por kujdes, pasi mund të keni ndjenja për një person tjetër dhe të krijoni lidhje paralele. Dashuritë që lulëzojnë tani janë pasionante dhe mund të jenë afatgjata. Martesat favorizohen në muajt në vijim, ndërsa ata që munden dhe duan të kenë një fëmijë, nuk kanë pse të kenë më rezerva dhe mund të fillojnë ta mendojnë më seriozisht këtë.
Rikuperim i qartë edhe për sa i përket fitnesit, trajtimet që nisin tani shkojnë mirë. Ka një energji të bukur. Kalimi i Diellit në shenjë ofron edhe mundësinë e përballjes me guxim të situatave delikate. Datat 13 dhe 14 janë të favorshme për të filluar trajtime. Duke qenë se kujdeseni për pamjen tuaj të jashtme, ndërhyrjet estetike janë të këshillueshme në tri javët e para të muajit. Do të keni rezultate të shkëlqyera, nëse drejtoheni te kompetentët.
AKREPI: Ky është muaji ideal për t’u çliruar nga ngarkesat. Nuk do t’ju mungojë vullneti për të vepruar. Është mirë t’i merrni gjërat me radhë, ka njëfarë konfuzioni që dominon në javën e parë të tetorit, pastaj ditë pas dite gjithçka qetësohet dhe shumë paqartësi do të zgjidhen. Muajt e fundit kanë qenë një luftë e vërtetë, por në fund, edhe pse disa beteja kanë rezultuar të lodhshme, ia keni dalë mbanë me sukses. Tani mund të jeni më të kënaqur dhe të mendoni si t’ia dilni mbanë pa i vënë vetes shumë kufizime apo pa pasur rezerva. Betejat dhe transformimet e fundit kanë qenë të dobishme për t’u larguar nga zakonet e pakëndshme. Duhet të përpiqeni të përfundoni angazhimet që keni marrë dhe të fokusoheni në mundësitë që mund të hapin shtigje të reja. Data 23, kur Dielli hyn në shenjë, dhe java e fundit e tetorit, mund të sjellë avantazhe dhe konfirmime më të mëdha. Duhet të ulni ritmin dhe të përpiqeni të gjeni një përgjigje për shumë çështje ende të pazgjidhura. Venusi është në favor të shenjës suaj që në datën 9.
Kontradiktat në dashuri kanë lindur që në verë. Tetori mbyll një periudhë të gjatë të heshtur për ndjenjat, veçanërisht për të gjithë ata që ishin të zhgënjyer dhe për ata që nuk e kanë gjetur personin e duhur. Prandaj mund të keni takime të veçanta. Kjo gjendje ushqen edhe shpresat për rikuperim për marrëdhëniet, të cilat pavarësisht keqkuptimeve, vazhdojnë të qëndrojnë. Midis tetorit dhe dhjetorit, mostoleranca ia lë vendin pasionit. Duket sikur më në fund do të keni mjetet e duhura për të kuptuar se si të riparoni një marrëdhënie, ose thjesht të filloni të ndiheni më mirë. Nga data 22 deri në datën 31 do të keni edhe më shumë kënaqësi. Çiftet që për arsye të ndryshme nuk kanë bërë dot një martesë apo bashkëjetesë, apo kanë pasur vonesa në planifikimin e një fëmije a në kërkimin e një shtëpie, do të kenë goxha mundësi inkurajuese.
Mos u zemëroni për gjëra të vogla, kërkoni ndërmjetësim nëse disa projekte apo programe të nisura në shtator nuk po shkojnë ashtu si do të kishit dashur. Bëni një kërkesë në datën 23 dhe mos e ngarkoni veten me tensione që vijnë nga jashtë. Është e vështirë, sepse keni vullnet të fortë dhe karakter sanguin, por duhet të përpiqeni.
SHIGJETARI: Nëse ka një gjë që Shigjetari nuk mund ta durojë është përsëritja, por rolet duhet të ndryshojnë herë pas here. Ka të ngjarë të keni shqetësime, vonesa, bllokime. Këshillohet të investoni vetëm në projekte të sigurta. Mund të jetë e rrezikshme përfshirja në një eksperiment, veçanërisht duke pasur parasysh aspektin e Saturnit, që kërkon këmbëngulje, por mund të jeni tepër të vendosur kur i vini vetes si synim të arrini një qëllim. Shumë njerëz në këtë periudhë do të donin të kishin më shumë siguri. Ata që kanë ndryshuar ekip gjatë muajve të fundit nuk janë plotësisht të bindur që janë mirë dhe besoj se do të ketë transformime të mëtejshme gjatë vitit 2024. Ata që kanë një shtëpi mund të mendojnë për shitjen ose ndryshimin e saj ose do të ketë ende shpenzime për të përballuar. Nuk është një periudhë që ju lejon të shpenzoni shumë.
Disa çifte kanë ndryshuar jetën e tyre për fëmijët. Martesat në krizë duhet të përballen me realitetin pa kërkuar devijime jashtë marrëdhënies. Datat 10 dhe 11 do të jenë disi të lodhshme. Takimet në tetor apo ato të bëra disa javë më parë nuk janë aq të lehta për t’u menaxhuar. Vëmendje maksimale në marrëdhëniet me njerëz që janë shumë larg ose të vështirë për t’u arritur. Ju këshillohet të mendoni me kujdes përpara se të merrni një vendim. Bëni kujdes me xhelozinë, veçanërisht nëse keni të bëni me një person nga e kaluara që këmbëngul të jetë i pranishëm. Do të ishte mirë që të analizonim me kujdes përgjegjësitë individuale, përndryshe rrezikoni të debatoni. Kujdes me mënyrën si shpreheni. Një nga cilësitë tuaja më të mëdha është pa dyshim sinqeriteti, por ndonjëherë është më mirë të jeni më diplomatik, këtë do ta kuptoni më mirë në datën 18.
Yjet ju nxitin që të bëni përpjekje më të mëdha, që nga gushti nuk mund të ndaleni për asnjë moment. Jeni person me shpirt luftarak, ju pëlqen të përballeni drejtpërdrejt me jetën, por përpiquni të mos lodheni, sidomos rreth datës 10. Ditët e tjera me më pak presion do të jenë ato të së martës 24 dhe të mërkurës 25. Do të jeni aktivë në dymbëdhjetë ditët e para të muajit, prandaj nëse keni nevojë të ndiqni një kurë apo terapi, do të jeni të zënë veçanërisht në fillim të tetorit.
BTICJAPI: Ka kaq shumë për të bërë, për të çuar para dhe për disa edhe për të rikuperuar. Ambicia është në kulm. Duket se janë kapërcyer pengesat në fillim të vitit ose të paktën e keni çliruar veten nga një barrë dhe ndiheni më mirë. Nëse jeni duke kërkuar për një punë të re, është një kohë e volitshme. Nëse keni një rol të rëndësishëm, por dikush është përpjekur t’ju lërë në hije muajt e fundit, do të keni mundësi rikthimi. Ndikimi i kombinuar i yjeve ju mundëson të bëni zgjedhje më të mira. Mund të tentoni edhe një projekt që është lënë mënjanë prej disa kohësh! Shanset më të mira janë pas datës 12, në pjesën e fundit të muajit, sidomos pas datës 23, kur nuk do të ketë asnjë planet kundërshtar. Do të shpërblehen të gjithë ata që angazhohen, por edhe të rinjtë që kërkojnë një degë të re studimi apo që duan të arrijnë një qëllim të caktuar.
Yjet ju favorizojnë si për ta gjetur dashurinë edhe për ta bërë lidhjen më të fortë. Edhe ata që i japin fund një historie janë gati për një aventurë të re. Mos harroni që Jupiteri përfaqëson kreativitetin, jo vetëm që ju bën të dashuroheni, por rrit mundësinë për t’u përfshirë në një projekt që ka të bëjë me familjen. Nuk është e vështirë të flasësh, të sqarosh plotësisht çështjet themelore të jetës në çift. Është mirë të mendoni për martesën, të bashkëjetoni, të kërkoni strehim që i përshtatet më së miri nevojave të çiftit. Momenti është i favorshëm për ata që janë në moshën e duhur dhe nuk kanë asnjë problem për të pasur një fëmijë. Rastet e ndarjes apo divorcit mund të zgjidhen lehtësisht edhe me një marrëveshje mes ish-bashkëshortëve. Jupiteri i favorshëm ndihmon çështjet ligjore. Emocione për beqarët, mjafton të shkoni në vendet e duhura! Janë të gjitha kushtet për të gjetur dikë, një muaj pozitiv për të kuptuar plotësisht arsyet e një periudhe që çoi në të jetuarit pothuajse ekskluzivisht për punë. Tani pasioni kthehet. Yje të shkëlqyer nga data 23 në 31.
Duket sikur gjithçka mund të funksionojë për mirë. Pa dyshim që do të ketë edhe momente lodhjeje rreth datës 13, 14 dhe 20. Kontakti me natyrën mund të shërbejë si ilaç, shëtitjet në pyll, rikthimi në një jetë më të shëndetshme. Mos e konsideroni punën si qëllimin e vetëm në jetë. Mendja dhe shpirti kërkojnë më shumë.
UJORI: Këtë muaj Venusi përfundon transitin e gjatë, i cili ka krijuar disa mosmarrëveshje në marrëdhëniet me të tjerët, pasi planeti i dashurisë nuk ndikon vetëm në lidhjet sentimentale, por shpesh shkakton edhe vështirësi komunikimi në punë. Disa herë gjatë vitit keni menduar për paratë, për shpenzimet e tepërta. Duke filluar nga viti tjetër, situata do të ndryshojë, por duhet të keni kujdes për çështjet ekonomike dhe ligjore. Çdo mosmarrëveshje duhet trajtuar me kujdes, me ndihmën e profesionistëve. Në varësi të të ardhurave tuaja bazë, do të ishte mirë të mos ekspozoheni shumë. Këshilla për të rinjtë që duan të bëjnë pasuri në qytete të tjera është të lëvizin. Do të duhet kohë, por nuk duhet të humbni shpresën. Mund të filloni edhe një kurs, një praktikë dhe pas disa muajsh të keni më shumë siguri. Ata që kanë dashur të ndryshojnë punë për një kohë të gjatë, tani janë gati ta bëjnë. Më mirë të jeni të duruar. Është një periudhë e mirë për të eksperimentuar dhe ndryshuar. Mendoni për transformimet e ardhshme, por mos bëni hapa të gabuar në tetë ditët e fundit të muajit.
Marrëdhëniet që funksionojnë më mirë janë ato që lulëzojnë nga emocionet e përditshme, të cilat nuk janë të përsëritura apo të mërzitshme. Çiftet që janë bashkë prej kohësh kanë një shqetësim, që do të bëhet më i qartë në nëntë ditët e para të muajit. Fakti që në nivel profesional ka ende shumë gjëra për të sqaruar, krijon një lloj shqetësimi që mund të rritet shumë në datat 22 dhe 23. Megjithatë, këshillohet që dhjetë ditët e fundit të tetorit të jeni të kujdesshëm në dashuri, nëse ka probleme që kanë vazhduar për një kohë të gjatë. Është e vërtetë që Venusi nuk është më në prapavijë që në datën 9, por nuk mund të harrojmë gjithçka që ka ndodhur që nga maji i këtij viti. Nuk mund të thuhet se këtë muaj s’do të ketë debate apo probleme në çift. Ka nga ata që janë me një person, por dëshirojnë një tjetër. Ndonjëherë fantazia mund të ofrojë më shumë garanci sesa realiteti.
Do të dëshironit të ndryshoni gjithçka dhe të shkoni në një qytet tjetër, është normale që Ujori të vihet gjithmonë në lëvizje, sepse nuk kënaqen me atë që kanë. Marsi, edhe më shumë i nxitur nga Mërkuri pas datës 22, sjell disa shqetësime. Duhet të kujdeseni për dietën tuaj dhe të shmangni sforcimet e mëdha fizike. Çrregullimet e gjumit mund të jenë një problem midis datës 20 dhe 26.
PESHQIT: Mërkuri nuk ka qenë më në prapavijë që nga data 5 dhe kjo premton për mirë. Dëshira për të përmirësuar kushtet e punës është shumë e madhe, tani ka më pak pasiguri në krahasim me të kaluarën. Konfliktet me shefat apo kolegët janë të përballueshme dhe tashmë në mes të muajit ndikimi i shkëlqyer i Marsit dhe Saturnit sjell një zgjidhje të papritur, ditë të rëndësishme. Fundi i muajit është gjithashtu i dobishëm, sepse sjell vendosmëri për të kërkuar dhe për të marrë diçka të rëndësishme. Një lloj hakmarrjeje, veçanërisht nëse ju është dashur të duroni ndonjë abuzim nga eprorët. Ndër ditët më të mira janë e marta 24 dhe e mërkura 25, një takim mund të caktohet në këto data të veçanta. Nëse shtatori ngriti ndonjë dyshim, tetori do të përpiqet t’i zgjidhë ato.
Në fushën e ndjenjave ka ende pak ftohtësi, ndoshta e shkaktuar pikërisht nga teprimet edhe në sferën profesionale. Kini kujdes, sepse edhe në marrëdhëniet afatgjata mund të shfaqen disa vështirësi. Në këtë kuptim datat e 10, 11 dhe 12 tetorit janë pak më stimuluese. Nëse diçka nuk shkon, është mirë të mos veproni në mënyrë impulsive dhe do të ishte mirë të prisni deri në fund të tetorit. Nga data 22 deri në 31 mund të sqarohen shumë gjëra dhe dashuria do të bëhet sërish protagoniste. Disa debatojnë nga xhelozia, të tjerë hidhërohen për një ngjarje personale, për një çështje që i ka trishtuar paksa. E rëndësishme është të mos këmbëngulni. Nëse ka një lidhje me kohë të pjesshme apo një dashuri jozyrtare, është më mirë të vendosni nëse duhet të vazhdoni. Kushdo që është i pavendosur mes dy historive do të bëjë një zgjedhje drastike brenda ditëve të para të nëntorit. Nuk duhet t’u rikthehemi keqkuptimeve të vjetra, që nuk janë zgjidhur kurrë dhe mbi të gjitha mos e ushqeni më atë ndjenjë pakënaqësie të nxitur ideja për të dhënë shumë duke mos marrë asgjë në këmbim, ose për të sakrifikuar punën dhe jetën shoqërore për një dashuri që është shumë ekskluzive.
Krahasuar me muajin e kaluar, do t’ju rikthehet besimi në aftësitë profesionale dhe nuk do t’ju mungojë përqendrimi. Për më tepër, Marsi ju ndihmon nga data 12 dhe nëse keni nevojë të filloni një trajtim ose dëshironi të regjistroheni në një kurs për të rifituar mirëqenien, ditët rreth datës 16 janë idealet. Duhet të trajtoni ankthin, i cili është gjithmonë armiku juaj numër një. Qielli i shkëlqyer nga data 23, kur Dielli bëhet sërish i favorshëm dhe shoqërohet me dashamirësinë e Mërkurit dhe Marsit.