Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime
Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme.
DASHI (21.03. – 20.04.)
Puna: Në mjedisin tuaj profesional nuk do të jeni tërësisht të favorizuar në marrëdhënie me kolegët. Një problem disi i ndërlikuar do të lindë përsa i përket ekonomisë tuaj, por që do të mund ta zgjidhni brenda një kohe të shkurtër.
Shëndeti: Sikur keni harruar thënien mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë.
Dashuria: Sapo Hëna të hyjë tek peshorja, do të shikoni se gjendja juaj emocionale dhe sentimentale do të jetë në formën e saj më të mirë. Do të jetë fillimjava një periudhë më e favorshme për fillimin e një lidhje të re.
DEMI (21.04. – 21.05.)
Puna: Një këndvështrim i ri do të lindë në çështjet tuaja profesionale. Fillimi i javës do të jetë i favorizuar për të gjithë ata që kanë një biznes dhe që presin të ndryshojnë diçka.
Shëndeti: Gjëja më e keqe që mund t’ u gjejë do të ishte ndonjë grip i lehtë.
Dashuria: Një udhëtim i këndshëm do të jetë edhe me surpriza sidomos në marrëdhënie me një person që sapo e keni njohur. Hëna do të jetë vendimtare dhe do të sjellë ndryshime emocionale në jetën tuaj. Do të jetë një periudhë e vështirë për ata që duan të zyrtarizojnë lidhjen e tyre pasi disa pengesa të vogla mund t’ju lindin.
BINJAKËT (22.05. – 21.06.)
Puna: Ngjarje të rëndësishme do t’u shoqërojnë. Do të keni mundësi të mira për ndryshime dhe biseda profesionale. Megjithëse për ata që janë në marrëdhënie pune, nuk do të ketë ndryshime, favorizimet nuk do të mungojnë.
Shëndeti: Bëni kujdes me grykën dhe qafën.
Dashuria: Fillimi i javës nuk do të nisë shumë mbarë në marrëdhënien tuaj me partnerin. Por edhe të padashuruarit, duket se do të duhet të presin edhe pak kohë. Por, Afërdita ju vjen në ndihmë për të zgjidhur çdo problem dhe për të rikthyer harmoninë tek ju.
GAFORRJA (22.06. – 22.07.)
Puna: Një çështje financiare situata duket të jetë tërësisht në favorin tuaj. Në qoftë se punoni në një fushë krijuese, Jupiteri do t’ju vijë në ndihmë. Fundi i javës do të jetë rregullatori i problemeve tuaja.
Shëndeti: Keni ngarkesë fizike, andaj shfrytëzojeni kohën e lirë për rekreacion.
Dashuria: Në qoftë se tashmë e keni një lidhje romantike, do të jeni në qendër të vëmendjes të partnerit tuaj dhe do të mund të merrni emocione të veçanta. Pak kujdes duhet të bëni në marrëdhënie me familjarët pasi debatet ju shoqërojnë
LUANI (23.07. – 22.08.)
Puna: Në punë, gjërat vështirësohen: rriten kërkesat, përgjegjësitë. Mos dramatizoni, dhe bëhuni të fortë, kthesa s’është larg.
Shëndeti: Nëse e përjashtojmë atë psikike, keni gjendje relativisht stabile
Dashuria: Marsi, planeti më i vështirë për këtë javë, ju sjell pak agresion në bisedat tuaja me partnerin apo një të dashur që e keni prej kohësh në krah. Mos u mundoni të bëheni ju drejtuesi në çift pasi do të keni pak probleme me partnerin. Me një person të vogël në familje duhet të tregoheni më tepër të kujdesshëm.
VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)
Puna: Fillimi i javës do t’ju ndihmojë që të ndërtoni gjithçka dëshironi në çështje profesionale. Do të zbuloni një mundësi të shkëlqyer profesionale. Për një trashëgimi duhet të prisni ende për realizimin e dëshirës pasi një ndërhyrje nga persona të tretë influencon negativisht.
Dashuria: Përballë listës së gjatë të mungesave tuaja nga partneri, duhet të tregoheni të sinqertë të shihni edhe vetë ku keni gabuar.
Shëndeti: Keni nevojë për më shumë shëtitje në natyrë dhe aktivitete fizike.
PESHORJA (23.09. – 22.10.)
Puna: Merkuri do të jetë planeti që ju qëndron më pranë gjatë këtyre ditëve. Marrëdhënia juaj me eprorin do të ketë ndryshime. Më tepër energji do të kërkojë projekti që keni marrë në duar, sidomos në qoftë se po punoni me bashkëpunëtorë.
Shëndeti: Pa probleme të theksuara. Ambienti i ngrohtë familjar, mund të ndikojë pozitivisht tek ju, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Po ndjeheni të vetmuar. Një i dashuruar i zhgënjyer ose një rival do të krijojë ndonjë shqetësim, por më pas do të dini t’i neutralizoni me mospërfillje ekstreme.
AKREPI (23.10. – 22.11.)
Puna: Për ndonjë supozim që do të keni në marrëdhënie me një kolegun tuaj, do të ishte më mirë ta shfaqnit hapur sepse do të jeni në periudhën e duhur.
Shëndeti: Keni nevojë për qetësi.
Dashuria: Fusha juaj sentimentale do të ketë ndryshime të shumta. Megjithëse Saturni tashmë është vendosur në një pozicion të mirë për t’ju ardhur në ndihmë, disa debate dhe pakënaqësi do të jenë të pashmangshme. Duke filluar nga fundjava, do të keni mbarësi në rifillimin e një lidhje të shkëputur.
SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)
Puna: Mos pretendoni të arrini diçka për të cilën nuk jeni aspak të sigurt. Shmangni stresin gjatë punës tuaj pasi kjo do t’ju shkaktojë gabime.
Dashuria: Lajme pozitive vijnë për ju. Do të keni mbarësi dhe gjendje emocionale të mirë. Për një bisedë që dëshironi të bëni, do të ishte mirë të mos ngurronit dhe të shfrytëzonit ditët e para të muajit. Në çështje familjare do t’ju lindin disa interesa të reja për të bërë ndryshime të rëndësishme.
Shëndeti: Për shkak të aktiviteteve të shumta, shëndeti është i ndryshueshëm.
BRICJAPI (22.12. – 20.01.)
Puna: Një testim që do t’ju duhet të kaloni do të jetë i thjeshtë dhe pa probleme. Disa të ardhura do të hyjnë në buxhetin tuaj, por jo një fitim nga puna juaj.
Dashuria: Periudha që ke para, ju sjell një ide mjaft të këndshme për të qenë perfektë në takimin tuaj të parë me një person të ri. Do të keni kaq shumë net gjatë të cilave të shprehni hapur ndjenjat tuaja. Suksesi juaj profesional do të ndikojë pozitivisht edhe në marrëdhënie sentimentale.
Shëndeti: Mos e teproni me konsumimin e ushqimit, dilni më shpesh në natyrë.
UJORI (21.01. – 19.02.)
Puna: Do t’ju duhet ta përdorni më tepër intuitën tuaj për të arritur të ardhurat që dëshironi. Duhet të kuptoni çdo lëvizje të personave që keni afër pasi jo të gjithë dëshirojnë të mirën tuaj.
Shëndeti: Shfrytëzojeni kohën e lirë për argëtim dhe për shoqërinë tuaj.
Dashuria: Një ndjenjë që ju ka lindur prej kohësh, do të sjellë gjatë kësaj jave më tepër emocione. Mos u tregoni të ashpër me veten duke e fajësuar për ato çka nuk ju përkasin. Do të keni mjaft për të thënë me partnerin ndaj mos i neglizhoni momentet që qëndroni bashkë. Një person i ri në shoqërinë tuaj, do të jetë mjaft interesant.
PESHQIT 20.2 – 20.03.)
Puna: Mjaft informacione të nevojshme do të merrni në çështje profesionale. Megjithëse ndryshimet financiare nuk do të jenë të shumta, duhet të mendoheni mirë para se të merrni iniciativa. Mos e lini pas dore një mundësi për të fituar disa të ardhura që nuk ju përkasin.
Shëndeti: Përpiquni të jeni të sinqertë. Merrni të gjithë kohën e nevojshme për t’u qetësuar.
Dashuria: Në qoftë se mendoni se jeta juaj sentimentale duhet të ndryshojë, jeni në momentin e duhur për ta pritur atë. Ndjenjat pozitive mund t’ju drejtojnë drejt një lidhje të sinqertë dhe premtuese.