Horoskopi javor nga Paolo Fox për 13-19 Nëntor 2023. Dhe renditja për të 12 shenjat zodiakale

Horoskopi javor i Paolo Fox nga 13 deri në 19 nëntor 2023, renditja nga Dashi tek Peshqit: periudhë e rëndësishme për Luanin

Mirësevini në rubrikën kushtuar horoskopit javor të Paolo Fox i cili së fundi ka ndryshuar mënyrën e pasqyrimit zodiakal duke e ndarë parashikimin e përjavshëm në tri kategori, ndjenjat, puna/shkolla dhe vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes tuaj javore nga 1 deri në 5.

Zbuloni se si do të jetë java juaj duke lexuar parashikimet e mëposhtme astrologjike nga e hëna 13 deri të dielën më 19 nëntor 2023 mbi dashurinë dhe punën.

Përgjigja e yjeve në lidhje me renditjen e dymbëdhjetë shenjave të zodiakut është gjithashtu e disponueshme:

○ (javë e vështirë);

○ ○ (javë e mjaftueshme);

○ ○ ○ (javë diskrete);

○ ○ ○ ○ (javë e mirë);

○ ○ ○ ○ ○ (javë fantastike).

Dashi

Dashuria

Venusi fillon një tranzit që është më dizavamntazh me shenjën tuaj, disa çështje pune ka të ngjarë të çojnë në prioritete të tjera duke zhvendosur prioritetin sentimental. Është thelbësore të shmangen përplasjet e drejtpërdrejta. Marrëdhëniet që tashmë kanë përjetuar komplikime mund të menaxhohen me më shumë lodhje.

Puna

Mërkuri i favorshëm inkurajon mundësinë për të fituar një sfidë. Përdoreni këtë javë të re për të sqaruar shumë gjëra.

Vlerësimi : ○ ○ ○ ○

Demi

Dashuria

Po dilni nga një periudhë komplekse dhe po kërkoni mundësi të reja. Marrëdhëniet me Dashin dhe Bricjapin karakterizohen nga nervozizmi. Që nga fundi i tetorit keni kërkuar një qetësi shpirtërore të humbur për shkak të punës apo biznesit. Mos i trazoni shumë ujërat këtë fundjavë. Diçka ka ndryshuar, sepse gjithçka po rëndon mbi supet tuaja.

Puna

Ata që kanë një punë si të punësuar, kohët e fundit u është dashur të përballen me një negociatë të sikletshme, delikate. Ka nga ata që u është dashur edhe të mbrojnë imazhin e tyre.

Vlerësimi: ○ ○ ○

Binjakët

Dashuria

Me Venusin në një aspekt të favorshëm, marrëdhëniet e dashurisë përmirësohen. Megjithatë, ka ende diçka të çuditshme për lidhjet e lindura në tetor. E marta 14/11 mund të bëhet e vështirë për t’u përballur me një situatë. Megjithatë, nëse marrëdhënia juaj në çift është në këmbë pavarësisht javëve të fundit të komplikuara, do të thotë se është e rëndësishme.

Puna

Ka ndryshime pune që nuk dëshironi t’i bëni, por që janë të pashmangshme. Nëse keni biznesin tuaj, mund të merrni një propozim nga kompani të tjera, për bashkëpunim, por edhe më shumë.

Vlerësimi : ○ ○ ○

Gaforrja 

Dashuria

Një person që dukej i rëndësishëm në muajin tetor nuk është më i tillë, ndoshta ju jeni lënduar me një nga vendimet e tij. Një zgjedhje duhet bërë kur të jeni të sigurt se nuk do të gaboni. Nga ana tjetër ka shumë shpenzime dhe kjo mund të çojë në tension për ata që janë në raport bashkëjetese.

Puna

Mos krijoni polemika të panevojshme. Ata që kanë një biznes të pavarur do të jenë në gjendje të shohin disa përfshirje pozitive.

Vlerësimi : ○ ○ ○ ○

Luani

Dashuria

Java e re duket të jetë e rëndësishme, Afërdita, e cila është në një aspekt të favorshëm, vë në “tavë” takimet, sidomos në fundjavë. Nga ana tjetër, çiftet në krizë duhet të bëjnë një zgjedhje, por kjo javë që nis nesër 13/11, është një ndihmë e madhe pasi planetët janë në anën tuaj.

Puna

Rritje e mirë e punës. Por në jetën tuaj profesionale mbretëron pavendosmëria për shkak të partnerëve apo bashkëpunëtorëve që ju kanë tradhtuar në të shkuarën.

Vlerësimi : ○ ○ ○ ○ ○

Virgjëresha

Dashuria

Mos kërkoni emocione të veçanta, lërini gjërat në dorë të fatit. E enjtja do të jetë një ditë e dobishme për të sqaruar çdo çështje të pazgjidhur. Disa çifte, u është dashur të përballen me momente të vështira, në disa prej tyre, nga njëra palë janë përpjekur të minojnë marrëdhënien.

Puna

Është e rëndësishme të menaxhoni mirë çështjet ekonomike. Të martën dhe të mërkurën mund të zemëroheni pasi mund të nuhatni se diçka nuk shkon siç duhet.

Vlerësimi : ○ ○ ○

Peshorja

Dashuria

Afërdita është në shenjën tuaj, jetoni të gjitha situatat me dashuri dhe haré. Nëse jeni të interesuar për një person, mund t’i afroheni duke u përpjekur të kuptoni se si ju sheh. Do të ishte me vend të merrnit një mesazh të qartë: Nëse jeni duke u rikuperuar nga një ndarje, rindërtoni jetën tuaj mbi një bazë të re.

Puna

Shumë prej jush përjetuan një moment kompleks në fillim të tetorit. Keni patur shpenzime për shtëpinë dhe familjen. Kjo që po afron është një javë reflektimi, e cila gjithashtu ju ndihmon të gjeni zgjidhjet e duhura për disa probleme.

Vlerësimi : ○ ○ ○

Akrepi

Dashuria

Është një periudhë emocionesh të rëndësishme. Hëna e kësaj jave ju ndihmon të bëni një diskutim konstruktiv për të ardhmen tuaj sentimentale. Çiftet me familje, mund të përballen me disa probleme në shtëpi me fëmijët e tyre. Dy javët e ardhshme ndihmojnë në zgjidhjen e çështjes.

Puna

Nëse keni pasur frikë se mos nuk do të keni sukses në një projekt, tani i keni idetë e qarta. Dhe mund t’i çoni idetë tuaja përpara në maksimum.

Vlerësimi : ○ ○ ○ ○

Shigjetari

Dashuria

Mërkuri sjell një dëshirë të madhe për të bërë njohje të reja. Disponueshmëria juaj dyfishohet deri në atë pikë sa mund të përfshiheni në dy dashuri. Yjet nuk kanë fuqinë për të shëruar një keqkuptim të vjetër, por tani është e mundur të gjeni sërish qetësinë.

Puna

Dëshira për të bërë gjëra të ndryshme nga e kaluara, po kthehet. Analizoni atë që dëshironi dhe do të shmangni humbjen e kohës.

Vlerësimi : ○ ○ ○ ○ ○

Bricjapi

Dashuria

Nëntori që jemi, i jep fund të gjitha marrëdhënieve që nuk meritojnë të ekzistojnë. Ndonjëherë jeni të ashpër në gjykimet tuaja, por kushtojini vëmendje mendimeve të dyta. Çiftet, kanë nevojë për të sqaruar diçka të rëndësishme, për t’u afruar me njëri-tjetrin nëse ka pasur një largim. E premtja, ditë interesante për të folur.

Puna

Jupiteri dhe Saturni janë në një aspekt të shkëlqyer, prandaj një takim pune nuk duhet nënvlerësuar.

Vlerësimi : ○ ○ ○ ○

Ujori

Dashuria

Po vijnë ditë që ndihmojnë për të zgjidhur disa çështje të lindura në tetor. Ju mendoni se i keni mbyllur hesapet me të kaluarën, por nuk ju ka pëlqyer kurrë “gjella e ringrohur”, por i doni gjërat në kohë. Zgjedhje të rëndësishme vijnë për ata që prej vitesh jetojnë në një lidhje dashurie të përthithur shpesh nga gjendje shumë të vështira.

Puna

Dëshira për të bërë gjëra rikthehet dhe rezultatet nuk mungojnë. Krahasuar me fillimin e tetorit, keni fituar një qetësi më të madhe, ose keni mbyllur disa çështje që po ju shqetësonin.

Vlerësimi : ○ ○ ○ ○ ○

Peshqit

Dashuria

Në mes të javës priten shumë shpërqendrime dhe nervozizëm. Përplasjet mund të lindin nëse dikush nuk është i qartë me ju ose dhe ju me të. Të mërkurën do të jetë mirë të shmangni çdo trazim. Ka nga ata që mendojnë shumë për punën, dhe nga ata që janë larguar nga partneri/ja i tyre sepse ndihen të keqkuptuar. Disa çifte do duhet të marrin një vendim të rëndësishëm për shtëpinë e tyre dhe mund të ketë probleme financiare.

Puna

Mërkuri disonant rekomandon të tregoheni shumë të kujdesshëm me paratë. E në këtë kuadër, ata që janë punëmarrës, disa janë hedhur në mendime se paguhen pak për atë që bëjnë.

Vlerësimi : ○ ○ ○

Author: horoscope