Horoskopi javor nga Paolo Fox për 11 deri më 17 tetor 2021

A jeni gati për këtë ndryshim? A jeni kurioz të dini se si do të kalojnë këto 7 ditë të ardhshme? A do të jetë dikush me fat në dashuri mes jush? Dhe a do të jetë dikush nga ju që do të marrë ndonjë propozim të mirë për një vend pune? Mjaft me pyetjet, këtu jeni në vendin e duhur: na duhet vetëm të zbulojmë gjithçka me parashikimet e Paolo Fox që noa.al jua sjell më poshtë për të 12 shenjat e zodiakut.

Sepse këtu është takimi më i shumëpritur i javës, horoskopi javor i Paolo Fox astrologut më të dashur në Itali, i cili do të zbulojë atë që parashikojnë yjet për 7 ditët në vijim. Pra, le të shohim se çfarë na pret nga 11 deri më 17 tetor 2021

Dashi

Tre yje për Dashin. Jo keq këtë javë për dashurinë: ndjenjat zgjohen dhe kulmi do të arrihet të Dielën. Mundohuni të bëni atë që mundeni, lëreni veten të shkojë edhe nëse do të jetë vetëm një takim i rastit. Në punë, nuk keni pse të shpërqendroheni: jeni pak në ankth, jeni duke pritur për rezultate që nuk arrijnë dhe kjo ju shqetëson. Disa vendime të marra gjatë verës tani mund të mos kenë rëndësi, kështu që le të vazhdojmë dhe të fillojmë nga e para!

DEMI

Pesë yje për Demin. Venusi nuk është më në kah të kundërt me shenjën tuaj të zodiakut dhe në dashuri tani është koha për të buzëqeshur.

Favorizoni takimet e reja, së shpejti do të përjetoni disa emocione të mira (veçanërisht kushtojini vëmendje ditës së martë).

Ekziston një harmoni e madhe me njohjet e vjetra dhe të reja, ju takon vetëm të kuptoni se në cilën rrugë të shkoni. Paolo Fox: Unë rekomandoj të bëni kujdes të enjten.

Në punë, ka shumë shpenzime dhe meqenëse gjithmonë dëshironi të mbani frenat për kontrollin e situatës, bëjeni prapë. Por mos kini frikë: në pak muaj nuk do të ketë më siklete dhe mund të filloni përsëri me projekte të reja!

BinjakëT:

Katër yje për Binjakët. Venusi është kundër, ju po përjetoni një histori dashurie disi të paqartë: mbase mendoni se keni dhënë shumë dhe keni marrë pak.

Mundohuni të shmangni diskutimet të Dielën sepse Hëna do të jetë në kah të kundërt dhe aspak favorizuese për ju.

Por mos u shqetësoni: nga java e ardhshme gjithçka do të kthehet në vendin e vet dhe ju takon juve të vendosni se çfarë doni të bëni.

Në punë, do të mund të keni vënë gjërat në vijë dhe gjatë fundjavës së ardhshme ka mundësi të mira për të shfrytëzuar frytin e mundimit duke pushuar me tepri.

Keni ide të mira, jeni shumë krijues dhe Mërkuri, veçanërisht në mes të javës, do të jetë në anën tuaj. Çfarë mund të kërkoni më shumë nga jeta?

Gaforrja:

Katër yje për shenjën e Gaforres.

Në dashuri, historitë e lindura kohët e fundit janë zhytur në një udhëkryq, ju po i vini në provë ato (madje edhe tek disa ku janë thjesht marrëdhënie miqësore).

Po përpiqeni të kuptoni dikë, të kapni qëllimet e tij dhe ende nuk është e qartë si do t’ia dilni.

Keni forcë argumenti veçanërisht të martën kur do të jeni bindës, ndërsa të enjten do të jeni më të relaksuar dhe gjërat duket të shkojnë më mirë.

Në punë, javët e fundit kanë qenë të vështira, por gjysma e dytë e tetorit do të jetë një periudhë e gjitha në anën tuaj.

Kujdes nga debatet: shumë njerëz nuk e kuptojnë mënyrën tuaj të të folurit, por përpiquni të mos ktheheni gjithmonë në të kaluarën kur flisni me njerëz për të tashmen. Thjesht nuk ju ndihmon!

Luani :

Katër yje për Luanin.

Venusi është në anën tuaj dhe e diela 17 do të jetë një ditë e veçantë për të takuar njerëz të rinj.

Historitë që kanë përfunduar keq nuk mund të rikuperohen, por qielli është premtues dhe juve ju mbetet vetëm që të përfshiheni. Emocione të reja po vijnë.

Në punë, Saturni është në disavantazh ndaj jush dhe sjell ndryshime. Megjithatë ju jeni një person i guximshëm, dini si të silleni me të rejat që përballeni. Kujdes sepse e hëna do të jetë një ditë e ngarkuar!

Virgjëresha:

Tre yje për shenjën e Virgjëreshës.

Në dashuri mund të përjetoni shumë tensione, në këtë pikë ju volit që më mirë të mos merreni me të kaluarën.

Nëse jetoni një histori, duhet ta pranoni ashtu siç është: lëreni veten të udhëhiqet nga instinkti, edhe nëse është e vështirë për ju, sepse jeni shumë racional dhe gjithmonë dëshironi të mendoheni mirë para se të ndërmerrni çdo hap.

Në punë, fillimi i javës do të jetë i rëndë, bëni më mirë atë që është e nevojshme në rutinën e përditshme të punës që merreni.

Do të ndaloni së reflektuari dhe do të përpiqeni të zhvilloni strategjitë më të mira për të ardhmen!

Peshorja.

Në dashuri nuk është koha për të ndaluar së kërkuari, përkundrazi. Venusi është në anën tuaj, Dielli është në shenjën tuaj: çfarë mund të kërkoni më shumë?

Nuk ju mungon sharmi dhe mund të keni takime vërtet të veçanta: periudha është e mrekullueshme për ata që duan të lidhen me dikë. Por mjaft më me ndrojtje!

Në punë, yjet ndihmojnë njerëzit kreativë dhe ata që punojnë në kontakt me publikun.

Një ide e mirë mund të lindë të hënën ose të enjten, por të martën mund të ketë një rënie që duhet adresuar. Pa merak se gjithçka zgjidhet!

Akrepi .

Lëreni veten të shkoni pas gjërave që rrjedhin dhe bashkohuni pa shumë frikë me miqtë e lindur në javët e fundit.

Saturni është disonant dhe nuk do t’ju lërë të braktisni veten: shpesh keni takuar një person të këndshëm, por keni pasur frikë të përfshiheni shumë për të krijuar lidhje me ta.

Në punë, mund të jeni duke bërë gjëra të ndryshme nga ato që jeni marrë në të kaluarën: keni kërkuar ndryshimin, por tani duhet kohë për t’u përshtatur.

Kujdes për çështjet ligjore, deri në dhjetor është më mirë të mos bëni ndonjë gabim!

Shigjetari :

Pesë yje për shenjën e Shigjetarit.

Lajm i mirë për dashurinë: Venusi është në shenjën tuaj dhe qielli jep një sinjal të mirë për ata që kërkojnë një histori të re.

Edhe një aventurë mund t’ju japë emocione të bukura: të Dielën 17, Hëna dhe Venusi do të jenë në shenjën e Shigjetarit, por edhe të enjten yjet janë në anën tuaj. Me pak fjalë, çfarë mund të kërkoni më shumë?

Në punë, kërkoni një shpagim. Sepse ju, (ndoshta) në diçka keni shkuar shumë larg.

Ata që kanë pasur vështirësi financiare ose ligjore tani mund të marrin zgjidhje duke kontaktuar një ekspert.

Bricjapi :

Katër yje për ata që kanë lindur nën shenjën e Bricjapit.

Nëse jeni beqarë, filloni të njihni më shumë njerëz, duke e lënë veten të shkojë pas rrjedhës së njohjeve të reja.

Kjo ndodh sepse në Nëntor Venusi do të jetë në anën tuaj dhe të gjitha historitë që dalin tani, edhe nëse duken të brishta në fillim, do të bëhen të rëndësishme në të ardhmen.

Hëna të martën kalon në shenjën tuaj dhe është dita e duhur për të takuar njerëz të rinj, shumë intrigues.

Në punë, nuk ka ekuilibër sepse keni krijuar bindjen se po bëni shumë dhe po fitoni pak.

Mos lini t’ju ikin nga sytë perspektivat, rezultatet në Nëntor nuk do të mungojnë!

Ujori :

Pesë yje për Ujorin.

Venusi dhe Jupiteri janë në anën tuaj dhe kjo javë në dashuri është premtuese: përpiquni të kultivoni miqësi të reja, të lini veten të hidhet pas mundësive për takime dhe njohje të reja.

Por mbani parasysh: edhe marrëdhëniet rastësore nuk janë të këqija, megjithatë, nga ana tjetër duhet të mendoheni mirë para se të lidheni me dikë.

E enjtja do të jetë dita më pasionante e javës.

Në punë, kjo javë është pozitive dhe ata që janë në kontakt me publikun duhet të përfitojnë nga tranziti i ri pozitiv i Venusit.

Peshqvit:

Tre yje për ata që kanë lindur nën shenjën e Peshqve.

Kushdo që ka përjetuar një krizë në fillim të gushtit tani duhet të përpiqet ta kapërcejë atë, për të shkuar më tej, për të ecur përpara.

Keni bashkëpunim me një person, kjo është arsyeja pse jeni të qetë, por diçka ende ju mundon, ndaj përpiquni të mos mendoni shumë për të kaluarën, veçanërisht të Dielën. Ndoshta jeni zhgënjyer nga dikush? E pra, ju e dini pse keni ndjenja të çuditshme.

Në punë duhet të gjeni qetësi dhe muaji tetor do ju ndihmojë. Gjithçka fillon pak ngadalë dhe mes të hënës dhe të mërkurës duhet të përballeni me disa probleme, por kokën lart dhe gjithçka do të zgjidhet!

Author: admin