Dashi: Dashi i dashur, edhe ju e ndjeni fort zjarrin e pasionit dhe do të bënit mirë ta jetoni në maksimum. Nga ana tjetër, ardhja e Mërkurit në Gaforre duhet t’ju paralajmërojë për shpenzimet, që duket se po i merrni paksa lehtë. Hidhini një sy llogarisë bankare përpara se të jetë tepër vonë.
Demi: Të dashur Dema, horoskopi për javën nga 3 deri më 9 korrik ju këshillon që t’i merrni seriozisht çështjet tuaja të zemrës. Është koha të përballeni me të gjitha të pathënat, të flisni për gjëra që ju bëjnë nervozë, por me të cilat nuk jeni përballur kurrë për të pasur një jetë më të qetë. Besojini këto ditë intuitës suaj, sepse nuk do t’ju zhgënjejë.
Binjakët: Të dashur Binjakë, më në fund ndiheni gati për të bërë mirë llogaritë tuaja. Ky është një hap i detyrueshëm, që do t’ju shërbejë për të hedhur themelet e së ardhmes. Yjet ju këshillojnë që të bëni një pasqyrë të plotë të situatës suaj financiare. Edhe ju vetë jeni të ndërgjegjshëm që duhet të përpiqeni të mblidhni fondet për të bërë realitet ëndrrën tuaj të radhës.
Gaforrja: Të dashura Gaforre, urime! Po fillon për ju një sezon i bukur, të cilin duhet ta shijoni me një frymë të re pozitiviteti. Mërkuri gjithashtu ju favorizon, fare mirë mund të themi se tani jeni vërtet aty ku duhet: në qendër të festës! Por kjo nuk ju intereson shumë, e rëndësishme për ju është që të festoni së bashku me njerëzit më të dashur. Çfarë doni më shumë nga jeta?
Luani: Të dashur Luanë, zjarri i erosit dhe i pasionit ende ju ndriçon ditët. Ju absolutisht duhet të përfitoni nga ky moment dhe të ndjeni gjithë këtë energji të bukur. Në punë, megjithatë, duhet ende durim dhe diplomaci. Bëjini mirë llogaritë dhe vëruani veshin yjeve. Planifikojini mirë ditët e pushimeve, në mënyrë që të ktheheni nga to me forca të reja.
Virgjëresha: Të dashura Virgjëresha, horoskopi për javën nga 3 deri më 9 korrik ju gjen plot besim në vete për të ardhmen dhe në forcat tuaja. Vëmendja juaj hëpërhë është e përqendruar në çështjet materiale, të cilat janë vërtet shumë të favorizuara. Investime, shitje, por edhe lojëra në lotari. Vini bast gjithçka për veten tuaj.
Peshorja: Peshore të dashura, duke filluar nga kjo javë ju keni një avantazh në punë dhe shumë gjëra në dispozicionin tuaj, kështu që nuk është ende koha që ju të mendoni për pushimet. Ka shumë për të bërë, duke shfrytëzuar në maksimum favorizimin e yjeve që duan t’ju ndihmojnë të shkëlqeni dhe të merrni kënaqësi, qoftë edhe materiale, gjë që e keni aspiruar prej disa kohësh.
Akrepi: Të dashur Akrepa, ruani qetësinë! Horoskopi i javës ju sfidon, ju ngarkon me angazhime dhe përgjegjësi. Kjo është një periudhë prove për ju dhe duhet të punoni shumë për ta kaluar me sukses. Veçanërisht duhet të kujdeseni për punët e zemrës, që po kthehen në një çështje stresuese, me të cilën duhet të merreni në ditët në vijim. Megjithatë, për fat të mirë, Mërkuri ju sjell shumë aleatë te të cilët mund të mbështeteni dhe t’u delegoni çfarë ta shikoni të arsyeshme, në mënyrë që t’u përkushtoheni çështjeve tuaja familjare.
Shigjetari: Të dashur Shigjetarë, gjithçka po shkon më së miri për ju. Horoskopi i javës nga 3 deri më 9 korrik parashikon se do të keni fat në dashuri dhe në familje. Gjithashtu, edhe çështjet e punës do të ecin më mirë. Surprizat më të mira do të vijnë nga bashkëpunimet me kolegë, klientë, por edhe nga njohjet e rastësishme, që do t’ju sjellin fat. Shijojeni këtë moment të bukur në këtë verë të shkëlqyer të 2023-shit.
Bricjapi: Të dashur Bricjapë, është koha t’i jepni vetes pak hapësirë, që të merrni frymë lirshëm. Merreni me të mira veten tuaj dhe njihjani meritat për gjithçka që keni bërë kohët e fundit. Pikërisht se jeni lodhur shumë deri më tani, meritoni një pushim të këndshëm për të ripërtërirë forcat. Mos e shtyni për më vonë.
Ujori: Të dashur Ujorë, dalëngadalë gjërat do të shkojnë në vendin e vet dhe kaosi në të cilin jeni zhytur prej javësh tashmë herët apo vonë do të rregullohet. E keni shumë të nevojshme që të merrni një periudhë pushimi dhe t’i përkushtoheni më shumë vetes. Duhet të çlodhni trupin edhe mendjen. Bëjeni sa më parë.
Peshqit: Të dashur Peshq, po fillon për ju një periudhë shumë e bukur! Yjet parashikojnë se në këtë verë të vitit 2023 ju do të shkëlqeni. Ndiheni shumë energjikë dhe keni plot ide të reja në mendje. Është e këshillueshme që t’i shtyni pushimet hëpërhë, në mënyrë që ta shfrytëzoni sa më shumë këtë moment fatlum për nismat tuaja të punës.