Horoskopi javor nga astrologu i njohur Paolo Fox, këto shenja do t’i kenë punët shkëlqyer në datat 13-19 korrik

Dashi: Dashi do të jetë në vend të dytë për këtë javë. Këto do të jenë ditë të mbara, sidomos në aspektin e ndjenjave. Në familje do të keni një klimë të qetë, ku do të mbizotërojë dialogu. Mos harroni se nuk mund t’u shmangeni përjetësisht temave të sikletshme dhe fundjava është momenti më i mirë për t’i diskutuar ato. Për ju beqarët ky është momenti i përshtatshëm që t’i propozoni personit që e keni për zemër,  sepse me siguri do të keni sukses.

 

Demi: Shenjës suaj i takon vendi i 11-të. Situata pritet që të jetë e tensionuar. Do të jeni të dhënë pas formaliteteve, duke i vënë në dukje të gjithëve mangësitë. Njerëzit që ju rrinë pranë nuk do të jenë entuziastë nga reagimet tuaja, si në aspektin familjar edhe në atë personal. Do t’ju duket sikur edhe gjëja më e vogël do të përbëjë shkas për të debatuar. Mundohuni që të mos hyni në polemika dhe mos u përpiqni ta keni gjithçka në kontroll.

 

Binjakët: Binjakët do të jenë mbretërit e zodiakut për këtë javë. Gjithçka do të shkojë më së miri në sferën e ndjenjave. Data 16 dhe 17 do të jenë me fat, sepse Hëna së bashku me Venusin do të kalojnë në shenjën tuaj. Do të jeni shumë të favorizuar në dashuri dhe do të kaloni momente pasioni me personin që dashuroni. Edhe pse puna do të kalojë në vend të dytë, Venusi do t’ju ndihmojë dhe në këtë aspekt.

 

Gaforrja: Do të kaloni ditë të vështira, sepse këtë herë shenja juaj do të jetë në vend të 9-të. Nuk do të merrni rezultatet që prisni në punë, pavarësisht përpjekjeve tuaja. Jo pak herë do të përjetoni ankth dhe stres dhe për më tepër pa arsye. Për fat, në momentet e vështira do të keni mbështetjen e partnerit, që me dashurinë e tij do t’ju lehtësojë. Në fundjavë gjithçka do të marrë për mirë.

 

Luani: Pritet që kjo të jetë një javë e mbarë dhe këtë herë ju takon vendi i tretë. Në aspektin financiar gjërat do të ecin mjaft mirë. Me kalimin e kohës të ardhurat do të shtohen dhe situata juaj ekonomike do të përmirësohet. Tani është momenti i përshtatshëm që të bëni disa investime që po i mendonit prej kohësh. Duket se dhe marrëdhënia me partnerin do të shkojë më së miri.

 

Virgjëresha: Nuk pritet që kjo të jetë një javë fort e mbarë në aspektin profesional. Duket se disa ekuilibra do të ndryshojnë, duke bërë që detyrimisht të tregoheni më të kujdesshëm në hapat që do të hidhni. Tensionet në vendin e punës nuk do t’ju lejojnë të punoni të qetë dhe me sa duket do t’ju pengojnë dhe që të pushoni në fundjavë. Zgjidhja do të ishte që çështjet e punës të mos mbarteshin në shtëpi. Këtë herë Virgjëresha do të jetë në vend të shtatë.

 

Peshorja: Peshores për këtë javë i takon vendi i pestë. Me sa duket këto ditë do të bini në rutinë. Tani do të keni rastin të merreni me disa punë që kishit kohë që i shtynit. Nuk do të shpëtoni prej monotonisë as në vendin e punës dhe as në jetën në çift. Do të jeni të ftohtë karshi partnerit dhe komunikimi nuk do të jetë pika juaj e fortë. Prania e miqve do t’ju gjallërojë dhe nuk do t’ju lejojë të bini në pesimizëm.

 

Akrepi: Hëna do të kthehet nga kjo shenjë, duke bërë të mundur që t’u përkushtoheni pasioneve tuaja. Në këtë mënyrë do të shpërqendroni vëmendjen nga ankthi i kësaj periudhe dhe do të merreni me veprimtari krijuese. Mungesa e entuziazmit në punë do t’ju bëjë dhe më të prirur ndaj aventurave. Bërja e një udhëtimi me një mik që ndan të njëjtat interesa me ju do të ishte një ide e mirë.

 

Shigjetari: Nuk do t’ju ndahen shqetësimet edhe për këtë javë. Problemet në punë do të reflektohen edhe në marrëdhënien tuaj, ku do të mbizotërojnë debatet dhe nervozizmi. Do të ndiheni nostalgjikë dhe me raste nuk do të keni kthjelltësinë e duhur për të marrë vendime. Bëni kujdes si silleni me partnerin, sepse mund të ndihet i lënë pas dore. Për fat, në fundjavë situata do të përmirësohet dhe do të keni rastin t’i diskutoni gjërat me qetësi. Këtë herë ju takon vendi i tetë.

 

Bricjapi: Bricjapi do të renditet në vend të dhjetë. Duket se gjërat nuk do të ecin fort mbarë si në dashuri edhe në aspektin profesional. Kjo situatë do t’ju bëjë nervozë dhe me raste tekanjozë. Mundohuni të mos reagoni në mënyrë të ekzagjeruar prej tensioneve në punë, sepse për momentin nuk mund të gjeni mbështetje as te partneri dhe as te familjarët. Por mos u shqetësoni, sepse kjo është vetëm një periudhë kalimtare.

 

Ujori: Në vend të katërt për këtë javë do të jenë Ujorët, të cilët do të tregohen më kokëfortë se kurdoherë. Këmbëngulja juaj, sidomos gjatë ditëve të para të javës, do të bëjë të mundur arritjen e objektivave në sferën profesionale, që i dëshironit prej kohësh. Herë-herë do të dështoni dhe herë të tjera do t’ia dilni mbanë. Fitimet që do të nxirrni nga puna juaj do t’ju bëjnë më të lehtë përballimin e kësaj situate të vështirë.

 

Peshqit: Një javë aspak e mbarë për të lindurit në shenjën e Peshqve, sepse këtë herë ju takon vendi i 12-të. Do të jeni më të rezervuar dhe më të heshtur se kurdoherë, aq sa do të jetë e vështirë t’ju bësh të flisni. Edhe në vendin e punës nuk do t’i shikoni me sy të mirë bashkëpunimet. Kjo sjellje juaja do të bëhet shkas për debate, por duket se juve nuk ju intereson. Ditën e enjte do të kaloni një  mbrëmje romantike në shoqërinë e partnerit, ashtu si nuk ndodhte prej kohësh.

 

Author: admin