Horoskopi javor: Dashuria, puna, financat/ Zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë

Dashi

Këtë javë shenja e dashit do të fokusohet më së shumti tek karriera. Planetët lëvizin në drejtimin e sektorit të punës tuaj apo vendit ku punoni. Bëni kujdes nga Mërkuri pasi do të hyjë në fushën tuaj erotike, duke ju bërë më pak të frikësuar për t’u përfshirë dhe për të krijuar lidhje me dike apo mardhënie seksule me dike. Përpiquni të evitoni zënkat dhe sherret gjatë kësaj jave në familje ose ndryshe do të lëndoheni.

Demi

Këtë javë fokusi juaj do të jetë tek gjërat e mëdha dhe jo tek to të vogla. Mërkuri pritet të hyjë në zonën tuaj të dashurisë duke ju ndihmuar edhe më shumë në çështjet e komunikimit me persona që mund të jenë partnerë me ju ose me partnerin tuaj aktual. Ndërkohë Marsi do të ndërhyjë në çështjet tuaja të shëndetit dhe mirëqenies duke ju bërë të ndiheni më të fortë se kurrë më parë. Gjatë javës mund të ndërmeri dicka të re në lidhje me punën.

Binjakët

Këtë javë do të bënit mirë të fokusoheshit tek partneri. Mërkuri do të hyjë në zonën tuaj të shëndetit duke ndikuar që ju të organizoheni rutinën tuaj në mënyrë që të ndiheni sa më mirë. Këtë javë do të keni mundesi të ndiheni më të motivuar se asnjëherë më parë. Kjo është periudha më e mirë për të nisur takime të reja. Kini kujdes me aspektin financiar. Duket se ju pëlqen të shpenzoni më shumë nga se merni para në dorë.

Gaforrja

Merkuri është drejtuar për në zonën tuaj të romancës dhe ndryshimet do t’i ndieni që të mërkurën. Do ndiheni me rrehat dhe të relaksuar. Përcaktoni kufinjtë tuaj dhe filloni t’i besoni më shumë të tjerëve, jo të gjithë janë individë negativë. Ndryshime priten të ndodhin gjatë kësaj jave edhe në shtëpinë tuaj, ku pritet të mendoni për t’a rinovuar atë ose bëni një ndryshim të vogël.

Luani

Këtë javë çdo aspekt në jetën tuaj, duket se fiton më shumë balance dhe qëbdrueshmëri. Do të ndiheni shumë mirë në shoqërinë e partnerit dhe diçka të tillë do e reflektoni se sa shumë keni nevojë për të. Shumë çështje që keni patur pezull duket se më në fund u ka ardhur fundi. Edhe në punë më në fund do të arrini rezultatet e duhura pasi të bashkëpunoni me kolegët. Do të arrini shumë më shumë gjëra nga se keni pretenduar.

Virgjëresha

Mundohuni të mos jeni kaq perfeksionit ju të Virgjëreshës. Plutoni do të jetë përfshihet në sektorin tuaj të kreativitetit duke ju bërë të dalloni tek njerëzit e tjerë. Për të ndihmuar më shumë tek kjo pjesë Mërkuri hyn në zonën tuaj të inteligjencës duke bërë që ju të tregoni më shumë nga vetja me mendimet tuaja. Përmes Marsit do të mund të kurseni para gjatë kësaj jave, çka do të përmirësojë gjendjen tuaj.

Peshorja

Jemi zyrtarisht në sezonin tuaj Peshore!Kjo është periudha e duhur kur ju do të mund të shkëlqeni edhe më shumë pasi gjithë planetët janë në anën tuaj. Do të ndiheni më të sigurt në vete këtë periudhë. Gjithashtu edhe sa i përket sektorit ekonomik gjithçka do të jetë në përmirësim. Marsi do të japë më shumë energji dhe motivimit këtë javë.

Akrepi

Fjalët tuaja kanë shumë peshë akrep. Plutoni do të jetë në zonën tuaj të komunikimit kështu që bëni kujdes me ato që do të thoni. Këtë do të hyjë në shenjën tuaj të enjten duke ju bërë shumë flirtues. Ju do të flisni shumë gjatë këtë javë dhe diçka e tillë nuk është në tipin tuaj.

Shigjetari

Këtë javë do të kuptoni më shumë pushtetin tuaj dhe sa vleni shigjetar. Diçka e tillë do të ndodhë pasi Plutoni do të jetë në këtë zonë. Më pas Mërkuri do të përmirësojë jetën tuaj dashurore duke ju sjellë paqen që meritoni. Pritet të kaloni një fundjavë mjaft të mirë me miqtë dhe është koha e duhur për diçka të tillë.

Bricjapi

Kjo javë paraqitet e fuqishme për ju në çdo aspekt bricjap. Mërkuri hyn në sektorin tuaj të miqësisë të enjten duke ju bërë të parrezistueshëm. Marsi do të hyjë në sektorin tuaj të karrierës duke ju bërë më shumë motivues si dhe të ndiheni lider.

Ujori

Të lësh diçka të ikë, nuk do të thotë dorëzim ujor. Plutoni ju ndihmon të gjeni forcën për t’u dorëzuar. Gjithashtu Mërkuri do të hyjë në zonën tuaj të karrierës këtë të enjte duke ju lidhur më shumë me njerëzit. Gjithashtu Marsi do të ndikojë që të udhëtoni më shumë, duke ju ndihmuar të eksploroni dhe të gjeni vende të reja.

Peshqit

Do të ndiheni mirë këtë javë me miqtë tuaj, për shkak të Plutonit. Mërkuri hyn në sektorin tuaj të udhëtimeve dhe për këtë arsye do ju duhet të mësoni një gjuhë të re apo një kulturë të re. Pritet që të jeni mjaft të suksesshëm në sektorin e ndjenjave pasi do arrini të fitoni zemrën e personit që doni./CNA.al

Author: admin