Dashi: Mund të mbështeteni tek Venera!
I dashur Dash kjo do të jetë një javë pak nervoze për shenjën tuaj: Mërkuri në një pozitë jo të favorshme nuk lehtëson marrëdhëniet ndërnjezore, ndërsa Hëna në kundërshtim ditën e shtunë dhe të djelë mund t’ju bëjë të humbni durimin shumë lehtë. Në punë mund të ketë shqetësim ose ngadalësim. Për fat të mirë do të keni në krah një Venerë të shkëlqyeshëm, i cili do t’ju jap shumë fat në dashuri.
Demi: Një Hënë e bukur!
I dashur Dem qielli vazhdon të jetë në anën tuaj. Mërkuri, Jupiteri dhe Saturni ju shtyjnë të arrini qëllimet tuaja, duke ju ndihmuar të planifikoni dhe të gjeni mundësitë e duhura ose kontaktet e duhura. Veçanërisht me fat do të jenë ditët: e hënë, e enjte dhe e premtja kur një Hënë e bukur dhe e favorshme për shenjën tuaj do t’ju ndriçojë rrugën tuaj madje dhe në fushën sentimentale. Është një periudhë në të cilën mund konsolidohen lidhje të rëndësishme dhe të ndërtohen lidhje të reja.
Binjakët: A është ai njeriu i duhur?
I dashur Binjak tranziti i gjatë i Venusit në shenjë vazhdon për ju. Romanca është dhe më e zjarrtë pas disa muajsh me planetin e dashurisë në lidhje. Ata që kanë pasur një lidhje të qëndrueshme për ca kohë do ta shohin atë të rilind. Ditë më me fat të javës do të jenë e shtuna dhe e djela.
Gaforrja: Mundësi të reja!
E dashur Gaforre java juaj fillon e shkëlqyeshme me një Hënë të shkëlqyeshme e gatshme për t’ju sjell fat. Së bashku me lidhjen e Mërkurit do t’ju garantoj mundësi të reja dhe shumë lajme të mira, në veçanti të enjten dhe të premten. Megjithatë Marsi në një pozitë jo të favorshme ju bën të ndjeheni pak të lodhur dhe të stresuar.
Luani: Shumë energji!
I dashur Luan më në fund po rikuperoni energji dhe qetësi pas disa muajsh mjaft të ndërlikuar. Marsi i favorshëm dhe Saturni që nuk është në kundërshtim me shenjën tuaj ju japin një forcë të re dhe shumë vendosmëri. Gjithashtu Venusi në anën tuaj është gati për të forcuar historinë tuaj të dashurisë ose nëse jeni beqar për të lindur një të re. Të martën dhe të mërkurën Hëna në lidhje me shenjën tuaj do t’ju sjellë një lajm të mirë dhe shumë fat!
Virgjëresha: Tensione në dashuri!
E dashur Virgjëreshë nëse gjërat fillojnë të qetësohen për ju nga pikëpamja profesionale, për fat të keq do të duhet të prisni disa javë të tjera të shijoni një qetësi të vogël edhe në fushën e ndjenjave.Venusi i pafavorshëm komplikon marrëdhënien tuaj me partnerin dukë bërë që ai të bëhet gjithnjë e më i nervozuar. Ditët më me fat janë e enjta dhe e premtja, kur një Hënë e bukur në lidhje do t’ju sjellë fat.
Peshorja: Fundjavë romantike!
E dashur Peshore java juaj fillon me pak më shumë lodhje për shkak të kundërshtimit të Marsit dhe një Hëne të pafavorshme. Më mirë të gjitha punët tuaja i lini për të martën. Në punë mund të hasni disa vështirësi shtesë ose bllokime për shkak të Jupiterit, Saturnit dhe Mërkurit: kjo nuk është koha e duhur për të filluar një punë të re. Në vend të kësaj, ju mund të mbështeteni tek Venusi i favorshëm, i cili do t’ju japë – së bashku me Hënën në lidhje – një fundjavë super-romantike!
Akrepi: Një javë paqësore!
I dashur Akrep një javë me qetësi të madhe ju pret, në të cilën mund të mbështeteni në aspektin e shkëlqyeshëm të Mërkurit, i cili do t’ju rrethojë me dashuri dhe respekt për njërëzit që ju interesojnë. Të hënën, të enjtën dhe të premtën një Hënë e bukur me fat do të ndriçojë këto ditë, duke ju sjellë mundësi të reja për takime dhe njohje. Ndërsa ditët më të tensionuara do të jenë e marta dhe e mërkura, ditë kur mund të lindin disa keqkuptime me partnerin.
Shigjetari: Si një slitë!
I dashur Shigjetar jeta juaj e dashurisë kohët e fundit është e ngjashme me një slitë dhe madje edhe një aventurier si ju – i cili me siguri nuk ju pëlqen rutina – fillon të mos jetë në gjendje ta përdor atë më. Por përdorni forcën e Marsit e gatshme për t’ju dhënë shumë energji të reja, të shfrytëzoni sitautën dhe t’i bëni gjërat të qarta. Shmangni argumentat nëse mundeni të enjten dhe të premten kur një Hënë e pafavorshme mund t’ju fus nën rrota.
Bricjapi: Jini të durueshëm!
I dashur Bricjap java juaj për fat të keq fillon me Hënën në kundërshtim duke ju bashkuar dhe kundërshtimi i Mërkurit. Në këtë periudhë duket se gjithçka bëhet më e ndërlikuar, ju mund të hasni në disa blloqe më shumë në rrugën tuaj por mos u shqetësoni: ato janë vetëm vështërsitë e fundit që do të hapin rrugë për një pjesë të dytë të vitit 2020 shumë më mirë se e para. Ndërkohë, përqendrohuni në ditët më me fat: e enjte dhe e premte.
Ujori: Një Hënë në kundërshtim!
I dashur Ujor një Hënë e ‘shëmtuar’ në opozitë rrezikon që ditën e martë dhe të mërkurë të jeni të shqetësuar. Mund të ndjeni një tension të vogël në shtëpi ashtu edhe në punë. Por mos u shqetësoni një Venus i bukur siguron forcë dhe qëndrueshmëri në historinë tuaj të dashruisë, ndërsa Marsi ju jep gjithë forcën dhe vendosmërinë që ju duhet për të dalë nga kjo gjendje.
Peshqit: Një rrugë e re!
Të dashur Peshq planetët janë në anën tuaj veçanërisht nëse keni vendosur të filloni një punë të re ose një udhëtim personal: Mërkuri i favorshmë së bashku me Jupiterin ndihmojnë në ndryshimin dhe garantimin e suksesit. Megjithatë për fat të keq ju duhet të merreni me një Venus të pafavorshëm i cili i rrezikon t’ju sjell grindje dhe tensione në jetën si çift.Ditët e pushimit: e entje dhe e premte.