Horoskopi javor 14 – 20 dhjetor 2020

Dashi

Sfida të reja ju presin në aspektin profesional, si në rastin kur bëhet fjalë për ngritje në detyrë dhe për mundësi të reja pune. Mos u shkurajoni, sepse kjo është mundësia që e prisnit prej kohësh. Duke filluar nga dita e mërkurë do të keni dhe mbështetjen e Marsit. Jupiteri dhe Urani do të ndikojnë në marrëdhëniet me familjarët. Tregohuni të kujdesshëm me ta. Për këtë javë ju takon vendi i gjashtë.

Demi

Njohjet e reja që do të keni këto kohë do të jenë mjaft të rëndësishme për të ardhmen tuaj profesionale. Do të keni mbështetjen e Mërkurit, sidomos në fundjavë. Bëni kujdes me shëndetin, sepse një dhembje e vazhdueshme koke si pasojë e stresit të akumuluar, do të bëhet shkas që të qëndroni të mbyllur në shtëpi. Java do të jetë gjithsesi e mbarë dhe këtë herë ju takon vendi i dytë.

Binjakët

Do të jetë një javë që do ta mbani mend gjatë, për shkak të emocioneve negative që do të përjetoni gjatë këtyre ditëve. Do të jeni të pakënaqur si në sferën profesionale dhe në atë personale. Jo më kot për këtë javë shenja juaj do të renditet e 12-ta. Në mënyrë që ta kaloni sa më shpejt këtë gjendje, përkushtojuni sa më shumë pasioneve tuaja.

Gaforrja

Do të ketë raste kur do t’ju soset durimi, por në përgjithësi do t’ia dilni mbanë vështirësive. Duke përdorur argumentet e duhura, do të fitoni në çdolloj debati. Gjithçka do të shkojë më së miri në aspektin financiar. Keni bërë të pamundurën për të çarë në aspektin profesional dhe më në fund mundi juaj do të shpërblehet. E enjtja pritet që të jetë një ditë e mbarë. Këtë javë do të jeni në vend të tretë.

Luani

Të mahnitesh nga gjërat e bukura është sinonim i një shpirti fisnik. Jini gjithmonë të dëlirë, pavarësisht se njerëzit e mirë jo gjithmonë shpërblehen. Idetë dhe projektet e reja do të mbizotërojnë gjatë dy javëve të para të gushtit. Binomi Diell-Mërkur, që për momentin ndodhet në shenjën tuaj dhe më pas do të kalojë te Virgjëresha, ju dikton që të veproni me kujdes. Për këtë javë do të jeni ju mbretërit e zodiakut.

Virgjëresha

Mos e lini asnjëherë pas dore familjen për t’i dhënë përparësi punës. Çdo gjë që ka të bëjë me jetën tuaj personale kërkon vëmendjen tuaj. Gjendja e rënduar e këtyre javëve të fundit ju shtyn drejt blerjeve të çmendura. Shkas për këtë bëhet edhe ndikimi i Mërkurit dhe Uranit. Por yjet ju këshillojnë të mos e ekzagjeroni dhe të mos u kushtoni rëndësi dëshirave materiale. Këtë herë do të jeni në vend të pestë.

Peshorja

Kjo është një ndër javët që do t’ju duhet të bëni më shumë kompromise. Ditët e para do të jenë më frytdhënëset në aspektin profesional. Situata do të rëndohet disi duke filluar që nga 21 gushti, për shkak të ndikimit të Plutonit dhe Saturnit. Bëni durim dhe tregohuni tolerantë, në mënyrë që të jeni në harmoni me eprorët dhe kolegët. Këtë herë shenja juaj do të jetë në vend të tetë.

Akrepi

Nuk pritet që këto të jenë ditë fort të mbara në aspektin sentimental. Ndoshta nuk keni mundur ta harroni ende një ish të dashurin apo të dashurën tuaj. Situata financiare paraqitet e mirë, sidomos pas ditës së shtunë. Binomi Mërkur-Diell do të ndikojë për mirë në shenjën tuaj, duke ju ndihmuar që të eliminoni shpenzimet e tepërta. Shenja juaj për këtë javë do të renditet në vend të shtatë.

Shigjetari

Rikthimi në punë pas pushimeve do të rezultojë i vështirë. Por me pak durim do t’ia dilni mbanë. Tashmë do t’ju duhet të merrni një vendim që e shtyni prej kohësh, si në rastin kur bëhet fjalë për sferën profesionale dhe për atë personale. Do të vendoseni përballë zgjedhjeve të vështira, por çfarëdolloj problemi që të keni, tani duhet t’i jepni patjetër zgjidhje. Këtë herë ju takon vendi i dhjetë.

Bricjapi

Nuk do ta keni të lehtë të rimerrni punën pas ditëve të bukura të pushimeve. Por brenda pak ditëve do të mund të rifilloni rutinën e përditshme. Ditën e shtunë Dielli do të zhvendoset në shenjën tuaj së bashku me Mërkurin dhe Marsin, duke ju favorizuar në sferën profesionale. Yjet ju këshillojnë që të tregoheni më tolerantë në marrëdhënie me të tjerët. Këtë javë shenja juaj do të jetë në vend të katërt.

Ujori

Po përjetoni një fazë pasive në jetën tuaj. Por gjërat mund të përmirësohen duke filluar që nga java e fundit e gushtit. Dielli do të kthehet nga shenja juaj dhe përpara jush do të shpalosen mundësi të reja. Vendosja e planetëve Saturn, Pluton, Jupiter dhe Uran në kurs retrograde do të ndikojë që të jeni me këmbët në tokë. Biseda me një mik do t’ju ndihmojë të qartësoni mendimet. Për momentin ju takon vendi i 9-të.

Peshqit

Nuk parashikohet që kjo të jetë një javë fort e mbarë, sepse shenja juaj do të renditet në vend të 11-të. Si Dielli dhe Mërkuri do të jenë të vendosur në pozicion të pafavorshëm, prandaj do të hasni vështirësi në kryerjen e detyrave të përditshme. Ankthi që do të ndjeni për shkak të tensioneve në punë do të jetë lehtësisht i dallueshëm. Jini më të qetë, në mënyrë që të realizoni objektivat tuaja.

Author: admin