Dashi: Kjo e diel 19 pritet të jetë një ditë interesante, një prelud i fundit të majit që do t’ju japë mirëqenie dhe mundësi të reja. Është koha për t’u rikthyer në rrugën e duhur, si në punë ashtu edhe në dashuri. Duhet të filloni të planifikoni për muajt e verës: Në dashuri kjo është një periudhë që lë shumë liri veprimi, gjithçka varet nga ju dhe se çfarë ju dëshironi. Në punë, megjithatë, është koha e duhur për të kërkuar një rritje rroge ose përparim në karrierë. Do të shihni që do të ketë mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë dhe që gjithçka po shkon sipas planit.
Demi: Neser do të ketë një hënë të bukur te Virgjëresha: dashuria mund t’ju dhurojë momente plot emocione. Keni filluar një fazë të çlirimit të madh që do t’ju inkurajojë të mos pranoni më në heshtje atë që nuk ju pëlqen. Gjithsesi tregohuni të kujdesshëm në dashuri sepse neser mund të mos jeni dakord me partnerin/en. Në punë gjithçka po shkon mirë dhe jeni në pritje për lajme interesante. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.
Binjakët: Hëna në disonancë mund të përforcojë një gjendje tashmë ekzistuese të axhitimit që ju ka përfshirë. Kjo është periudha e emocioneve ndaj lëreni veten të çlirët dhe mos kini hezitime. Ndoshta mungon ndonjë konfirmim, ndonjë siguri që do të dëshironit tani. Duhet të keni fokusin tek të gjitha situatat dhe projektet që krijohen në këto ditë, sepse mund të kenë një zhvillim të rëndësishëm në pjesën e dytë të vitit.
Gaforrja: I dashur Gaforre, kohët e fundit keni qenë paksa dembel në dashuri, por ndoshta keni vetëm prioritete të tjera. Sa më gjatë të vazhdojë muaji maj, aq më shumë mundësi do të vijnë në punë dhe në dashuri. Për sa i përket punës, përpiquni të mbështeteni në aftësitë diplomatike dhe kini kujdes që t’i përdorni mirë fjalët tuaja. Do të shihni që gjithçka do të shkojë mirë.
Luani: I dashur Luan, sipas horoskopit të Paolo Fox neser (e diel, 19 maj 2024), kjo ditë mund të jetë pak stresuese, kini kujdes të mos bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë. Sapo jeni kthyer nga një periudhë shumë e lodhshme, nga çdo këndvështrim dhe tani ju duhet që të kaloni disa ditë relaksi, pushimi dhe qetësie të merituar. Me Venusin në disonancë mund të përjetoni akoma tensione dhe vështirësi në familje. Kujdes!
Virgjëresha: siç e parashikon horoskopi i Paolo Fox, neser Hëna do të jetë në shenjën tuaj: nuk do të mungojë dëshira për t’u rikthyer në lojë dhe për të realizuar projekte të reja. Takimet e reja janë të favorizuara ndaj mos qëndroni brenda. Dikush mund të ndihet paksa i pavendosur se çfarë të bëjë, në çfarë të fokusohet në të ardhmen: faji i Saturnit të kundërt.
Peshorja: neser yjet do t’ju inkurajojnë që të filloni të çliroheni përfundimisht nga e kaluara dhe të gjitha tensionet e vjetra dhe të ecni përpara me besim. Vetëm përpiquni të mos mbështesni njerëzit që janë armiqësorë ndaj jush, ndaj mbani sytë hapur! Në dashuri ka një ngadalësim ndaj lipset vëmendje maksimale. Në punë, megjithatë, ka një dëshirë për të bërë diçka më shumë dhe gjithashtu pak frikë në planin ekonomik. Do të shihni që gjithçka do të jetë shumë mirë, por përpiquni të mos shpenzoni përtej mundësive tuaja.
Akrepi: I dashur Akrep, sipas horoskopit të Paolo Fox neser (e diel 19 maj 2024), kjo është dita ideale për dashurinë me hënën në shenjën tuaj dhe emocionet që mbretërojnë supreme. Sa më shumë t’i afroheni fundit të muajit, aq më shumë do të zhduken dalëngadalë të gjithë ata planetë armiqësorë, që prej javësh ju mundojnë me probleme të ndryshme. Jeni duke shkuar drejt një periudhe çlirimi, përmirësimesh të rëndësishme në jetën tuaj praktike dhe emocionale.
Shigjetari: neser do të duhet të jeni dyfish të kujdesshëm, sepse Hëna në shesh mund të përforcojë nervozizmin dhe karakterin tuaj të vrullshëm. Në këtë moment do bënit mirë të mos bëni zgjedhje drastike në dashuri. Në punë mund të ketë mosmarrëveshje me shefat apo kolegët. Mundohuni të përdorni pak diplomaci. Mos u mërzitni shumë nëse jo të gjithë janë besnikë dhe të sinqertë ndaj jush.
Bricjapi: Sipas horoskopit të Paolo Fox neser do të keni Diellin, Saturnin, Jupiterin, Venusin dhe Mërkurin në aspekt të shkëlqyer: çfarë mund të kërkoni më shumë? Do të jeni plot forcë dhe energji: përpiquni t’i shfrytëzoni sa më shumë, në punë dhe në dashuri. Përfitoni nga kjo e diel sepse ditë të tilla nuk ndodhin çdo ditë. Fitoret e bukura po shfaqen në horizont.
Ujori: I dashur Ujor, sipas horoskopit të Paolo Fox neser (e diel, 19 maj 2024), ka shumë emocione që vijnë këtë ditë dhe ndryshimet vijnë nga pikëpamja e punës. Sakaq deri më 23 maj, pra deri sa Venusi të aktivizohet sërish, do të duhet të përballeni me vështirësi apo keqkuptime në dashuri: tregohuni të kujdesshëm. Në fund të muajit qielli do të ndryshojë pamje dhe do të bëhet më i mirë, me Venusin, Jupiterin dhe Diellin si miq. Për momentin, përpiquni të jeni të duruar dhe të mos tërhiqeni nga irritimi i momentit.
Peshqit: neser Hëna do të jetë në opozitë: përpiquni të tregoni kujdes dhe shtyni çdo diskutim të rëndësishëm për ditët në vijim. Doza juaj e durimit është gati të mbarojë dhe nga data 23 do të fillojnë të shfaqen planetë tinëzarë që vërtet nuk do të sjellin barriera apo situata të pakapërcyeshme, por megjithatë duhet një kujdes i shtuar që të jeni të qartë dhe t’i keni gjërat e qarta. Dashuria po përjeton dyshime, kujdes nga historitë që janë të vështira për t’u menaxhuar që në fillim. Ka gjithmonë një ndjenjë shqetësimi të brendshëm që përkeqësohet nga deklaratat e një personi që dukej se ishte në anën tuaj, por në vend të kësaj doli të ishte kundër. Është mirë të përfitoni sa më mirë nga një situatë e keqe, për sa kohë që mund t’i lini gjërat të rrëshqasin mbi ju.