Horoskopi i muajit qershor: UJORI dhe PESHQIT nga Paolo Fox

UJORI: 

Punonjësit mund të mendojnë se në përgjithësi është mirë të punosh vetë, të kërkosh horizonte të reja. Ju këshillojmë t’i shtrini këmbët sa keni jorganin, pasi qershori është muaj i karakterizuar nga shumë përplasje planetare. Jupiteri këshillon të keni kujdes në çështjet që kanë të bëjnë me shtëpinë dhe familjen.

Ata që punojnë nuk duhet t’i mposhtë mosbesimi, ndonëse financiarisht dhe profesionalisht, qershori nuk do të mbahet mend si një muaj i rëndësishëm. Në vend që të synoni lart dhe të përmbysni rendin e gjërave, do të ishte më mirë të mbanit nën kontroll gjithçka, sidomos shpenzimet. Në një moment të tillë, ndryshimi i punës mund të jetë një imponim, zgjedhje e detyrueshme dhe jo personale.

Ndikimi i pafavorshëm i Venusit në shenjën tuaj mund të jetë një faktor i rrezikshëm për çiftet që nuk janë më në harmoni të përsosur! Do të ketë kaq shumë gjëra për të rregulluar, sa nuk do të jetë e lehtë t’i përkushtoheni plotësisht dashurisë. Zakonisht historitë tuaja lindin me njerëz origjinalë, ju i keni zët lidhjet e përsëritura. Megjithatë mungesa e sigurisë nuk është më burim kënaqësie dhe kurioziteti, por mund të shkaktojë një humbje emocionale me të cilën do të duhet të përballeni.

Për zemrat e vetmuara është një moment paksa i vështirë. Mund të kërkoni diçka aq të pazakontë sa nuk e gjeni dot. Është më mirë të ruani qetësinë. Do të ketë nga ata që preferojnë të jetojnë lidhje momentale dhe nga ata që do të largohen shpesh nga shtëpia për të shmangur debatet, ose që do të mendojnë për alternativa të tjera. Do të jetë e rëndësishme të mos shkarkohen problemet e lindura në punë apo në çift.

Mosmarrëveshjet mund të lindin për arsye praktike, zhvendosjeje ose ide në lidhje me shtëpinë. Mes luhatjeve, disa ditë janë më të rënda, në datë 21 këshillohet pak vëmendje në marrëdhënie, pasi ndikimi i Marsit e bën gjithçka më të vështirë. Do të ndiheni të shqetësuar, nervozë, mund të vuani edhe nga sëmundje psikosomatike. Këshillohet të shmangen rreziqet.

PESHQIT:

Shpresojmë të keni filluar projekte të rëndësishme. Nëse keni nevojë të rinovoni një marrëveshje ose një kontratë, qershori është favorizues. Ditët ideale janë datat 21-30. Gjithsesi, ju inkurajojmë për nisma të reja, me gjasa do të ketë një ndryshim në lidhje me një kompani, ose një blerje. Ortakëritë në këtë periudhë janë interesante. Nëse nuk jeni dakord me disa ortakë, e keni një plan rezervë në mendje. Me Jupiterin dhe Saturnin në shenjën tuaj, mund të arrini një ekuilibër të mirë. Shpenzimet në dy vjetët e fundit kanë qenë të mëdha, ndaj duhet t’i rikuperojmë. Mund të filloni një punë me kohë të pjesshme. Do të merrni lajme pak a shumë të rëndësishme, në varësi të jetës dhe përvojës suaj profesionale.

Qershori, korriku dhe gushti janë muaj të rëndësishëm për çiftet, veçanërisht për ata që duan të kenë një fëmijë, të martohen dhe të bashkëjetojnë. Ndaj është mirë të jeni aktiv në dashuri. Zemrat e vetmuara duhet të përfshihen për takime. Ndikimi i Mërkurit në këtë muaj që në datë 11, mund të sjellë vetëm shqetësime për çiftet që ende nuk kanë gjetur qetësi. Ndikimi i Mërkurit mund të shkaktojë bezdi në komunikim dhe fjalët tuaja mund të keqkuptohen. Duhet të organizoni takime gjatë nëntë ditëve të fundit të muajit.

Jeni padyshim më të fortë, kjo automatikisht do të çojë në dyfishimin e përpjekjeve tuaja. Për shkak të pranisë së Mërkurit ju këshillojmë të mos rrezikoni nga data 11 deri 27 kërkon. Ditët datave 16, 17 dhe 18 duken të koklavitura. Një gjendje nervozizmi mund të shkaktojë siklet, rrezikoni të bëni disa gabime. Duhet të tregoni pak kujdes në datat e treguara.

Author: horoscope