BINJAKËT:
Vazhdon ndikimi i mirë i Diellit në shenjën tuaj deri në datë 21. Investoni te gjërat që ju pëlqejnë më shumë. Ata që presin t’u zgjidhet një çështje ligjore prej kohësh, mund të mbështeten në Jupiterin e favorshëm.
Këto ditë do të keni një mosmarrëveshje për të vlerësuar të mirat dhe fakt ekziston rreziku për të gabuar ose për të marrë rezultate të vonuara. Ndaj peshoni nëse ia vlen barra qiranë. Një muaj me potencial dhe energji, duke pasur parasysh se dhjetë ditët e fundit do të jenë shumë interesante.
Është muaji i duhur për iniciativa të reja, sepse po afrohen dy vjet të rëndësishëm, edhe pse me ndryshime të konsiderueshme. Duhet të përshtateni me ngjarjet, sidomos të rinjtë. Ata që kanë vite në një punë duhet të mësohen me ndryshimin e roleve, orëve, ndoshta edhe detyrave. Ata që kërkojnë një aktivitet, duhet të kënaqen për momentin me aq sa kanë.
Ruaja e qetësisë në familje ndonjëherë mund të jetë e vështirë, pasi varet edhe nga personi që keni në krah. Qershori është i favorshëm për lidhje, kontakte, sidomos nga data 11. Mos harroni se dashuria duhet motivuar vazhdimisht. E keni zët të jeni pranë një personi që flet ngadalë ose dembel. Lidhjet më të mira janë me ata që ofrojnë gjithmonë një mundësi për të menduar, marrëdhënie ku nuk mungon kureshtja. Këtë muaj ata që janë vetëm do të mund të njihen me shenjat e Luanit dhe Dashit. Ndërsa me Shigjetarin mund të lindin disa dyshime.
Çdo kurë apo terapi që lind në këtë periudhë, funksionon më mirë. Po afron një ngarkesë e madhe energjie, e cila është vetëm fillimi i një energjie që do të shfrytëzohet gjatë muajve të ardhshëm. Afërdita do të do të ndihmojë dhe do t’ju sjellë forcë deri në fillim të tetorit. Datat e përshtatshme për një vizitë nëse diçka nuk shkon, janë 11, 12, 20, 25 dhe 26. Kujdes, mos e teproni në dy fundjavat e para të muajit.
GAFORRJA:
Planetët janë më të favorshëm për shenjën tuaj, duke filluar nga data 21. Nëse keni ruajtur marrëdhënie të mira me njerëz që mund t’ju ndihmojnë, mund të keni një rikonfirmim, nuk duhet të shqetësoheni shumë. Parashikohet që qershori të jetë një nga muajt më të mirë, në të cilin gjërat do të lëvizin më shumë, do të bëni më shumë zgjedhje. Nuk duhet të hiqni dorë tani. Është pak shqetësuese situata e disa borxhe të mëparshme, të grumbulluara nga 2022. Më të vegjlit do t’u kërkojnë ndihmë prindërve ose të afërmve. Janë interesante marrëveshjet e nënshkruara në këtë periudhë. Datat 28, 29 dhe 30 janë të duhurat për të bërë një kërkesë, ose për të marrë një përgjigje.
Në marrëdhëniet personale dhe profesionale, ka më shumë predispozitë për të kuptuar, edhe goxha kreativiteti. Vihet re një dëshirë për t’iu rikthyer dashurisë pasi ndikimi i Venusit në shenjën tuaj, mund të favorizojë disa takime të veçanta. Kjo situatë do të jetë e favorshme deri në datën 5 të këtij muaji, më pas do të stabilizojë lidhjet. Në përgjithësi, qershori mundëson rikuperimin e ndjenjave dhe përjetimin e emocioneve të veçanta. Vendimi për të bërë një fëmijë mund të jetë i vështirë, pasi paratë nuk mjaftojnë kurrë, por mund të guxoni. Jupiteri dhe Saturni tani kanë një ndikim pozitiv në shenjën tuaj. Rikthehet edhe dëshira seksuale.
Dashuritë që lindin në qershor janë të mira. Një muaj i mirë për njohje të mira. Çiftet që duan të gjejnë zgjidhje pas një periudhe të vështirë, do të kenë patjetër më shumë mundësi. Të gjithë ata që kanë pasur probleme serioze mund të shpresojnë për diçka më të mirë. Me bashkëpunimin e ekspertëve të duhur, gjithçka mund të zgjidhet. Duhet të përpiqeni të bëni gjërat që ju pëlqejnë më shumë, si vajtja pushime në vende që mund të ofrojnë qetësi. Këtë vit vera nis më 21 qershor, me hyrjen e Diellit në shenjën tuaj. Tri ditët e fundit të muajit janë interesante.