SHIGJETARI: Një tjetër muaj i favorshëm për të sqaruar disa çështje profesionale. Ndikimi i Saturnit duhet interpretuar si mungesë e kapacitetit ekonomik për veprim. Ndaj ata që kanë një punë, bëjnë mirë ta mbajnë fort, disa detaje mund të përmirësoni në të ardhmen. Duket stimuluese situata me kontaktet që zhvillohen mbi të gjitha në dhjetëditëshin e parë të muajit, atëherë Marsi mund të nervozojë të gjithë ata që nuk arrijnë të marrin rezultate të menjëhershme. Shigjetari është gjithmonë në arrati, por gjysma e dytë e vitit ka më shumë reflektim sesa veprim. Mundohuni të mos shqetësoheni në datat 13, 14 dhe 21.
Nuk është koha, të mendoni për investime të reja, është mëm irë të sistemohet ajo që është krijuar kohët e fundit. Është një periudhë telefonatash dhe takimesh fatlume.N dikimi i Saturnit mund të ketë pasoja të rëndësishme në zgjidhjen e marrëdhënieve që nuk ecin mirë prej disa kohësh.Për shembull, partnerët që kanë vite në krizë ose nëse ka nevojë për të ndarë aksionet. Dhjetë ditët e para janë më të favorshme. Yjet janë dashamirëse për ata që kanë një lidhje të rëndësishme. Në fillim të muajit është më e lehtë të zgjidhni një problem që lidhet me shtëpinë dhe që ju shqetëson prej më shumë se një viti. Data 9 është interesante për njohje të reja.
Mund të lindin vështirësi në pjesën e dytë të muajit, por vetëm nëse keni dy lidhje paralele dhe duhet të bëni një zgjedhje. Ata që janë martuar kohët e fundit ose që jetojnë bashkë, mund të ndiejnë peshën e përgjegjësive. Data 21 dhe 22 do të jenë ditë me tension. Në datat 28 deri më 31 korrik do të jetë më mirë të shmangni përplasjet e drejtpërdrejta, veçanërisht me disa shenja si Virgjëresha dhe Binjakët. Nuk duhet të punoni shumë, në ditë të caktuara ju rritet nervozizmi. Nuk duhet të mbyteni nga ankthi, planifikoni gjithçka që keni në mendje. Ankthi shkakton shqetësime të natyrës psikosomatike, të cilat duhet të vlerësohen.bTensioni duket se është më i lartë në javën e fundit të muajit. Ndikimi i Marsit do të rikthehet pas datës 10, kujdes në datat 21 dhe 22.
BRICJAPI: Të lindurit nën shenjën e Bricjapit që kanë kërkuar një transferim, mund ta arrijnë këto ditë. Disave do t’u vijë keq të largohen nga një ambient i caktuar, por do të detyrohen ta bëjnë, të tjerët kanë plane për të menduar sërish një biznes. Ata që kanë kaluar një kohë të gjatë larg familjes,Bndoshta edhe jashtë vendit, ndjejnë një dëshirë të madhe për t’u kthyer në atdhe. Nuk përjashtohet që kjo pjesë e dytë e vitit të përfshijë mundësinë e realizimit të një projekti. Korriku bëhet stimulues, veçanërisht nga data 10 kur Marsi mbron shenjën tuaj. Data 23 dhe 31 duhen shfrytëzuar. Sezoni i verës po afron dhe në këtë periudhë shpesh diskutojmë për punët, detyrat dhe përgjegjësitë. Nëse keni një projekt në vazhdim, mos u ndalni.
Ata që kanë një histori të bukur dashurie, ky është muaji i shkëlqyer për martesë ose bashkëjetesë, por edhe për të harruar një të kaluar të hidhur. Për shembull, një dashuri e largët, e cila nuk ka pse ekziston më, nuk do të jetë më objekt i mendimeve negative. Ndikimi pozitiv i Marsit që nga data 10, shënon rikthimin e sensualitetit, pasi do t’ju afrohen mundësi dhe takime shumë pasionante. Ka shumë të ngjarë që dy fundjavat e fundit të korrikut të sjellin emocione dhe takime të veçanta për të mos t’u nënvlerësuar. Do të zemëroheni vetëm me dikë që ju humbi kohën ose që ju mashtroi, por është më mirë të harroni të kaluarën. Ata që fillojnë një aventurë të re sentimentale e kanë të pashmangshme një periudhë fillestare të mundimshme. Bricjapi është gjithmonë shumë i kujdesshëm kur duhet të japë veten, por më pas gjithçka zhbllokohet.
Këtë muaj paraqitet një situatë më e mirë fizikisht. Mund të zgjidhni terapinë e duhur për një problem të vjetër. Nga pikëpamja psikologjike ka më shumë optimizëm, pasi ndiheni më mirë. Është koha e duhur për të kapërcyer pengesat. Do të jeni më të fuqishëm pas datës 23. Mundohuni të rezervoni pushimet për të përmirësuar edhe më shumë gjendjen e trupit.