Horoskopi i muajit korrik: LUANI dhe VIRGJËRESHA nga Paolo Fox

LUANI: Ndikimi i Marsit dhe Venusit në shenjën tuaj ju nxit dëshirën për të vepruar, por do të keni probleme të vogla për një rinovim kontrate apo një marrëveshje ekonomike. Të gjithë ata që janë të lodhur nga gjërat e zakonshme dhe duan të ndryshojnë role, nga njëra anë mezi presin të veprojnë, por nga ana tjetër i tremben së ardhmes.

Pavarësisht frikës, në këtë periudhë çdo zgjedhje do jetë më shumë instinktive sesa në racionale. Me fjalë të tjera, ju mund të dëshironi të guxoni, por a ia vlen? Mendohuni mirë. Për ata që kanë një kompani ose drejtojnë një grup, mund të ketë një ndryshim drejtues. Disa borxhe të akumuluara në dy vitet e fundit mund t’ju shqetësojnë sërish. Kini kujdes nëse ka mosmarrëveshje me subjekte ose keni kohë që po luftoni për të fituar të drejtën për një çështje tatimore. Për ata që nuk janë në punë, ose janë në kërkim, mund të lindë ideja për një punë me kohë të pjesshme ose me afat të caktuar. Ditë interesante datat 18, 19 dhe 28.

Për sa u përket ndjenjave, është një muaj i veçantë, Afërdita do të jetë ende në shenjën tuaj për shumë javë, prandaj ndjenjat janë sërish protagoniste. Shumica e të lindurve në shenjën e Luanit nuk duan më të përjetojnë dashuri të pakuptimtë, veçanërisht nëse mendoni se keni humbur kohë me një person që nuk meriton më vëmendje, dëshira për të ndryshuar është shumë e madhe. Takimet e muajit korrik janë shumë intriguese, mjafton të gjeni kohën për të dashuruar. Rikthehet edhe dëshira për njohje të reja. Sensualiteti është i fortë. Periudha nga data 11 deri në 28 është e bukur, kur do të jetë edhe Mërkuri në shenjën tuaj. Për çiftet ka shumë përgjegjësi, gjithçka kërkon mund, por me pak vullnet mund të përballeni me problemet e momentit.

Dielli në shenjë duke nisur nga data 23 jua forcon fizikun. Duhet të ruani qetësinë në të gjitha situatat, veçanërisht nëse takoni njerëz të durueshëm, siç mund të ndodhë në datë 11, 12 dhe 26. Mos bëni gjithçka me ngut, pushoni, pasi rrezikoni ndryshime të papritura tensioni.

VIRGJËRESHA: Ky është një tjetër muaj i mbarë për biznesin tuaj. Sidoqoftë, mund të ketë momente lodhjeje të madhe, për shkak të përplasjes së Jupiterit dhe Saturnit. Nuk do të mungojnë rezultatet, por angazhimi do të jetë i dyfishtë. Ndikimi i Marsit fillon në korrik nga data 10 dhe ditët e fundit do të ketë një shkrirje me Jupiterin, prandaj mund të ndryshoni diçka, të revolucionarizoni fushën e oratorisë me ide origjinale, të rinovoni. Nëse jeni në kërkim të një pune, mos hiqni dorë nga intervistat, studioni para provimeve. Mos harroni se aftësitë tuaja do të dalin në pah.

Mos nënvlerësoni punën me kohë të pjesshme, sepse me kalimin e kohës mund të bëhet me kohë të plotë, ose të ofrojë njohuri të dobishme për të ardhmen. Shmangni përplasjet dhe provokimet me eprorët. Përballuni menjëherë me zgjedhjet dhe ndryshimet. Edhe të rinjtë që kërkojnë punë për herë të parë janë të favorizuar për sa kohë pranojnë ndonjë kompromis apo ndryshim gjatë muajve të ardhshëm. Është padyshim një qiell i favorshëm për dashurinë. Nuk mund të riktheni lidhjet e humbura prej kohësh, por pasioni do të kthehet patjetër. Marsi dhe Jupiteri ndikojnë në mënyrë të shkëlqyer. Duhet të përfitoni nga kjo periudhë për të bërë diçka në çift. Çiftet që u ndanë në fillim të vitit, duhet të rifitojnë qetësinë. Ditët e fundit të muajit do të jenë më të mirat. Nëse keni dy lidhje, është e mundur të bëni një zgjedhje përfundimtare.

Përfitoni nga ky moment për të rikuperuar energjinë, pasi ndikimi i Marsit dhe Jupiterit do të jetë edhe një ogur i mirë për t’u përmirësuar. Ditët e fundit të korrikut janë interesante. Megjithatë, nuk duhet ta ekzagjeroni me punën. Ndonjëherë humbni në detaje. Nëse keni pësuar një aksident apo problem të vogël në muajt e parë të vitit, tani do të vini re një rikuperim të qartë!

Author: horoscope