BINJAKËT: Nëse keni një punë me kohë të plotë, keni punuar për një kohë të gjatë dhe dëshironi të ndryshoni gjithçka, por nuk mundeni! Nëse punoni me kohë të pjesshme, doni të keni diçka më të sigurt, por për momentin nuk është e mundur! Me pak fjalë, e keni kuptuar se muajt e fundit s’duhet të përjetoni shumë ankth, duhet të kapni momentin, mundësinë. Pas dhjetë ditëve të para të korrikut dikush do të lodhet nga mënyra e jetesës, ose do të ndiheni të shfrytëzuar. Nuk është momenti i duhur për të lënë të sigurtën për të pasigurtën. Për më tepër që pas datës 10 mund të thoni gjëra që nuk i mendoni. Është ende një periudhë krijuese, sepse ndryshimet ju lejojnë të mendoni për diçka të re.
Mbrojtja, siguria e së kaluarës nuk janë më dhe shumë gjëra kanë ndryshuar. Fatmirësisht jeni strategë të zotë dhe do të dini si të veproni. Ata që kanë vendosur të ndryshojnë qytet dhe të provojnë fatin gjetkë, ky është një muaj interesant. Duhet të vlerësoni me kujdes të mirat dhe të këqijat, përndryshe rrezikoni të tërhiqeni brenda pak javësh. Bëni kujdes në datat 20 dhe 21 dhe veçanërisht katër ditët e fundit të muajit. Merreni gjithçka me qetësi, lërini gjërat të rrjedhin natyrshëm.
Tensioni profesional është normale të ndikojë në lidhjet e dashurisë, duke i vështiruar ato. Gjithçka e ka një zgjidhje, por nuk duhet ta ekzagjerojmë. Nëse një histori është e lodhshme, nëse nuk ka më imagjinatë, dhjetë ditët e fundit të muajit mund të jenë të vështira. Një këshillë për ata që kanë vite në një lidhje dhe mund të tundohen të tradhtojnë: qetësohuni! Ndoshta mendoni se partneri është distancuar, ose nëse jeni beqarë, mendoni se marrëdhënia juaja aktuale nuk është aq e shkëlqyer. Është thjesht stres, vetëm kaq. Vendimet e nxituara mund të rezultojnë të gabuara. Korriku karakterizohet nga rënia e energjisë, do të jeni momente tensioni të lartë në datën 21. Duke qenë se jeni një shenjë ajri dhe prireni të shkëputeni nga realiteti, përpiquni të fokusoheni. Jo gjithmonë mund të ndiqet gjithçka.
GAFORRJA: Ky është një nga muajt më të rëndësishëm të vitit, sepse tani e tutje do të vendosni për gjërat që ndikojnë në punën tuaj, të ardhmen dhe identitetin tuaj profesional. Mërkuri do të ndikojë në shenjë tuaj deri në datën 11 dhe për pasojë ditët e para të korrikut janë më të mirat. Nuk do të jetë e vështirë të riktheheni pas një ndalese të gjatë. Ofertat janë të mira dhe nuk duhen refuzuar.
Keni një intuitë të shkëlqyer. Të gjithë ata që studiojnë ose kanë një provim, me përgatitjen e duhur mund të ecin përpara. Nëse vjet në këtë muaj mendonit se gjithçka ishte e vështirë për t’u realizuar, tani ndieni të kundërtën. Nuk përjashtohen mundësitë për t’u shfrytëzuar. Ditë intensive dhe premtuese nga mesi i muajit. Këto ditë do të keni ndjesinë se keni kapërcyer disa shqetësime të së shkuarës.
Edhe ndjenjat mund të bëjnë një hap të madh përpara. Kjo është një verë e bukur jo vetëm për ata që janë në çift prej disa kohësh, por edhe për beqarët që mund të njihen me njerëz intrigues. Mos kërkoni përsosmëri, mos i jepni hapësirë melankolisë që është pjesë e jetës tuaj herë pas here, sepse mund të përjetoni momente xhelozie të pakuptimtë, a momente shqetësimi dhe vetmie të madhe. Do të kapërceni shumë paqartësi. Sekreti për çiftet që kanë rënë në monotoni është seksi, pse jo, edhe të planifikoni një fëmijë. Takimet e reja janë padyshim shumë interesante. Dielli dhe Mërkuri në shenjën tuaj ju japin energji të mirë të paktën deri në datën 11. Marsi do të jetë aktiv dhe do të sjellë ditë të mbara në datën 21. Qielli është favorizues për ata që kanë pasur probleme serioze dhe që u është dashur të lënë profesionet e tyre, ose të bëjnë një pushim. Mos i lini pas dore ndjenjat, pasi dashuria është ilaçi që mund t’ju japë energji.