DASHI
Dite përgjithësisht pozitive do jetë kjo e sotmja. Hëna në Bricjap ju bën karizmat-ik dhe simpatik. Mund të tërhiqni vëmendjen e dikujt të veçantë. Përdoreni këtë energji për të krijuar lidhje të reja ose për të ringjallur pasionin me partnerin tuaj. Do keni imagjinatë të zhvilluar dhe do iu jepni shumë ngrohtësi personave të zemrës. Nëse jeni në një lidhje do flisni dhe do dashuroheni qetësisht me atë që keni në krah. Nëse jeni beqarë do ndiheni mirë edhe me statusin që keni, prandaj nuk do kërkoni asgjë tjetër me ngulm. Në punë, nëse merreni me tregti keni për të arritur lart e më lart. Venusi do ju bëjë edhe më të hapur ndaj risive edhe më këmbëngulës. Perspektivat financiare do jenë të mira. Përfitoni nga kjo për të shlyer disa borxhe që keni marrë më herët.
DEMI
Sot duhet të mendoheni e të reflektoni gjerë e gjatë para se të hidhni hapa sepse në të kundërt mund të gaboni e mund të vuani. Për ju që keni një lidhje nuk do jetë ditë e mirë kjo e sotmja. Do jeni shume striktë dhe shumë xhelozë ndaj partnerit prandaj për asnjë çast nuk do mbizotërojë qetësia. Reflektoni mbi emocionet tuaja dhe shprehni atë që ndjeni. Komunikimi i hapur dhe i sinqertë do të jetë çelësi për të mbajtur një marrëdhënie harmonike. Sipas Horoscope, ju beqarët do jeni në humor të mire dhe gati për të bërë edhe çmenduri të vogla. Për ta e rëndësishme është të mos jene vetëm. Në punë do e bëni çdo gjë me përtesë, por për fat do keni disa të kolegë që do ju nxisin herë pas here. Buxheti më në fund do ekuilibrohet disi. Kjo do mundësojë edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht.
BINJAKËT
Gjatë kësaj dite do i shprehni edhe më shumë ndjenjat dhe do jeni më në formë. Dielli do ju ngrohë zemrat dhe do i shprehni me tepër mendimet. Për ju që keni një lidhje do jetë një dite me shumë fat. Do ndiheni më së miri pranë atij që dashuroni dhe mund të pranoni të hidhni edhe hapa më tej. Hëna ne Bricjap ju fton të lini mënjanë ankthin dhe të shijoni momentin e tanishëm me partnerin. Jini më spontan dhe të dashur për të forcuar lidhjen tuaj. Mbrëmja do jetë më emocionuese. Nëse jeni beqarë do afroheni akoma më shumë me disa persona të njohur rishtazi. Lidhja juaj mund të thellohet edhe më tepër sesa e kishit menduar. Në punë do i merrni gjërat shtruar dhe pak nga pak do arrini atje ku keni dashur. Në planin financiar gjendja do vijë gjithnjë duke u përmirësuar.
GAFORRJA
Hëna ju sjell emocione intensive dhe të thella. Dedikimi i kohës për veten dhe të dashurit tuaj do t’ju ndihmojë të përmirësoni marrëdhëniet tuaja emocionale. Do jeni shume të qeshur sot dhe do e merrni çdo gjë me optimizëm. Vendosmëria dhe organizimi do jenë dy pika të forta. Për të dashuruarit do jetë ditë e qetë, pa probleme, por edhe pa pasion të madh. Bëni ato që do ndjeni dhe mos mendoni aspak për të ardhmen e largët. Ju beqarët nuk do ndiheni mirë me personat që do takoni dhe do preferoni të qëndroni vetëm edhe për disa kohë. Në punë keni për të marrë një përgjigje pozitive për një kërkesë të bërë dhe do ndiheni shkëlqyeshëm. Në planin financiar do kaloni një ditë goxha të vështirë. Kërkoni ndihmë nga familjarët ose miqtë e ngushtë sepse përndryshe nuk do ja dilni dot.
LUANI
Sot do jeni më entuziastë dhe më të logjikshëm prandaj gjërat do ju ecin edhe më mirë. Hëna në Bricjap ju bën magnetike dhe magjepsëse. Marrëdhëniet tuaja do të jenë plot pasion dhe romancë. Shijojeni momentin me partnerin tuaj. Nëse keni një lidhje do arrini më në fund ti zgjidhni edhe disa probleme të hershme dhe do mendoni pozitivisht. Partneri do kujdeset jashtëzakonisht për t’iu bërë të ndiheni si mbi re. Ju beqarët duhet të dëgjoni intuitën sepse ajo do ju çojë në rrugën e duhur. Mund të merrni mesazhe të ngrohta dashurie. Në punë do jeni ambiciozë dhe shumë të përqendruar në objektivat tuaja. Asnjë sfidë nuk do ju trembë. Në planin financiar mund të ketë shpenzime të papritura, por do të arrini ti menaxhoni mirë paratë tuaja. Mbani një qëndrim të matur në financat.
VIRGJËRESHA
Ditë e lëvizshme dhe energjike do jetë kjo e sotmja. Do doni të lëvizni gjithë kohës, të vizitoni vende të reja dhe të mos bini në melankoli. Ju të dashuruarit do futeni në një fazë tjetër dhe do ndiheni shumë më mire pranë atij që keni në zemër. Arsyetimi dhe maturia gjithmonë ju çojnë në rrugën e duhur. Hëna ju fton të forconi komunikimin me partnerin. Jini më të hapur dhe të gatshëm për të ndarë emocionet tuaja për të përmirësuar marrëdhënien tuaj. Nëse jeni beqarë më mirë të qëndroni edhe pak kohë vetëm sepse njëherë për njëherë nuk priten mundësi të kënaqshme. Në punë do bëni çdo përpjekje për të përmbushur objektivat që i keni vënë vetes. Të ardhurat për fat të mire do shtohen dhe do bëni edhe disa investime.
PESHORJA
Kjo ditë do jetë e bekuar sidomos për sektorin familjar dhe atë sentimental. Çastet e lumtura do jenë të njëpasnjëshme. Ju që keni një lidhje do përgatisni të dy surpriza të njëpasnjëshme për njeri-tjetrin dhe çdo çast do jetë fantastik. Ju beqarët do jeni gati edhe për aventura kalimtare, mjafton që personat t’iu duken interesantë dhe të qeshur. Në punë Dielli dhe Hëna do ju bëjë më të vendosur dhe më largpamës. Do fitoni simpatinë e shefave dhe do arrini shumë lart. Mund të merrni mundësi të reja profesionale, por vlerësoni me kujdes zgjedhjet që bëni. Aftësitë tuaja në diplomacinë dhe ndërmjetësimin do të jenë thelbësore. Stabiliteti juaj financiar është i fortë, por shmangni shpenzimet e tepërta. Mbani një qëndrim të përgjegjshëm kur menaxhoni financat.
AKREPI
Gjatë kësaj dite do keni goxha vështirësi në çdo fushë dhe nuk do arrini lehtësisht qëllimet. Duhet të mundoheni me çdo lloj mënyre që të ruani qetësinë në jetën tuaj në çift sepse mund t’iu duhet të përballeni edhe me disa të afërm për ta mbrojtur atë që doni. Ju beqarët nuk duhet të ndërmarrin shumë rreziqe që mund t’iu lëndojnë vetëm e vetëm që ta ndryshoni statusin. Sipas Horoscope Në punë vendosmëria dhe aftësia juaj për të zgjidhur problemet do t’ju ndihmojë të kapërceni pengesat në punë. Jini të durueshëm dhe këmbëngulës për të arritur qëllimet tuaja. Me financat vëmendja juaj ndaj detajeve do t’ju ndihmojë të menaxhoni mirë paratë. Shmangni blerjet impulsive dhe fokusohuni në investime të kujdesshme.