DASHI
Neser nuk do keni më dyshime për gjërat që duhet të bëni dhe do e lini veten plotësisht të lirë. Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë shumë e mirë. Ndjenjat për partnerin do jenë të forta dhe shpesh do ju duket sikur jeni nëpër ëndrra. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë dhe jeta do ju ndryshojë brenda disa orësh. As vete nuk i kishit menduar këto ndryshime. Në punë do jeni profesionistë dhe nuk do lejoni askënd t’iu prishë planet që keni bërë. Edhe kolegëve do ua dini për nder për gjithçka kanë bërë deri më tani. Buxhetin do dini si ta menaxhoni dhe nuk ka për t’iu dalë asnjë e papritur në këtë sektor. Po vazhduat në këtë rruge keni për t’u pasuruar shumë shpejt.
DEMI
Do jeni paksa impulsivë gjatë kësaj dite megjithatë nuk keni për të pasur probleme serioze. Për ju të dashuruarit, e Nesermja do jetë e mbushur me risi dhe surpriza. Nuk do keni aspak debate delikate me partnerin dhe do toleroni më shumë se herët e tjera. Sipas Horoscope ju beqarët as nuk do e keni mendjen tek dashuria pasi do jeni shumë të ngarkuar me punë dhe angazhime të tjera. Në punë për fat të keq gjërat nuk do ju ecin si duhet. Sado të mundoheni, keni për të mbetur mbrapa me planet. Financat mirë është t’i mbani sa më nën kontroll sepse çdo gabim mund të jetë shkatërrues.
BINJAKËT
Jetën sentimentale dhe atë sociale që i kishit lënë pas dore, Neser do e keni më në vëmendje. Për ju të dashuruarit ka shumë mundësi që disa probleme të jashtme t’iu afrojnë edhe më tepër me partnerin tuaj. Do ndani edhe brengat e së shkuarës dhe do ndiheni më të qetë. Ju beqarët nuk duhet t’iu besoni të gjitha premtimeve që do iu bëhen sepse disa persona do jenë mashtrues të mëdhenj. Në punë do jene edhe më kreativë dhe do merrni përsipër gjëra të reja. Asgjë nuk do ju trembë si më parë sepse do ndiheni të sigurt në vetvete. Në planin financiar problemet do jenë të vazhdueshme dhe nuk do gjeni dot zgjidhje.
GAFORRJA
Po i bëtë gjërat shtruar nuk keni për të pasur probleme serioze Neser. Nga ana tjetër nuk duhet të mendoni negativisht asnjë çast. Nëse keni një lidhje, jeta juaj në çift do jetë paksa e trazuar, megjithatë probleme serioze nuk kanë për të ndodhur. E mira është t’i merrni gjërat sa më shtruar. Ju beqarët do josheni nga disa persona më të mëdhenj se vetja dhe jo shumë të pashëm, por të pjekur dhe të logjikshëm. Mirë është t’i peshoni gjërat para se të jepni përgjigjen përfundimtare. Në punë nuk do ju mungojë as guximi e as vendosmëria. Do i realizoni edhe detyrat që dikur ju dukeshin të pamundura. Financat do dini si t’i mbani nën kontroll.
LUANI
E mira është që të reflektoni me shumë kujdes gjatë kësaj dite dhe mos bëni gabime për të cilat do pendoheni gjithë jetën. Nëse keni një lidhje, Venusi do vazhdojë ta mbroje edhe Neser jetën tuaj sentimentale. Do keni një marrëdhënie të shkëlqyer me partnerin dhe për asnjë çast nuk do ankoheni. Ju beqarët do merrni shumë ftesa, por ka rrezik që të refuzoni secilën nga pasiguria që do keni. Në punë bëni pak më shumë durim dhe pranoni të bashkëpunoni me kolegët e vjetër. Ata vetëm sa do ju ndihmojnë të realizoni objektivat që i kishit vënë vetes. Buxhetin menaxhojeni me sa më shumë maturi që të mundeni sepse po filluan problemet nuk do dini nga t’ia mbani më pas.
PESHORJA
Shumë gjëra do fillojnë të ndryshojnë gjatë kësaj dite dhe ju do e shihni botën me më shumë ngjyra. Nëse keni një lidhje mundohuni të dilni nga rutina e përditshme sepse përndryshe keni për të pasur probleme të mëdha. Flisni hapur për çdo gjë me atë që keni në krah dhe bëni gjërat që ju pëlqejnë më shumë. Ju beqarët duhet të largoni turpin dhe të pranoni të njiheni me ata që do iu ftojnë për të dalë. Sipas Horoscope në punë do ketë edhe momente të vështira. Mos u irritoni, por ruani gjakftohtësinë dhe bëni më tepër lëshime. Buxheti do jetë shumë i trazuar dhe do ju duhet patjetër të merrni hua për t’ia dalë.
AKREPI
Ka mundësi që të merreni me zgjidhjen e problemeve të të tjerëve Neser dhe mund ta lini pas dore jetën tuaj. Ju që keni një lidhje nuk do jeni shumë diplomatë dhe të qenit të drejtpërdrejtë mund të sjellë debatet të herëpashershme. Ju beqarët më në fund do mund të shpreheni lirisht dhe ka gjasa të merrni përgjigje pohuese nga dikush. Në punë do jeni herë pas here të motivuar, por do jenë të shumtë personat që do mundohen t’ua zënë shtigjet. Yjet do ua mbrojnë gjithë kohës të ardhurat dhe ky sektor do jetë plotësisht i mbrojtur. Lejojini vetes edhe ndonjë shpenzim për qejfin tuaj.
SHIGJETARI
Gjatë kësaj dite nuk do bëni aspak gabime, por do ecni drejt e në objektiva. Për ju të dashuruarit e Nesermja do jetë e favorshme dhe mjaft e këndshme. Nuk do keni mosmarrëveshje me partnerin dhe do i shihni gjërat me largpamësi. Ju beqarët do hallakateni kot së koti dhe nuk do e ndryshoni as Neser statusin tuaj. Në punë duhet të jeni sa më të matur me çdo detyrë që do iu jepet. Mungesa e organizimit ka për t’iu sjellë goxha probleme. Shpenzimet kontrollojini me kujdes pasi në të kundërt situata do ju dalë jashtë kontrollit tërësisht. Ndihmën e miqve duhet ta pranoni sepse do ju duhet.
BRICJAPI
E Nesermja ka për të qenë e vështirë dhe me probleme të vazhdueshme. Do ngrini shpesh shumë pikëpyetje. Për ju të dashuruarit dita do jetë e zhurmshme. Herë pas here do keni edhe debate të forta me partnerin e nuk do i pranoni asnjë moment gabimet që keni bërë. Ju beqarët do jeni më të qetë falë ndikimit të Mërkurit. Çdo gjë që keni dëshiruar do ju plotësohet në mbrëmje. Në punë bëni kujdes nga xhelozia e madhe e disa kolegëve sepse ata do mundohen gjithë kohës t’iu prishin planet e bëra. Jupiterin do e keni kundër. Financat nuk do jenë shumë të mira, megjithatë duhet të reflektoni me kujdes para se të kërkoni edhe hua.
UJORI
Gjatë kësaj dite mos prisni t’iu ndodhë ndonjë gjë e jashtëzakonshme, përkundrazi nuk do ketë surpriza. Për ju të dashuruarit e Nesermja do jetë goxha monotone. Herë pas here do ndiheni edhe keq dhe do mbylleni në vetvete. As ju beqarët nuk do keni fat në dashuri, kështu që do duhet të prisni edhe pak për ndryshime. Më mirë kalojeni kohën e lirë me miqtë e ngushtë. Në punë stresi do ju pushtojë gjithë kohës dhe do jeni nën presion. Asgjë nuk do ecë si e kishit parashikuar. Marsi do ju nxitë të tregoheni dorëlëshuar me shpenzimet dhe gjendja ka për të pasur goxha tronditje.
PESHQIT
Do tregoheni shumë të butë dhe largpamës gjatë kësaj dite prandaj gjërat do ju rrjedhin si duhet. Venusi do jetë planeti që do ketë ndikimin më të madh tek ju të dashuruarit dhe do ju bëjë të përjetoni emocione shumë të forta. Zemra e ju beqarëve nuk do ndihet mirë as Neser. Mërzitja do iu pushtojë herë pas here, por nuk do keni çfarë të bëni tjetër veçse të prisni. Në punë duhet të besoni fort tek ato që do bëni në mënyrë që t’ia dilni sa më mirë. Në planin financiar nuk ka për të ndikuar asnjë planet kështu që situata do varet plotësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni të ardhurat.