Në planin financiar nuk do…Horoskopi Ditor e Enjte 11 Maj 2023

DASHI

Marsi do ju ndihmojë në çdo aspekt sot dhe do ua bëjë gjërat shume më të bukura. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e mbushur me surpriza. Gjatë gjithë kohës do ndiheni mirë dhe do përjetoni emocione të forta. Ju beqarët duhet ta lini veten të lirë dhe duhet ta dëgjoni më tepër zemrën tuaj. Nëse prisni për persona perfektë do vazhdoni të mbeteni gjatë vetëm. Në punë të gjithë do ju inkurajojnë dhe kjo do iu japë një shtysë për të treguar ku mund të arrini. Çdo gjë ka për t’iu dukur më e lehtë se më parë. Në planin financiar nuk do jeni aspak të matur dhe situata do marrë tatëpjetën.

DEMI

Do jeni tej mase shprehës gjatë kësaj dite dhe do ua thoni të tjerëve çdo gjë troç. Në fakt kjo do vlerësohet tej mase nga të gjithë. Ju të dashuruarit nuk do keni asnjë lloj problemi me partnerin tuaj, përkundrazi marrëdhënia me të do vijë duke u stabilizuar ndjeshëm. Ju beqarët do keni një jetë sociale mjaft aktive dhe do arrini ta gjeni prindin tuaj të kaltër më shpejt nga sa mendonit. Në punë do keni mundësitë ecni para dhe të finalizoni një projekt të nisur prej kohësh. Të gjithë do i kenë sytë nga ju. Sipas Horoscope  në planin financiar, impulsiviteti i tepruar do ju çojë në rrugë të gabuar. Reflektoni disa herë para se të hidhni hapa.

BINJAKËT

Mbrohuni nga intrigat dhe inatet e të tjerëve gjatë kësaj dite sepse do ua prishin komplet harmoninë. Nëse jeni në një lidhje kujdes nga konfliktet që mund t’i nxisin të tjerët sepse nuk do mund ta kontrolloni dot veten më pas. Mundohuni të ngrini disa barriera dhe të mos lejoni askënd të prekë lidhjen që keni. Ju beqarët do tregoheni tej mase të pamatur dhe ka rrezik të bëni gabime. Në punë mos u tregoni arrogantë sepse keni për ta pësuar. Mësoni nga kolegët me më shumë përvojë dhe pranoni këshillat që do iu japin. Financat do dini si t’i menaxhoni me kujdes në mënyrë që gjendja të mbetet e mirë.

GAFORRJA

Gjatë kësaj dite do jeni goxha mendjehapur dhe do i shihni gjërat me pozitivizëm. Buzëqeshja do mbizotërojë gjithë kohës në fytyrën tuaj. Për ju që keni në një lidhje çdo gjë ka për të ecur më së miri. Do ndiheni me fat që keni dike si partneri në krah dhe do pendoheni që nuk ja keni njohur më parë vlerat. Ju beqarët do hallakateni kot së koti dhe do humbisni disa mundësi të shkëlqyera. Në punë do i përmbushni të gjitha detyrat që keni dhe do i dëgjoni me kujdes këshillat që do iu japin kolegët e shefat. Financat do jenë tej mase negative dhe vetëm një borxh mund t’iu nxjerrë nga situata.

LUANI

Nëse nuk bëni përpjekjet e duhura për ta përmirësuar jetën tuaj sot, mos prisni që gjërat të ndodhin me magji. Nëse keni një lidhje mundohuni mbi të gjitha ta stabilizoni sa më parë jetën tuaj në çift dhe mos kërkoni gjëra të pamundura. Nëse jeni ende vetëm nuk do keni fat në dashuri kështu që do ju duhet ende të prisni për të pasur ndryshime të statusit. Në punë do përballeni me situata të ndryshme nga zakonisht. Me më shumë besim tek vetja dhe me këmbëngulje do arrini ku doni dhe mund të ndryshoni pozicionin. Buxheti nuk do jetë i keq, por pas disa shpenzimeve marramendëse që do kryeni në mbrëmje keni për të mbetur keq.

VIRGJËRESHA

Gjatë kësaj dite do i keni idetë shumë të qarta dhe do dini përherë si të veproni si duhet. Asnjë moment nuk do ju ndodhin probleme serioze. Qetësia, harmonia, pasioni dhe emocionet do e pushtojnë jetën tuaj në çift. Për asgjë nuk do mundni dot të ankoheni. Nëse jeni beqarë do keni një jetë mjaft aktive dhe nuk do mërziteni edhe sikur të mos e gjeni princin e kaltër. Në punë Urani me pozicionimin e tij do ju ndihmojë të ndryshoni disa gjëra të vogla në mënyrë që gjithçka t’iu ecë më mirë se më parë. Dita pritet të jetë më pozitive nga sa e kishit menduar. Të ardhurat do jenë disi delikate, por me pak përkujdes dhe me pak ndihmë nga të afërmit do ja dilni mbanë.

PESHORJA

Marsi dhe Venusi do sjellin ekuilibrin në jetën tuaj. Do jeni më të disponueshëm ndaj të gjithëve dhe do kaloni kohë edhe me ata që i kishit lënë pas dore. Për ju të dashuruarit  priten momente shumë të bukura. Të gjithë planetët do ju nxisin të dashuroheni pa dorashka dhe t’i shprehni ndjenjat sa më shumë që të mundeni. Ju beqaret do preferojnë të qëndroni ashtu si jeni edhe për disa kohë. Sipas Horoscope  në  punë do jeni intuitave dhe do programoni para kohë çdo hap që do hidhni. Do dini edhe si të ndërtoni disa fjalime që ua kanë kërkuar shefat. Financat nuk do arrini dot t’i mbani nën kontroll edhe sikur të mundoheni pafund gjithë kohës.

AKREPI

Do iu përkushtoheni tej mase gjërave që keni shumë për zemër, por që ka kohë që i kishit lenë pas dore. Ju të dashuruarit do e lini tërësisht në plan të dyte dashurinë dhe do merreni me të tjera gjëra që do ua mbushin ditën e do ju sjellin harmoni. Ju beqarët nuk do keni asgjë të jashtëzakonshme në jetën sentimentale, megjithatë nuk keni për të kaluar një dite të keqe. Në punë do keni vullnet të hekurt dhe ndonjëherë mund të tregoheni edhe agresivë për të arritur atë që doni. Çdo gjest i juaji do justifikohet. Në planin financiar situata mund t’iu ndërlikohet edhe më tepër nëse shpenzoni si të çmendur dhe nuk mendoni për të nesërmen.

SHIGJETARI

Do jeni të papërmbajtshëm gjatë kësaj dite dhe ka rrezik të bëni gabime të mëdha me ata që ju rrethojnë. Nëse keni një lidhje ka rrezik që jeta juaj të ndërlikohet madje në disa momente mund të keni edhe probleme dhe mosmarrëveshje serioze me partnerin. Ju beqarët do realizoni plot takime, por asnjëri prej tyre nuk do ju duket aq interesant sa për të t’i çuar gjërat më tej. Në punë konkurrenca do jetë shumë e fortë. Do ju duhet të dyfishoni përpjekjet dhe të qëndroni me orë të zgjatura për të përfunduar detyrat e dhëna. Në planin financiar bëjini me shumë kujdes llogaritë në mënyrë që të mos keni asnjë lloj problemi.

BRICJAPI

Ju që zakonisht ka mbathni me problemin më të vogël që ju del, sot do jeni më të vendosur të çoni deri në fund gjithçka. Ju të dashuruarit, pas një periudhe jo fort të mirë, tashmë klima do fillojë të ngrohet dhe do pajtoheni me atë që keni në krah. Ju beqarët do jeni edhe më të privilegjuar se pasi do takoni persona vërtet me vlera të cilët do ju bëjnë propozime interesante. Në punë Saturni do ju sigurojë qëndrueshmëri dhe do ju bëjë më të guximshëm se më parë. Do jeni më të organizuar dhe do përdorni strategji të efektshme. Financat do i keni gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do përballeni me asnjë lloj tronditje në këtë fushë.

UJORI

Gjatë kësaj dite do ju lindin disa ide për të provuar gjëra të reja të ndryshme nga zakonisht. Nëse e keni gjetur tashmë shpirtin tuaj binjak, yjet do krijojnë kushtet ideale që ju të dashuroheni sa më shumë. Pasditja dhe mbrëmja kanë për të qenë periudhat më të favorshme kur mund të bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël. Në punë mundohuni të mos i merrni gjërat me nxitim në mënyrë që të mos bëni gabimet e dikurshme. Nëse përqendroheni sa duhet do arrini majat. Financat nuk do jenë aspak ashtu si i keni pritur kështu që bëni kujdes dhe shmangni çdo lloj investimi të tejskajshëm.

PESHQIT

Do lini çdo gjë tjetër pas krahëve gjatë kësaj dite dhe do mendoni vetëm si ta bëni jetën më të bukur. Mund të bëni edhe sakrifica për ta arritur këtë gjë. Ju të dashuruarit do keni diskutime të sinqerta me partnerin tuaj dhe do mund të vendosni edhe disa pika mbi “i” për çështje delikate. Secili do respektojë idetë dhe mendimet e tjetrit. Ju beqarët do jeni me shumë fat në dashuri dhe me shumë gjasë do e ndryshoni statusin tuaj më shpejt nga sa mendonit. Në punë do ndiheni shumë të lirë për të vënë në zbatim idetë tuaja. Çdo gjë do ju duket më e këndshme tashmë. Në planin financiar do keni ide më të mira sesi ta organizoni situatën që të mos keni tronditje.

Author: horoscope