
Një pedagog i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Elbasan ka tentuar që t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i shtatë i banesës së tij.
Burimet bëjnë me dije se 65-vjeçari Jakov Oga, i infektuar me Covid, është hedhë nga ballkoni, por fatmirësisht ka rënë në çatinë e një banese që ndodhej ngjitur me pallatin ku jetonte pedagogu duke bërë të mundur shpëtimin e tij
Policia fillimisht nga zhurma ka dyshuar se është grabitje, por më pas rezultoi se pedagogu Oga në kushte të rënduara psikologjike për shkak të Covid kishte tentuar të vetëflijohej.