Personat të cilët shihni në foto janë dy elektriçistët të cilët humbën tragjikisht jetën në aksidentin e ndodhur natën e djeshme në Gjirokastër.
Dy punonjësit e OSHEE-së të cilët janë identifikuar si Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj, kishin shkuar për të rregulluar një avari që ishte konstatuar në fshatin “Asim Zeneli”, por kanë humbur drejtimin e mjetit për shkak të errësirës dhe kanë rënë në lumin Drino.
Si pasojë e terrenit të keq dhe errësires, mjeti me të cilin lëviznin dy punonjësit e OSHEE, ka rënë në kontakt me një rruge të deformuar pranë bregut të lumit dhe e kanë pasur të pamundur për të manovruar mjetin.
Dy elektriçistët e kanë pasur të pamundur që të dalin nga mjeti, ndërkohë që makina është marrë nga uji për disa metra. Menjëherë pas sinjalizimit kanë mbërritur në zonë punonjës të zjarrfikësve, por për shkak të terrenit dhe motit të acartë është bërë i vështirë operacioni i kërkim shpëtimit.
Për nxjerrjen e trupave është pritur mbërritja e polumbarëve nga Tirana, ndërsa gazetarja e Fax Neës Ervina Shehaj thotë se familjarët kanë thënë se ka pasur shumë vonesa në nisjen e kërkim-shpëtimit.
Nxjerrja e trupave u monitorua dhe nga kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi, prefekti Odise Kote dhe drejtori i Policisë së Gjirokastrës Fatmir Hoxha. (lexo lajmin)