Guardia di Finanza, sekuestron 680 mijë produkte kineze të pa çertifikuara, kërkime edhe në Bari

Guardia di Finanza, në Treviso kapi mbi 682,000 produkte të paçertifikuara,  të prodhimit kinez, me një vlerë tregtare prej 10 milion eurosh, në një operacion që çoi gjithashtu në denoncimin e 31 personave të kombësive të ndryshme. Malli, i futur në mënyrë të paligjshme në Itali përmes pikave kufitare me Slloveninë në provincat e Triestes, Udine dhe Gorizia, më pas u përhap në të gjithë Italinë. Operacioni u shtri në zyrat e ndërmarrjeve të ndryshme në provincat e Bari, Taranto, Romë, Napoli dhe Salerno. Akuzat për 31 personat nën hetim janë futja në shtetin Italian e produkteve të falsifikuara, mashtrimi tregtar, vendosja e shenjave të rreme industriale, marrja e mallrave të vjedhura dhe shpërndarja e produkteve të rrezikshme pa certifikim për garancinë për sigurinë e konsumatorit. Produktet e sekuestruara përfshijnë sende elektrike dhe elektronike, pajisje mjekësore, lodra, kozmetikë, artikuj ushqimorë, mjete dhe enë të ndryshme, tekstile dhe veshje, pajisje shtëpie, produkte ndërtimi dhe orendi të ndryshme.//Telebari

 

Author: admin