Presidenti francez Emmanuel Macron, në një intervistë të dielën paralajmëroi se Franca mund të tërheqë trupat ushtarakë në Mali nëse vendi vazhdon të mbështesë islamizmin radikal.
Deklarata e tij vjen menjëherë pasi grushtit të dytë të shtetit në vendin e Afrikës Perëndimore në vetëm nëntë muaj.
Franca ka vendosur rreth 5,100 ushtarë në Sahel – më konkretisht në Çad, Burkina Faso, Mali, Mauritania dhe Niger si pjesë e operacionit të saj Barkhane kundër grupeve terroriste islamike.
Por të martën Parisi tha se arrestimi i Presidentit Malian Bah Ndaw dhe Kryeministrit Moctar Ouane me urdhër të kolonelit Assimi Goita përbënte një “grusht shteti të papranueshëm”.
Gjykata e qarkut ka miratuar si president të përkohshëm Goita.