Gruaja e “Zotit të drogës” pranon fajësinë për akuzën e trafikut të kokainës

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Gruaja e “Zotit të Drogës”, meksikanit Joaquin “El Chapo” Guzman, Emma Coronel Aispuro, u deklarua fajtore për ndihmën që i ka dhënë burrit të saj.

Aispuro u paraqit përpara gjykatës dhe u deklarua fajtore për tri akuza: “komplot për shpërndarjen e drogës”, “komplot për pastrim parash” dhe “komplot për të ndihmuar kartelin e drogës” Sinaloa, shkruajnë mediat në gjuhën angleze.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Ajo gjithashtu pranoi se kishte marrë pjesë në një komplot që synonte të ndihmonte burrin e saj të arratisej nga burgu meksikan në vitin 2015.

Coronel përballet me një dënim të përjetshëm vetëm për shpërndarjen e drogës, ndërsa dy akuzat e tjera mbajnë dënime maksimale me burg, përkatësisht 20 dhe 10 vjet.

El Chapo aktualisht është duke vuajtur një dënim me burg të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara.

Author: admin