Në një postim në rrjetët sociale, Grida Duma ka publikuar foto nga nisja e fushatës në Kavajë.
Kavaja, e quajtur “djepi i demokracisë”, me demokratët më të sakrifikuar e qëndrestarë dhe qytetarët e nderuar si “pishtarë të demokracisë”.
Kjo është historia dhe trashëgimia që do ta përcjellë përjetë këtë qytet.
Për këtë misioni i fitores sonë është sa historik dhe emblematik po aq edhe konkret dhe i domosdoshëm për Kavajën dhe Shqipërinë.
Betejat fitohen me grupin e më të mirëve, dhe ne kemi më të mirët; kemi njerëz të sprovuar si histori suksesi e fitoresh; kemi qëndrestarë në dekada, e të rinj nga më të spikaturit në profesionet e tyre.
Kemi më të mirët!
Po ashtu urimet e pandalshme përgëzuese që shkruajnë qytetarët e Kavajës këto ditë, janë burim i suksesit të sigurt.
Nisëm me entuziazmin, forcën dhe besimin që kanë fituesit.
Do të ndërtojmë fitoren e merituar për t’i dhënë Shqipërisë zhvillimin e shumëpritur me Partinë Demokratike në qeverisje.